Tronditen bursat, rënie rekord në SHBA dhe Azi

February 6, 2018 09:29

Tronditen bursat, rënie rekord në SHBA dhe Azi

Tregjet elektronike në Azi shënuan rënie rekord të martën, pasi investitorët i tërhoqën aksionet nga bursa pas rënies drastike në SHBA.

Indeksi i Japonisë Nikkei 225 përjetoi rënien më të madhe në një ditë të vetme që prej 1990-s duke rrëshqitur me 7 përqind.

Situata dramatike në bursat e Azisë pasoi rënien me 4 përqind të indeksit Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, për 4 përqind. Kjo ishte rënia më e madhe në më shumë se gjashtë vjet.

2017 ishte një vit i mirë për investitorët kur Dow Jones u rrit me 25 përqind, i ndihmuar nga përmirësimi i ekonomisë, përfitimet e larta dhe normat e ulëta të interesit. Por, rënia nisi javën e kaluar, kur një raport për vendet e punës në SHBA nxiti spekulimet se Rezervat Federale do t’i rrisin normat e interesit më shpejt nga sa pritej.

Pas rënies së aksioneve të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se bazat e ekonomisë amerikane “mbeten jashtëzakonisht të forta”.Rritja ekonomike e SHBA-së ka qenë 2.6 përqind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ndërsa shkalla e papunësisë është 4.1 përqind – më e ulëta në 17 vjet.

l.h/ dita

February 6, 2018 09:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*