Tronditet Durrësi, djali vret babanë dhe nënën

June 29, 2017 08:47

Tronditet Durrësi, djali vret babanë dhe nënën

Krimi brenda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit.  Leo Nika ka vrare nënën dhe babain brenda në banesë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Dyshohet se djali vuante nga depresioni, gjë që ka çuar edhe në krimin e rëndë.

Ai jetonte me gruan dhe vajzën e tij në shtëpinë e prindërve.

Në momentin e krimit, e bija dhe e shoqja nuk ndodheshin në shtëpi.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Kur është arrestuar, autori ka qenë në gjendje të dehur.

 

Leo Nikaj

 

June 29, 2017 08:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*