Triumf i trefishtë prej “ari” në Europian, Calja: Dedikim shqiptarëve!

March 28, 2018 20:33

Triumf i trefishtë prej “ari” në Europian, Calja: Dedikim shqiptarëve!

 

Briken Çalja u shpall kampioni më i ri i Europës në peshëngritje, pasi shkëlqeu në turneun që po zhvillohet këtë fund muaji në Bukuresht.

3 medalje të arta erdhën vetëm nga sportisti ynë, kampion i trefishtë kontinental dhe rezultat historik për vendin tonë.

Shtangisti nga Shtërmeni e nisi në mënyrë të shkëlqyer garën e tij rumune pasi fillimisht pati sukses në 141 kilogramë, pesha më e madhe të cilën nuk e tentoi asnjë në provën e parë.

Calja e përmirësoi bilancin edhe pse ishte i pari në renditje, duke ngritur 143 kilogramë në tentativën e dytë në pedanë.

Por ajo që bëri sallën të shpërthejë në ovacione ishte ngritja e 146 kilogramëve në provën e tretë.

Briken Calja e nisi i avantazhuar edhe garën në shtytje me 171 kilogramë mbi supe. Ai tentoi edhe më shumë por dështoi fillimisht në provën me 175, që gjithsesi nuk ia cenuan titullin pasi realizoi objektivin pak minuta më vonë, duke festuar përkundër rregullave me flamurin kuqezi në pedanë.

Pas garës së tij të jashtëzakonshme, edhe pse tejet i emocionuar, ai tha se ky sukses shkon për familjen miqtë dhe shqiptarët.

“Jam shumë i lumtur. Suksesin ia dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, tha Calja pas garës.

 

a.s/dita

March 28, 2018 20:33
Komento

5 Komente

  1. Bardha March 28, 21:38

    Te lumte dhe faleminderit . Emocion i vecante per flamurin tone kombetar. Suksese te metejshme.

    Reply to this comment
  2. s.g. March 28, 22:43

    Urimmi dhe gëzimi ma vonë vetëm pas kontroll dopingu

    Reply to this comment
  3. lato March 29, 01:20

    kur me trainerin e Shtermenit Nard Toska realizova te paren kronike per TVA,te ekipit te Shtermenit,ketu e 15 vjet te shkuara,me tregoi nje djale vogel,te imet qe lante filxhanet ne lokalin prane palestres.-E di cfare i ben hekrave ky?-me tha Nardi.E kane shtepine thelle perroit te Gostimes jane shume te varfer,e rregullova me pune ketu ne lokal sa te nxjerri ushqimin per vete,Stervitet rregullisht.Nuk dukej me shume se 12 vjec.Quhej Briken Calja.Ne ate kohe u krijua nje brez i djemve me te ardhme premtuese ne peshengritje si Erkand Qerimaj,Endri Haxhihyseni,Taulant Cerepi,Leo Trasha,Hysen Pulaku.,.Pak rezistuan,Shumicen e tyre e mori ne qafe DOPINGU.Ata ishin femije te parritur,djem TE DLIRE,TE PASTER.Ketu e 15 vjet te shkuara Ilir Kafarani kishte sjelle nje trainere bullgare,qe vinte verdalle neper tavolina si shtriga perrallave.Kjo solli helmin e dopingut ne peshengritjen shqiptare.Gjeti ketu ca trainere gomare,hajvaner.-Une kam stervitur Pirro Dhimen,Une kam stervitur Luan Shabanin,cfare kane ata me teper se ju?Perdorin substanca qe nuk kapen.Ja,Kjo llogjike shkaterroi nje brez tye tere peshjengritesish. te talentuar.Uroj qe Briken Calja qe e njoh qe femije,qe e ka nxjerre buken e gojes me punen tij,qe di ta cmoje sakrificen e tij dhe nuk ju ka afruar joshjes se llumit.TE JETE I PASTER.

    Reply to this comment
  4. XXXL March 29, 02:50

    I lumte dhe do zoti del i paster nga kontrolli antidoping.

    Reply to this comment
  5. Paskal March 29, 09:03

    Të lumtë deri tani. Suksese të mëtejshme pë vehte dhe ekipin kombëtar. Mbase nuk ke fatin e “Marigos” mbas testeve të dopingut. Bën mirë ta mësosh ti dhe shumë të tjerë se nuk shkruhet mbi flamurin kombëtar o Shtërmenas. Dënohesh penalisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim