Tropojani i “Astirit”: Mendoja Veliaj njeriu më i keq në Shqipni, por sot takova një zotni

November 27, 2018 16:23

Tropojani i “Astirit”: Mendoja Veliaj njeriu më i keq në Shqipni, por sot takova një zotni

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shtrëngoi duart sot me një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të zonës së Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Mes banorëve që morën pjesë në takim ishte edhe Ukë Idrizi Çelkolaj nga Tropoja, i cili vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për gatishmërinë e tij për t’u ulur për bisedime për banorët.

Teksa mori fjalën, ai u bëri thirrje banorëve të tjerë të zonës së Astirit që të ulen të bisedojnë dhe të mos djegin goma e të bllokojnë rrugën sepse nuk është ajo zgjidhja e problemit të tyre.

“Nëse rrimë në dy llogore, ne aty që rrimë e protestojmë dhe shajmë këta, nuk zgjidhim kurrgjë, nëse nuk ulemi të qajmë hallin. Para dy ditëve ka qenë hera e parë që kam takuar Erion Veliajn në jetën time. Kam kujtuar se ky është Ufo, dhe njeriu më i keq i mundshëm në Shqipni, por sot takova një zotni. Takova një mik timin, se tek ajo toka kam investimet e gjithë jetës, e kam blerë atë tokën, e kam ndërtu me djersë. Erdha e takova këta, i dëgjova, ia thashë problemin. Më tha këtë tokën që do ta marrim këtu, do ta japim mbrapa. M’u duk sikur ma zgjidhi problemin. Ndaj them të flasim, jo të djegim goma e të bllokojmë rrugën”, u shpreh Çelkolaj.

 

 

 

November 27, 2018 16:23
Komento

12 Komente

  1. Tartufi November 27, 16:55

    Vetem nuk mora vesh o Uke,kujt ja ke blere kete toke ??
    Te zotit.qe pa tjeter eshte Tiranas autokton,apo tiranasit te
    zbritur nga shpellat e Tropojes e ben kryetar I Tiranes ??
    Une do te te kreja fundin,duke te te hypur ne karocerine e
    nje zetori te mbushur me leckat e tua,po qe se kete toke ja ke blere Kryetarit te Tiranes I zbbritur nga shpellat e Tropojes,,, se do te te hidhija ne lufte me mashtrusin qe te ka shitur token e tjeter kujt. Izgjuari dhe I ndershmi e kupton shume mire mashtrimin perpara se ta bleje madhin Per fisnikerine e ketij lolos qe na thua kur u takove,ti kerkoje ,c fare I ka lene gjyshi dhe babai ne tokat e Tiranes,per te te kombesuar ti shtepine e blere nga mashtrusi. Po qe se ti O Uke e ke blere tek nipi apo djali I nje tiranasi trshgimtar token,nuk ka shume rendesi sa do te zgjate jeta,me shtepi apo pa shtepi bjeru te ngelesh me emer
    [ SI UKA NGA TROPOJA ].

    Reply to this comment
    • lexuesi November 27, 17:23

      I nderuar Tartuf, me mire vone se kurre!
      Pse ta them kete shprehje?
      Ta them sepse edhe ti ke dhene kontributin tend ne vershimin e “tok e zanun”, po po, natyrisht ne menyre te pavetdijshme.
      Ti do te thuash, si eshte e mundur?
      Vitet e para te kesaj palo demokracie, ndrije dy gishtat perpjete?
      Po, do thuash, po ç’lidhje ka?
      Ehe, ka ore ka, me ato dy gishtat perpjete ke sjelle nja 200 “toke e zanun”.

      Reply to this comment
      • Tartufi November 27, 18:04

        Meqe po me thua o lexus se kam dhene kondributin dhe
        une Tartufi ne ngritjen e ketij mullari me kashte !! lexoj keto qe te shkruaj me poshte .

        Me mire ne pyll si ujku ,nat dhe dite uritur
        se sa ne mitingje me dy gyshta ngritur.

        Me mire ne maje te malit,ne nje shpelle haruar
        se sa ne mitinjgje me grushtin shtrenguar.

        Ne vitet 89 e kam lene kete mjerim,por kam nje mall te pa shuar nga ikija e atij vendi e gjendur 8000 km larg.

        Reply to this comment
        • pak durim November 27, 18:56

          E po mbylle gojen o tartuf se 8000 km larg qe je ti, as shpirti nuk shkon tek unaza e re e jo me trupi. Veshtro punen tende atje!

          Reply to this comment
        • lexuesi November 27, 18:57

          Jemi njesoj atehere, mall i madh, po … Ajo toke ku jemi rritur, nuk ekziston me, eshte zanun NGA barbaret.

          Reply to this comment
  2. Orli November 27, 17:01

    Ooo Uke rrehani!qenka caktuar edhe ky ne perfaqesi,jepjani nje buke gruri dy kiloshe(mundesisht te jete e ngrohte)me nje tas pilaf(jo fasule se ashtu duhen dy buke) dhe e keni prapa si kone.Trego o uki sa here dhe sa thika ke ngrene,ne Tirane e ne Londer,lere pastaj grushtat e shqelmat ata nuk numrohen dhe te gjitha i ke merituar me djersen e ballit.

    Reply to this comment
    • Uktropoj November 29, 01:41

      Ti me qen burr tregon identitetin se kush je o njeri pa emer une jam Uka dhe po pate deshir te sqaroj se nuk ke informacion te sakt nr in 0698370085

      Reply to this comment
    • Wolf November 29, 01:47

      Orla kur ta don zemra takohem dhe te sqaroj se nuk paske informacion te jap ma teper informacion per Uken po je burr 0698370085

      Reply to this comment
  3. Tz November 27, 17:24

    Te gjitheve shpellareve qe kane zene tokat e dikujt tjetri nuk duhet ti legalizohen hajdutave por vetem pronareve te vertete .Dhe nje gje tjeter ne qoftese shteti legalizon keta shpellare per nje arsye apo tjeter duhet ti sekuestroje takat apo shtepite nga vendi qe kane ardhur qe ata te mos perfitojne pa diave dhe prona te tjera…..

    Reply to this comment
  4. Sokol November 27, 18:04

    Cjane keto legalizime te paligjshme???Te denohen ata qe kane bere legalizimet se ka patur projekt rruge qe ne vitn 1989 dhe legalizimet nuk mund te beheshin.

    Reply to this comment
  5. sapa November 28, 03:49

    Mire e ka Uka!Njeri i mire i thuhet ne albani atij qe te zgjidh problemin ska rendesi se ne kurriz te kujt.

    Reply to this comment
  6. H November 28, 10:49

    Ça thoni ore. Tokat ja ka dhene gjykata e tropojes . Ja kanë blerë një pronari nga tropoja, legalizuar nga një zyrtar nga kukësi dhe marrë çertifikatë pronësia nga njërit nga burreli. Pronë më të ligjshme se kjo nuk ka or lum miku …prej Tirane. Dona shperblim 150% edhe 3 apartente se kena shumë voca.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*