Tronditet Zvicra, trajneri pranon se ka vrarë 4 anëtarët e një familjeje

May 16, 2016 16:36

Tronditet Zvicra, trajneri pranon se ka vrarë 4 anëtarët e një familjeje

Shtetasi zviceran 33-vjeçar, i quajtur nga media lokale si Thomas N., është i dyshuar për vrasjen e Carla Schauer, dy bijve të saj adoleshentë të moshës 13 dhe 19, dhe të dashurës së djalit 21 vjeçare, në qytetin 19 milje në perëndim të Zyrihut, raporton  lajmi.net.

Prokurorët thanë se i dyshuari ka bërë një ‘rrëfim të plotë’ pas arrestimit të tij të enjten.

Roland Wenger, një zëdhënës i klubit të futbollit FC Sarmenstorf ku i dyshuari ka qenë trajner, tha se anëtarët janë tronditur nga lajmi.

“Askush në klub do të kishte menduar Thomas N. do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, ai ishte gjithmonë i mirë”, ka thënë ai për të përditshmen Tages-Anzeiger, në një intervistë të botuar të shtunën.

Prokurorja Barbara Loppacher tha se i dyshuari ishte një banor lokal i pamartuar pa dënuar më parë.

Ajo tha se, bazuar në deklaratën e tij dhe të hetimit, policia beson se ai ka vepruar i vetëm.

Prokurorët besojnë N. Ka vepruar nga motive financiare dhe seksuale në vrasjen e 48-vjeçares, Carla Schauer, bijve të saj dhe të dashurës së të birit 19-vjeçar.

Autoritetet kanë zbuluar detaje të kobshme për krimin.

I dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e Schauers më 21 dhjetor, sipas hetuesve.

Ai i kishte lidhur viktimat nga ku kishte marrë 11 mijë franga.

Kishte përdhunuar djalin e vogël 13 vjeçar, dhe i kishte vrarë që të katërt duke ua prerë fytin dhe duke i futur zjarrin shtëpisë.

Mungesa e ndonjë lidhjeje në mes të viktimave dhe të dyshuarit e kishte bërë hetimin shumë të vështirë.

Policia ka gjetur shenjat e gishtrinjve të të dyshuarit në vendin e krimit.

Autoritetet thanë se arrestimi i këtij personi mund të ketë parandaluar vrasje të tjera.

“Bazuar në kërkimet e djeshme në shtëpinë e tij, hetimet e mëtejshme dhe marrja në pyetje na japin të kuptojmë se autori kishte plane konkrete për krime të ngjashme”, kanë thënë në Prokurori.

May 16, 2016 16:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim