Troç, duke i rënë nga Kina

Alqi Koçiko December 15, 2014 14:42

Troç, duke i rënë nga Kina

Para pesë vitesh, me rastin e 60 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me vendet e Europës Lindore e Juglindore, ministria e Jashtme kineze kishte ftuar një grup gazetarësh nga këto vende për të vizituar vendin e madh. Edhe autori i këtyre radhëve ishte mes tyre. Axhenda ishte e ngjeshur dhe serioze, duke përfshirë edhe takime e biseda me zyrtarë të nivelit të lartë. Megjithë njëfarë lezeti e nostalgjie të veçantë që ndihej në reagimin e tyre kur u thosha se vija nga Shqipëria, në përgjithësi zyrtarët kinezë, kur binte fjala për marrëdhëniet dypalëshe, flisnin për “rajonin” e Europës Lindore në bllok. “Ne dëshirojmë që marrëdhëniet e Kinës me rajonin tuaj…”, etj etj. Ishte e kuptueshme, thamë me njëri-tjetrin, që kur vjen puna për interesa ekonomike, Kina e madhe të konsiderojë si partnere jo Shqipërinë, as Serbinë, as Bullgarinë, e madje as Poloninë, por gjithë bllokun e shteteve të dalë nga regjimet komuniste, e që kanë nevojë për forcim të marrëdhënieve ekonomike dhe investime me interes të përbashkët. Mesa duket, njëfarë “reforme territoriale” e pashmangshme e gjeopolitikës së vendeve si Kina.

Faktikisht, kjo po ndodh me samitin e Beogradit që fillon nesër, ku kryeministri kinez Li Keqiang do të zhvillojë një konferencë me 16 homologë nga Europa Lindore e Juglindore, që presin investime të mëdha nga Pekini. Do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama. Siç njofton Dojçe Vele, para takimit Serbia do të inaugurojë urën mbi Danub, ndërtimi i së cilës është financuar nga Kina, një simbolikë kjo e një spektri më të gjerë të strategjisë së re të Kinës, e cila për t’u angazhuar më shumë jashtë vendit dhe për të hapur tregje të reja, ka bërë gati një kredi prej 10 miliardë dollarësh për rajonin.

Nuk do mend se kjo ngjarje ka shqetësuar seriozisht Bashkimin Europian. Plani kinez për të derdhur para të madhe në vendet e “shpejtësisë së dytë dhe të tretë” të Europës që kanë nevojë urgjente për investime e modernizim, është së pari një sfidë në domenin politiko-kulturor të BE-së, një hyrje e padëshiruar në “bahçen prapa shtëpisë”, aq më tepër që shumica e këtyre vendeve, vetëm dy dekada më para u shkëputën nga ndikimi rus. Por përtej “namuzit”, ekziston shqetësimi se me praninë e madhe ekonomike, Kina do fillojë të ndikojë edhe politikisht mbi vendet që janë ose anëtare të BE-së, ose aspirante për anëtarësim.

Fakti është që udhëheqja kineze, prej shumë kohësh tashmë në një fazë “post-ideologjike”, me shartimin e suksesshëm të sistemit politik njëpartiak me ekonominë kapitaliste, synon ekspansionin ekonomik, zgjerimin, gjetjen e tregjeve të reja. Ideologjia, cilado qoftë ajo, nuk duket se hyn shumë në këtë mes. Dhe nuk duhet patur frikë se mos gabojmë, nëse themi se Shqipëria është e vonuar në këtë drejtim. Le ta theksojmë troç dhe shkurt, duke i rënë nga Kina, se në përfitimin e financimeve dhe investimeve me interes dypalësh, ashtu siç tek e fundit kanë bërë vetë BE-ja dhe vendet më të zhvilluara të saj, jemi në bisht. Nëse busulla e qëndrueshme e strategjisë kombëtare dhe ka qenë dhe mbetet rruga drejt BE-së dhe zbatimi i parimeve të saj demokratike, shtetit ligjor dhe të së drejtës, në marrëdhëniet ekonomike duhet të ishim shumë më pragmatistë e më të “shkathët”.

Në rastin tonë, ka një ironi të vogël prania e kryeministrit Rama në këtë samit; është i njëjti që në konferencën e Berlinit me vendet e Ballkanit, ishte personazhi qendror pranë kancelares Merkel. Por vetëm kaq. Sepse Rama nuk ka reshtur së kërkuari më shumë asistencë dhe inkurajim konkret nga BE-së për Shqipërinë; ndërkohë që siç vërehet nga disa detaje e shifra, Serbia është një përfituese e madhe e investimeve kineze, madje edhe Mali i Zi fqinjë, paçka se janë firmat kineze ato që zbatojnë projektet, dhe kompanitë vendase janë thjesht nënkontraktore. Është fjala për miliarda dollarë deri tani, plus 10 miliardë të tjera që Pekini ka në projekt.

Ndërkaq, nuk mund të fshihet se sa i takon Shqipërisë, ne kemi patur edhe një problem tjetër: Edhe kur BE apo institucione e vende të veçanta perëndimore kanë ofruar financime, ne nuk kemi ditur të ofrojmë projektin përkatës?! Edhe kur paratë janë lëvruar, nuk kemi ditur t’i harxhojmë siç duhet dhe janë djegur. Edhe atëherë kur i kemi marrë, i kemi harxhuar “siç dimë ne”. Ose kemi tentuar, si me projektin gjerman të interkonjeksionit.

Por nuk zhbëhet më ajo që kemi bërë, dhe tani jemi në këtë fazë. Besoj se është e udhës që ky rast kinez të merret seriozisht, nëse duam pastaj të mos qahemi e të shkruajmë dosjerë e kujtime mallëngjyese si me “shansin gjerman”. Gjithmonë pa e humbur orientimin drejt BE-së, sado qoftë në krizë, sado i lodhur nga zgjerimi, dhe sado qofshim ne të lodhur nga durimi.

Por edhe Brukseli duhet të kuptojë se kushtet dhe kushtëzimet, presionet dhe afatet duhet të vijnë paralelisht me ndihmën dhe investimet. Me investime serioze dhe jo me rroga këshilltarësh që na mësonin në vitet 90-të si mbillet domatja. Nëse dikur na urdhëronin që edhe bar të hamë, por parimet të mos i shkelim, sot duhet ta kemi nxjerrë mësimin: As parimet bazë që na çojnë drejt BE-së të mos i hamë rrugës, dhe as barin e interesit ekonomik të mos e shkelim.

Alqi Koçiko December 15, 2014 14:42
Komento

7 Komente

  1. Cœur December 15, 16:28

    Alqi ,
    Te lexoj me endje ,ngapak kur kam kohe ….sot dobet ,shume dobet .
    Degjo lajmet e fundit nga Brukseli …meqe i referohesh me shume se njeher .
    Belgjika tani se fundmi ,e ka fshire serish vendin tone nga lista e vendeve te sigurta .
    Pritja qe ju be qelbesirave politikane heren e fundit ,ishte me pak fjale e permbledhur keshtu
    ZHDUKUNI TE HALEJA E JUAJ DHE ZGJIDHINI MOSMARRVESHJET TUAJA ATJE , se na lodhet me kto gjysem zenkat tuaja .{ ne fakt u kthyen qe Piktori do i plotesonte kerkesat opozites dhe ai kali i Tro[po]jes vendosi qe do hynin ne parlament ]
    Rama koleksonioi dhe nje karton te verdhe te zakonshem tashme ne historine e tij prej politikan+piktori …JU THA TROC NE FYTYRE :
    KORRUPSIONI NUK LUFTOHET TE CIRONKAT
    [ ato letrat mallengjyese qe i shkruan skuadres se rreckamaneve *flm qe paguani dritat ..i juaj EDver *,…pra Brukseli do PESHKAQENET BRENDA !
    Vjedhja e BSH , si askund tjeter ne bote ,SI ASKUND TJETER NE BOTE , trembi dhe ata 2 biznesmene qe kishit aty ,qe i terhoqet aty me formulen :Shqiperia 1 euro { cfare gajasje …nga Berisha te Rama …as parrulla te reja nuk gjejne dot )
    Problematika e 7501 ,ligjit antishqiptar ,ligjit me antishqiptare sigurisht nuk miklon askend per investime ..askend as me 5 mij euro ne xhep …jo me Dragoin e Verdhe .

    pra qe te shkurtoj ca fjalet …Rama jo se nuk ka reshtur se kerkuari ndihme dhe asistence
    Rama duhet te beje detyrat BEJ DETYRAT .
    ktej nga kjo ane or mik , nuk te fal askush .ktu i bejme te gjithe detyrat .
    dhe me hir apo me pahir do i beni dhe ju 🙂
    sepse ky dimer do jete i ftohte , Brukseli ka lajmeruar qe ndoshta do nderpresi dhe energjine …ahahahahahah jo per mospagim faturash ..
    per shkak te ariut rus qe eshte i nxehur ….
    Detyra 1
    NDERSHKIM TE KORRUPSIONIT ,GERDECIT ,21 JANARIT , ISH PRONARET

    alternativa e mos berjes se detyres
    NE DHE BAR DO HAME , PO KAPITALISTEVE TE BRUKSELIT NUK U SHTRIJME DOREN !

    BRUKSELI JUA DHA MIREKUPTIMIN KUR JU DHA STATUSIN.
    menduat se hodhet lumin …se jeni teper te squt tua hidhni ??
    Dimer i ftohte dhe i gjate do jete …mendoj si DIMRI I VETMISE SE MADHE

    Reply to this comment
  2. katarakti December 15, 23:30

    Ke qene i pijshem kur e ke shkruajtur kete fare komenti?! Se nuk kishte fare as llogjike dhe as lidhje. Vetem fjali gjysmake, pa koke dhe pa fund. Brukseli, Brukseli. Shkruan sikur te jesh zedhenes i BE-se dhe po i meson shqipot se si te sillen?!…

    Reply to this comment
  3. labinot December 16, 07:55

    Te veje toka tek pronari i ligjshem.Tapite e tokave jane ne Turqi po i paten zhdukur tropojanet.Nuk e njeh Evropa ligjin 7501 qe vazhdon te beje kerdine.Mos u merrni me legalizime se legalizimet jane grabitje e pronareve.Ndihmoni pronaret me tapi te vjeter te vendosen ne tokat e tyre,se jane agresive maloket.

    Reply to this comment
  4. metlaj December 16, 12:16

    legalizimet per mua ndihmojne vetem shtetin sepse mos zgjidhja drejte e pones duke vajtur tek i zoti do te kerkoj disa here shpenzime per kalim prone dhe me e keqja do te sjselle akoma gjake midis nesh Persa u per kete komenteve ofendues qe sjellin percarje zonale u lutem moderatoreve ose te korrektohen ose mos bothenJam me orgjin jugore por kam punuar specialist ne veri me gjithe qe sjemi te nje mendimi politik me disa kolleg puneirespektoj per ruajtjen e vitruteve njerzore keshtu femomenet negative ti shikoj tek individ si jugore dhe verior dhe jo krahimor te gjejme pikat e bashkimit dhe miqesis dhe jo te uretjes dhe percarjes

    Reply to this comment
  5. arialibera December 16, 14:06

    ç na perrallis me kinen po ku futen dot kinezet pa leje per investime pa bekimin e SHBA e ke idene per ça flet apo ja fut kot, as Europa nuk trembet po ti me sa duket se ke idene si fuksionon sistemi lere me tregu.

    Reply to this comment
  6. Dhimbia e madhe D. December 16, 14:16

    Jam me “metian”ne komentin e tij;duke nenvizuar _”jam per unitet jo percarie krahinore.
    Me dokumenta “une”pronar, Ligji 7501 ben “pushtuesin” . Kjo ka pasoja..
    Dhimbia e madhe D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*