Tritoli tek farmacia, policia kontroll për kapjen e Vladimir Gjutës
Policia ka zhvilluar një operacion për kapjen e shtetasit Vladimir Gjuta, personi i cili akuzohet se vendosi eksploziv tek farmacia e babait të ministrit Tahiri.
Policia ka ushtruar kontrolle në orët e vona të natës në lokalin “Vila Gjuta”, që ndodhet tek “Rruga e Elbasanit” në kryeqytet, por rezultoi që nuk u gjet.
Vladimir Gjuta akuzohet si organizator i vendosjes se tritolit në biznesin e babait të ministrit Saimir Tahiri, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt të këtij viti.
Grupi kriminal i cili përgatiti vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit tahiri përbëhej nga 7 persona.
Të njëjtët persona akuzohen edhe për vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamed Gjollesha”
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento