Tropojë, atentat me armë zjarri ish-shefit të SHKB, policia nis hetimet

July 27, 2014 09:00

Tropojë, atentat me armë zjarri ish-shefit të SHKB, policia nis hetimet

Ish-shefi i SHKB, Besnik Sokolaj ka rënë pre e një atentati nga persona ende të panjohur. Ngjarja sipas vetë Sokolaj ka ndodhur në orët e vona të së premtes duke u gdhirë dita e djeshme në Tropojë kur persona ende të panjohur i kanë bërë atij atentat me armë zjarri. Sokolaj deklaroi se ngjarja ka ndodhur në mesnatë në Margegaj teksa ai ishte duke u kthyer me makinë në shtëpi. Fatmirësisht ai nuk ka pasur dëmtime ndërsa denoncoi ngjarjen në polici. Sipas deklarimeve të tij, disa persona të armatosur i kanë zënë pritë në mesnatë në vendin e quajtur kthesa e Shpendit . Në momentin që ka ndodhur ngjarja ish-shefi i SHKB-së deklaron se ka qenë vetëm por nuk ka parë se sa persona i kanë zënë pritë. Në dëshminë e tij Sokolaj ka deklaruar se nuk ka asnjë person të dyshuar dhe nuk ka pasur asnjë konflikt. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes.

July 27, 2014 09:00
Komento

1 Koment

  1. zeqo July 27, 09:56

    cudi eshte qe ky nuk i ka njohur atenatoret dhe qe ishte vetem ne makine. me kane thene qe gjtihe tropojanet qe shkojne ose levizin ne zonen e tropojes e Kosoves nuk qendrojne asnjehre vetem ne makine se e dine qe ia kane me te pabese ndaj njeri-tjetrit. Ku paska qen ne pune si shef deri ne vitin 2014, mos e ka sajuar vete kete atentatin qe te iki familjarisht me letra azilianti jashte shtetit se aq e pati karrieren me Saliun

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*