Tronditëse/ Rapsodi shqiptar vret gruan, vajzën dhe veten

July 2, 2017 13:39

Tronditëse/ Rapsodi shqiptar vret gruan, vajzën dhe veten

 

Rapsodi i njohur kosovar, Sami Veseli vret bashkëshorten, vajzën e tij dhe më pas i jep fund jetës.

Krimi i rëndë brenda familjes ka tronditur jo vetëm Kosovën siç thonë mediat vendase, por edhe Gjermaninë, pasi prej vitesh ai jetonte e punonte atje.

Lajmin për vdekjen e trefishtë e ka dhënë një mik i afërt i Veselit, ndonëse ende nuk dihen shkaqet që e çuan rapsodin e njohur me origjinë nga Ferizaj që të të kryente aktin e rëndë.

July 2, 2017 13:39
Komento

1 Koment

  1. - Nga Alban Dega, Nju Jork July 3, 09:12

    ULE ATE GRYKE PUSHKE VELLA… ULE !

    Quo Vadis… Ku po shkojme shqiptare !?

    Nje djale, prind i dy femijeve vret nenen dhe babain e vet ne Durres …

    Rapsodi i mirenjohur Sami Veseli i njohur si Sami Kosova, nga Ferizaj me banim ne Gjermani vret gruan dhe vajzat e tij… I merr jeten edhe vetes….

    Nje 24 vjecar ne Shkoder vret fqinjin e tij mjek ne syte e te birit 15 vjecar pse kishte bere disa riparime ne shtepine e vet …

    Nje nuse 19 vjec helmon vjerren ne Shijak …
    Nje plak 84 vjecar vret nipin, plagos per vdekje te bijen dhe bashkeshorten… vret edhe veten…..
    Pese… vrasje secila me makaber se tjetra ne me pak se 48 ore ne te gjitha trevat shqiptare e ne diaspore…
    Cmenduri e vertete… Barbari e mirefillte!

    Quo Vadis ! Ku po shkojme shqiptare

    Hidhe tutje ate pushke.

    Ajo vret. Vret jeten e tjetrit.

    Vret edhe jeten tende.

    Nuk ka pushke me te forte ne bote se truri. Ke zjarmi ne tru vella.

    Hidhi nje grusht uje te ftohte fytyres.

    Hidhi nje cope akull trurit te zjarmuar vella.

    Mos i merr jeten tjetrit !

    Jeta jepet vetem nje here. Detyra me e shenjte e njeriut eshte ta ruaje jeten.

    Jeten e vet por edhe jeten e tjetrit.
    ” Ah sa do te jepja … krejt boten do ta jepja vec te mos kisha vrare…: therret koka e ftohte vetem pak caste pasi i ke marre jeten tjetrit.
    Sheh fytyren e tij si limon, sheh ngjyren e vdekjes ne fytyren e tjetrit dhe e jotja merr ngjyre vdekje.
    Gjithmone kur vritet njeriu nga njeriu ka te pakten dy viktima, dy te vdekur: njeri i vdekur per se vdekuri, tjetri i vdekur per se gjalli.

    “Trimeria e cartun” as nje milimeter !?

    Jo vetem dy viktima. Shume me teper.
    Familje te tera mbyllen ne kulla guri, ne nje varr pa varr.
    Fise te tera ngujohen per vite e vite te tera ne nje sketerre prane parajses qe eshte jeta.
    Nga nje vrasje e njeriut prej njeriut vdesin te vdekurit por vdesin edhe te gjallet.
    Ne cdo hap i ndjek hija e vdekjes, ngjyra e vdekjes, kercenimi i vdekjes. Hej, ule ate gryke pushke o vella.
    Zjarrmia jote, dufi jot eshte vetem sa eshte kufiri midis jetes e vdekjes.
    Trimeria jote, fuqia jote eshte vetem nje fraksion milimetri, aq sa eshte hapi i shkrehjes se carkut.

    Arma eshte vdekje kur vdes njeriun, kushdo qofte ai. Ndaj ule … ule ate gryke pushke vella.

    Mos hyre ne hasmeri me jeten !

    Mos hyre ne hasmeri me vetveten.
    Mos vrit familjen tende.
    Mos vrit vellain tend,
    Mos vrit nusen a te dashuren tende.
    Mos vrit femijet tu! As femijet e femijeve.
    Ule ate gryke pushke vella.
    Lerua Kanunin maleve ne Toke e Zotit ne Qiell!
    Cfare Kanuni!?
    Cili nen i tij lejon vrasjen e gruas pa asnje faj!?
    Cili rregull i tij lejon vrasjen e femijes 10-11 vjec!?
    Cili blin i tij lejon perdhosjen e kufomes!?
    Cila pjese e tij thot vraje vellain, kusheririn, te afermin tend per kot se koti !? Cili ….. ?

    Ai lloj kanuni eshte barbari !?
    Ai soj kanuni eshte egersi!
    Ai bicim kanuni eshte kanibalizem!
    Ndaj leruani kanunin egersirave, bishave neper male!
    Jo njerezve… Njeriu ka vetem nje kanun, ai eshte ligji ne Toke dhe Zoti ne Qiell

    Tungjatjeta … jo tungjatvdekja !

    Hej mos harroni: jeta jepet vetem nje here si per ty edhe hasmin tend, si per ate edhe per ty!
    Mos e vrit jeten vella. Hej, ule ate gryke pushke , ule bre vella pa e shkrepur…
    Eshte trimeri te falesh!
    Barbari eshte te vrasesh!
    Vret tjetrin per se vdekuri, por le vra edhe veten per se gjalli!
    Hej, hej ule ate gryke pushken o njeri, o vella, o hasem, o dashamir!
    Falja pushken jetes! Duaje jeten… iki vdekjes!
    Hidhi nje grusht uje te ftohte shpirtit! Hidhi nje cope akulli trurit te zagushitur! Dhuroja pushken Zotit ne Qiell e
    Ligjit ne Toke !
    Zoti te dhuron jeten. Vetem ai ka te drejte ta marri ate! Tenden, timen…. te te gjitheve.
    Nje dite te gjithe do te vdesim, te gjithe…
    Eshte thirrja e nje populli! Eshte kushtrimi i nje kombi…
    I vetmi ne bote qe pershendet Tungjatjeta !
    Ndaj ta ruajme jeten !
    Ta ruajme jeten si Jeten!
    Jo Tungjatvdekja… Kurre !
    Tungjatjeta vella !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*