Tronditet peshëngritja, Romela Begaj pozitive në testet anti-doping

December 5, 2014 10:51

Tronditet peshëngritja, Romela Begaj pozitive në testet anti-doping

Romela Begaj ka rezultuar pozitive në testet anti-doping të zhvillura në botërorin e Almatisë në Kazakistan, aty ku edhe triumfoi në peshën 63 kg.

Ka qenë vetë Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes e cila në portalin e saj zyrtar ka bërë të njohur lajmin se nga rezultatet e analizave të peshëngritëses Romela Begaj është dalluar një dozë e lartë e substancës stanozolol, duke e pezulluar menjëherë peshëngritësen shqiptare nga çdo aktivitet deri në momentin kur të kryen edhe kundër analizat, pas të cilave Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes lajmëron se mund të ketë edhe një seancë dëgjimore, raporton Ora News.

Ndoshta duhet pritur deri në kryerjen e kundër analizave për të nxjerrë konkluzione, por gjithsesi edhe thjesht fakti që përgjigjet e para rezultojnë pozitive ndaj një substance si stanozololi, një steroid sintetik që përmirëson performancën sportive dhe është rreptësisht i ndaluar nga Agjensia Ndërkombëtare e anti-dopingit, bën që zhgënjimi të jetë i madh tek të gjithë ata që e përjetuan në shpirt triumfin e Begajt.

Nëse dhe kundër-analizat konfirmojnë pozitivitetin e sportistes 28-vjeçare, atëherë Romela Begaj rrezikon 2 deri ne 4 vjet pezullim dhe duke parë moshën e saj mund të përkthehej në mbylljen përfundimtare të karrierës.

Nuk është rasti i parë që peshëngritësit tanë rezultojnë pozitiv. E njëjta situatë ndodhi me Erkand Qerimajn dy vite më parë, apo edhe Fetije Kasën.

Për momentin Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk ka bërë asnjë koment, duke qëndruar në heshtje, një heshtje ndoshta shurdhuese që pohon mashtrimin e kryer me dashje apo pa dashje, pak ka rëndësi ka në fund.

December 5, 2014 10:51
Komento

7 Komente

  1. alfade December 5, 11:57

    Zhgenjim ! Sa keq !

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati December 6, 02:44

      Po mire mor s’ka gje –Keto jane gjera qe ndodhin ne boten e sprotit —

      Mos u prekni kaq shume ju more –Kjo ngelet motra jone , dhe sportiste shume e mire eshte

      I uroj suksese sidoq te vije pune !

      Reply to this comment
  2. Tom December 5, 12:11

    Fakti eshte se te gjithe atletet ne bote marrin substanca per te permisuar arritjet.
    Kush merret me peshngritje e di se nuk ka asnje sportist ne bote qe nuk merr gjera.
    Por problemi eshte se laboratoret dhe e tyre jane te niveleve te larta dhe substancat qe ata perdorin i kalojne provat e ketyre laboratoreve,
    Kjo eshte e verteta.
    Fatkeqesi per sportisten tone dhe sduhet te merret si nje gje e shemtuar,por si nje medikament i nje niveli qe nuk i kaloi nje laboratori me te larte.

    Reply to this comment
    • plaku December 5, 17:28

      Tom,
      Nuk lahet m….me shure. Kjo vajza ka bere gabim te madh dhe duhet te denohet. Ku eshte roli edukues i sportisteve te suksesshem. Fjalet e shumta jane fukarallek.

      Reply to this comment
  3. SuloKapedani December 5, 21:50

    Tè paktèn tè mbajè mend qè e vuri nè qafè medaljen e kampionit tè botès se kur tia heqin nuk mund ta hypin ne podium,por e keqja jonè eshte se duam tè kurorèzohemi me hile e cila i ka kèmbèt e shkurtera ,shpresoj tè mos zhgènjemi.

    Reply to this comment
  4. lato May 14, 22:36

    Te gjitha shk,..por nuk mbeten me barre.Keto tonat mbeten me barre dhe s`dine ku ta cojne kopilin.Po vazhduan me kete mendesi,qe te gjithe drogohen,dopohen por nuk kapen,si kjo do te pesojne

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*