Itali, djali i themeluesit “Lëvizja 5 Yjet” akuzohet për përdhunim në grup

September 6, 2019 16:39

Itali, djali i themeluesit “Lëvizja 5 Yjet” akuzohet për përdhunim në grup

Në kohën kur dilemat u shuan për krijimin e qeverisë së re bashkë me Partinë Demokratike, “Lëvizja 5 Yjet” në Itali, po përballet me një tjetër skandal.

Mediat italiane raportojnë se Ciro, djali 19-vjeçar i themeluesit të Lëvizjes, komikut të famshëm Beppe Grillo akuzohet për përdhunimin e një vajze së bashku me shokët e tij, veprim ky që dyshohet të jetë kryer brenda ambienteve të një vile në Sardenja, e cila është pronësi të familjes.

Siç raportojnë mediat fqinje, akuzuesja është një modele me origjinë skandinave.

Sipas dëshmive të modeles në polici, ngjarja ka ndodhur pas një nate të gjatë ku të rinjtë kishin konsumuar shumë alkool.

Djali themeluesit të “Lëvizja 5 Yjet” së bashku me grupin e shokëve janë marrë në pyetje nga policia italiane, ndërsa iu janë sekuestruar edhe telefonat celularë.

Mediat shkruajnë se brenda telefonave është gjetur një video e aktit seksual, që sipas avokatëve, është një provë e fortë se gjithçka ka ndodhur sipas dëshirës së modeles me origjinë skandinave dhe nuk ka prova që provojnë akuzën e “përdhunimit në grup”.

j.l./ dita

September 6, 2019 16:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim