Një truk i ri diplomatik, çfarë fshihet pas deklaratës së fundit të Athinës zyrtare për të qenë ‘protektore e shteteve me shumicë myslimane’ në rajon

January 13, 2021 10:02

Një truk i ri diplomatik, çfarë fshihet pas deklaratës së fundit të Athinës zyrtare për të qenë ‘protektore e shteteve me shumicë myslimane’ në rajon

Shaban Murati

Botuar në DITA

 

Euforia është një sëmundje e vjetër e diplomacisë ballkanike. Por vështirë të kishte menduar kush një shkallë aq të lartë euforie si ajo e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili me vitin e ri afishoi një objektiv të ri të madh të Greqisë në Ballkanin Perëndimor: Rolin e Greqisë si protektor i shteteve me shumicë myslimane në rajon. Në një intervistë me gazetën e njohur greke “Ekathimerini” në datën 10 janar 2021, publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme Greke, ministri i jashtëm deklaron: “Qëllimi ynë është mbrojtja e Ballkanit Perëndimor nga rrjete ekstremiste dhe pikëpamjet neootomaniste. Ne kemi qëllim të bëhemi një urë bashkëpunimi me vendet me popuj kristianë. Me qëllimin që të arrijmë këto objektiva ne kemi zhvilluar një prani të posaçme aktive në këto vende”.

Diplomacia fetare greke, si “një nga parametrat kyçe të politikës së jashtme greke” sipas përkufizimit të Dendiasit në 9 dhjetor 2020, sinjalizon një ofensivë të saj në planin fetar në Ballkanin Perëndimor për të marrë dhe për të konsoliduar rolin udhëheqës të Greqisë në këtë grupim, ku bëjnë pjesë pesë shtete të ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria. Interesantja e kësaj ofensive të re të diplomacisë fetare greke nuk është boshti i saj i njohur, i vjetër dhe i pandryshueshëm i përdorimit të ortodoksizmit si trase e influencës dhe e hegjemonisë greke në Ballkanin Perëndimor. Ky bosht mbetet themeli i aleancës shtetëroro-fetare të Greqisë me Rusinë dhe me Serbinë.

Tani diplomacia greke po del me një intonim të ri duke pretenduar të jetë protektore e shteteve me shumicë myslimane në Ballkanin Perëndimor. Ministri i jashtëm grek e bën shumë të qartë se kush janë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku diplomacia greke do të fokusohet që të realizojë proteksionin grek të këtyre vendeve nga rrjetet ekstremiste dhe nga pikëpamjet neootomaniste. Ai rreshton Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën. Nuk e përmend as Serbinë dhe as Malin e Zi.

Duhet thënë që në fillim se ofensiva e re diplomatike fetare greke në drejtim të katër shteteve, që përmend Dendias, lidhet me ambiciet rajonale ballkanike dhe me interesat gjeopolitike greke në Mesdheun Lindor. Greqinë nuk e ha malli për ndonjë proteksion real ndaj këtyre shteteve dhe popujve, sepse historia e veprimit të diplomacisë fetare greke në drejtim të katër shteteve ka qenë antitezë e proteksionit. Është tepër e lexueshme se strategjia e re e ofensivës diplomatike fetare greke në Ballkanin Perëndimor është që të krijojë një diversion dhe një çarje te madhe mes shteteve ballkanike me shumicë myslimane dhe Turqisë. Së pari, Athina është e ndërgjegjëshme që nuk konkurron dot me Ankaranë në planin ekonomik dhe ushtarak dhe nuk mund të jetë për shtetet e Ballkanit Perëndimor më atraktive se Turqia. Së dyti, Greqia e pa gjatë vitit 2020 se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk e përkrahën Greqinë në ambiciet e saj lafonteniane për të qenë dominuese në Mesdheun Lindor. Në këtë situatë të pakëndshme për të, diplomacia greke hartoi trukun e ri diplomatik të paraqitjes së saj si protektore e shteteve ballkanike me shumicë myslimane, me synimin për të krijuar hendek në marrëdhëniet midis shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Kjo ofensive e re diplomatike greke në drejtim të Ballkanit Perëndimor duhet parë si pjesë e strategjisë më të gjerë greke për të krijuar një kordon sanitar rreth e qark Turqisë.

Është skema që Greqia po ndjek në mënyrë të ethshme në brigjet e Mesdheut, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, ku po mbijnë aleanca, grupime dhe instant-marrëveshje të Greqisë me të gjithë shtetet, që kanë mosmarrëveshje apo acarime me Turqinë. Nuk mund të quhen veçse të habitshme nga pikëpamja diplomatike marrëveshja e mbrojtjes reciproke e Greqisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, apo marrëdhëniet zyrtare dhe marrëveshjet e Greqisë me gjeneralin separatist libian Haftari dhe jo me qeverinë e ligjshme libiane të njohur nga OKB. Më këtë obsesion diplomatik antiturk Athina ka krijuar grupime politike dhe energjetike me Izraelin, Qipron dhe Egjiptin, të cilat kanë acarime në marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

Tani shefi i diplomacisë greke shpall se Athina do të përpiqet të krijojë të njëjtën skemë greke edhe në Ballkanin Perëndimor. Në fakt para Dendiasit ka qenë ministri i jashtëm grek Nikos Kocias, i cili hodhi idenë e përdorimit të përçarjes fetare ndërmyslimane në Ballkan. Pas një vizite në Shqipëri në vitin 2016 Kocias për herë të parë në historinë e marrëdhënieve greko-shqiptare doli publikisht me përpjekjen për të krijuar çarje midis Shqipërisë dhe Turqisë në planin fetar, duke marrë në mbrojtje Komunitetin Mysliman Shqiptar me një deklaratë të habitshme sikur udhëheqësit e Komunitetit Mysliman Shqiptar ishin ankuar për Turqinë. Nuk ka informacion nëse Kocias është takuar atëherë me ndonjë drejtues të Komunitetit Mysliman Shqiptar apo ndonjë zyrtar i lartë shqiptar ia ka referuar Kociasit atë informacion. Fakti është se askush në Tiranë, as zyrtarë dhe as fetarë, nuk e përgënjeshtruan deklaratën provokuese të ministrit të jashtëm grek. Nuk duhet harruar se Ministria e Jashtme Greke, e drejtuar nga Kocias, siç doli nga zbulimet e dokumenteve në parlamentin grek në tetor 2018, kishte financuar me miliona euro shumë rrjete, media dhe individë në Shqipëri të lidhur me sektin antiqeveritar turk të Gylenit.

Tani ministri i jashtëm Dendias konfirmon si qëllim të diplomacisë greke shtrirjen në Ballkanin Perëndimor të strategjisë greke të krijimit të një klime apo aleance antiturke, duke u mbështetur në forcat politike, mediatike, ojq-iste dhe akademike të lidhur me sektin e Gylenit. Është interesant fenomeni i çuditshëm që shumë islamofobë dhe ateistë në Tiranë dhe në Prishtinë janë bërë mbrojtës dhe ithtarë të një hoxhe turk, që drejton sektin e tij ndërkombëtar nga Pensilvania kundër shtetit turk.

Ofensiva e re e rrezikshme e diplomacisë fetare greke në drejtim të shteteve të Ballkanit Perëndimor është një nismë greke në funksion të ambicieve për hegjemoni në Ballkanin Perëndimor. Janë ambicie, të cilat janë të përhershme në diplomacinë e shtetit grek, siç janë të përhershme edhe dështimet për të realizuar ambicien hegjemoniste ballkanike. Ministri jashtëm grek Dendias duhet të kujtojë dështimin e programit ballkanik të Athinës të vitit 1999, që caktoi 500 milionë dollarë ndihmë për shtetet ballkanike dhe rezultoi në një fiasco, apo planin e bujshëm grek të Jorgo Papandreut të vitit 2009 i koduar “Ballkan 2014” për rolin udhëheqës të Greqisë për të futur Ballkanin Perëndimor në BE në vitin 2014.

Në radhë të parë drejtuesit e vjetër dhe të rij të diplomacisë greke duhet të kenë të qartë se askush dhe asnjë shtet ballkanik nuk i ka kërkuar Greqisë të jetë protektor i Ballkanit Perëndimor. Ata ende nuk janë ndërgjegjësuar se as BE dhe as NATO nuk mund të lejojnë një rol protektor të Greqisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Tre shtete të Ballkanit Perëndimor janë anëtare të NATO-s dhe gëzojnë mbrojtjen e saj dhe nuk kanë nevojë për proteksionin e Greqisë nga rrjetet ekstremiste apo neootomane. Katër shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shtete kandidate për anëtarësim në BE dhe kanë proteksionin e BE dhe nuk kanë nevojë për proteksionin e një shteti, që jeton ende me ëndrrën e “Megaliidhesë”. Athina synon të përhapë helenizmin në Ballkanin Perëndimor nën etiketën e luftës kundër neootomanizmit dhe harron se edhe Greqia ka qenë 400 vjet në perandorinë osmane.

Duhet pranuar se euforia e ministrit të jashtëm grek për këtë ofensivë të re diplomatike të proteksionit grek për shtetet me shumicë myslimane në Ballkanin Perëndimor nuk doli rastësisht tani. Ajo mori një shtytje dhe inkurajim të madh nga lëshimet e mëdha strategjike, që i bëri Greqisë qeveria e Shqipërisë si me pranimin entuziast të vendimit grek të zgjerimit të njëanshëm të ujrave territoriale greke në detin Jon, ashtu dhe me pranimin entuziast të kërkesës greke për të shkuar sëbashku dorë për dore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të sanksionuar cënimin e kufirit shtetëror detar shqiptar dhe të zonave detare shqiptare me vulën e Tribunalit Ndërkombëtar. Këto lëshime të mëdha strategjike shqiptare krijuan bindjen në qarqet drejtuese të Athinës se qeverisë shqiptare mund t’i kërkosh gjithçka dhe ajo do ta japë symbyllur. Greqia e ka asfaltuar prej kohësh terrenin me drejtuesit e Shqipërisë që të realizojë diplomacinë e saj fetare në Shqipëri. Nuk është rastësi që udhëheqësit shqiptarë të të dy llojeve të qeverive janë dekoruar me urdhëra të larta nga krerët e kishës ortodokse greke, gjë që nuk ka ndodhur me kishën katolike. Në kufijtë e skandalit është praktika e konfirmur që udhëheqësit shqiptarë sa herë shkojnë për vizitë në SHBA përfshijnë në programin e tyre takime dhe bisedime me krerët e kishës ortodokse greke në Amerikë. Nuk takojnë kurrë peshkopë ortodoksë rumunë, bullgarë, rusë, gjeorgjianë, etj. dhe as peshkopë katolikë apo imamë myslimanë të shteteve të tjera në Amerikë.

Praktikisht është krijuar një lidhje e posaçme okulte midis kishës ortodokse greke dhe udhëheqësve politikë shqiptarë, të cilët e konsiderojnë kishën greke dhe diplomacinë greke si trampolinë e ruajtjes apo e marrjes së pushtetit politik në Shqipëri. Nuk është rastësi që kreu i kishës ortodokse të Shqipërisë propozohet për president të Greqisë nga qeveria greke në vitin 2015 dhe nuk reagon asnjë muskul i qeverisë, politikës apo mediave shqiptare.

Ofensiva e re e diplomacisë fetare greke përmban farën e intrigave dhe lojrave të rrezikshme dhe përçarëse në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet t’i lejojnë vetes të bien në kurthin e diplomacisë fetare greke, e cila synon t’i keqpërdorë në drejtim të acarimit dhe krijimit të konflikteve artificiale me Turqinë. Është një ftesë e rrezikshme greke sidomos për kombin shqiptar, i cili duhet të gjykojë gjeopolitiksht dhe strategjikisht se në gjithë hapësirën ballkanike Turqia mbetet aleati i nevojshëm dhe i sigurt për interesat jetike kombëtare dhe shtetërore.

Shqipërisë dhe Kosovës i duhen marrëdhënie të mira dhe normale dhe një bashkëjetesë paqësore me Greqinë, por kurrë me çmimin e humbjes së integritetit territorial apo të sovranitetit dhe të pavarësisë. Nuk duhen dëgjuar levantinët në Tiranë dhe në Prishtinë, që me sponsorizimin e Serbisë dhe të Greqisë synojnë t’i humbin kombit shqiptar një aleat të pazëvendësueshëm në Ballkan si Turqia. Ofensiva e re e diplomacisë fetare greke është një rrezik, që kërkon vigjilencë shtetërore, politike, shoqërore dhe publike në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, ku gjysma e popullsisë janë shqiptarë.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

January 13, 2021 10:02
Komento

30 Komente

  1. Plaku i mocem January 13, 11:27

    Ore z. Murati nuk ke pune tjeter ti qe merresh me nje shtet te mbaruar qe quhet Greqi? Ne politike po u fol per fene, aty ka mbaruar politika. Ajo qe te ben pershtypje nuk eshte Greqia, per nje popull artist sic Jane shqiptaret, eshte Europa qe ben ben nje vesh shurdh dhe nje sy qorr perpara ketyre deklaratave te politikaneve greke!

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati January 13, 21:52

      Zoti Murati e ka shume te sakte Analizen e tij, mirepo Greqia do e shtrije autoritetin e saj vetem ne Shqiperi, jo ne vende te tjera ,
      sepse askush nuk e pjerdh Greqine , me perjashtim te lidereve tane politike, qe jane Rama, Basha, Berisha e Meta..

      Porse me ikjen nga politika e ketyre servilave te politikes greke,
      te rinjte qe do vijne do jene me shume patriote,

      Ndaj Shqitparet qe do vijne ne politike, duke pare kete agresivitet te Greqise kunder interesave tonna, do rriten me urrjetje ndaj politkes greke,
      dhe kjoo do beje qe te forcojne me tej aleancen me shteti turk,

      Kjo Aleance do beje qe te ngordhin pergjithmone synimet kriminale te Greqise ndaj Vendit tone …dhe do beje qe politkanet tane te se ardhmes do te forcojne me shume politiken e miqesise me shtetin turk, sepse shteti turk ,
      pavaresisht ndonje kerkese per ndonje xhami, ka nje politike anti-greke ne rajon,
      gje qe perputhet me interesat e Shqiperise per te mbrojtur teritorin e saj

      Reply to this comment
  2. Mavrokordhatos January 13, 11:30

    Prape Athina kerkon si puna e ujkut, ti varin melcite ne qafe, ashtu si u be dorezanes per ndihmat europiane per Shqiperine dhe emigracionin pas 91-shit e qe vajten per “patriotet”greke te Vorio – Epirit. Ska me budallenj.

    Reply to this comment
  3. Ethem Lalaj(Çorrush) January 13, 11:55

    DITA:Analiza e z.Sh.Mutati është e saktë.Greqia ka qënë,është dhe do të jetë pretenduse për kapjen e teritoreve jugore e më gjërë të Shqipërisë.Anjë Qeveri Greke që nga 19913 nuk është bëre e bëhet MIKË e Shqipërisë.
    -Deri sa nuk heq ligjin e Luftes në 80 vite,nuk njehë problemin Çam,etj,Qeverit Greke mbajnë herë pas here me “..uji të ngrohtë qeverit Shqipëtsre..” të çdo kohe,sidomos të PD.
    -Nuk më vjen mirë që Z.Murati akuzon E.Rsmën për shitje deti njëlloi si Sali-HIPOKRITI.
    -E.Rama duke e ditur se Greku kërkon me sezbën të marri detin e falur nga Saliu në 09,u detyrua që ti drejtohet Gjykatës nd/Kombëtare për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e detit,tokës,etj.Por të gjitha problemet me Shovenistët Grek,pa sforco e shpërthime emocionale,pasi E.Rama e di më mirë se askush tjetër se në Greqi jetojnë e punojnë deri 1000.000 Shqipëtar.Kjo e detyron E.Ramën që të sillet si mik me një armik 80 vjeçar,por që na ka rënë në hise si komshi i keq,ku në Greqi janë vrarë mbi 110 Shqipëtar dhe në Shqipëri vetëm K.KACIASI terorist dhe u bë nami.
    -Ndaj hiq dorë nga akuzat e kota ndaj E.Ramës,pasi Ai as ka shitur detë,tokë,vjedhur me vidio me zë e figurë dhe as ka VRARË NJËRZ,për të cilën Saliu do e falinderonte.
    -FLM DITA.

    Reply to this comment
    • Sethem Tralalaja January 13, 17:58

      Shoku Edi Ramapunon ne rrethim. Ai ska pushtet ska para ska vrare njerez me vidio e me figure, ska media dhe ska as gjykaten e prekurorine qe jane te Saliut. Prandaj ai do fitoje edhe mandatn e 13 ku ne si fis do ti japim mbi 3000 vota. Flm. Dita. Flm Sh.Murati per pjesen e shkrimit pa Edi Ramen

      Reply to this comment
    • DOKLEATI January 15, 12:22

      (@Ethem perse Shqiperia dhe Kosova jane shtetet me te prapambetura ne Europe. Shqiperia shtet me teper se 100 vite . Keoacia dhe Slovenia ahtete vetem 30 vite, Antare te BE etc.
      SI te behemi me kulture pjese e Euro-Atlantikut. Jo permes Turqise dhe Lindjes te mesme.
      Keshtu gjithmone tokat shqiptare dhe shqiptaret kan kushtua lire dhe do kushtojne lire.

      Reply to this comment
  4. Vladimir January 13, 12:03

    Nje analize e plote diplomatike Zoti Shaban, e cila te hap horizont per te pare realitetin ne rajonin tone.Levizjet diplomatike te Qeverise shqiptare duhet te jene teper te kujdesshme perballe sfidave te reja qe trokasim me ballkan.Respekte per kete shkrim analitike qe te jep inforacionin e nevojshem.

    Reply to this comment
  5. !!! January 13, 13:33

    « Feja e shqiptarit është shqiptaria », kjo është shprehja e koncentruar filozofike se si mund të mbijetojë një komb me katër fe, dy të krishtera dhe dy myslimane. Diplomacia shqiptare duhet t’ja bëjë të qartë këtyre grekëve mesjetarë, ku qeveritë e tyre betohen tek priftërijtë, se feja tek shqiptarët nuk ka rëndësi. Ka ardhur koha që Janullatos të largohet dhe të vendoset një prift ortodoks shqiptar. Mjaft, është mjaft!

    Reply to this comment
    • zhaku i pamposhtur January 17, 23:02

      Do vij dita që edhe nëse anastasi nuk largohet me dëshirë ai sigurisht që do vdesi mirëpo ai ka rreth 30 vjet që punon për zëvëndësin e tij të kombësisë shqiptare prandaj të jeni të sigurt sepse ai që do të zëvendësojë anastasin do të jetë njëlloj qelbanik si anastasi ose më saktë ‘do ta çojë ujin në mullirin e grekut ‘ për këtë mos të keni asnjë dyshim ..jo vetëm kisha ortodokse por edhe politika dhe media kontrollohet rreptësisht nga grekët madje sikurse edhe autori e shprehu që grekët paguajnë shuma të konsid3rueshme për të mbajtur nën kontroll situatën politike në Shqipëri. .është shumë e vërtetë që liderët tanë politike bëjnë aleanca me armiqtë tradicional shqiptare si sërbët edhe grekët vetëm e vetëm për të mos lëshuar pushtetin. .është për tu habitur fakti që askush nuk prononcohet dhe të japi shpjegime për gjithë ato lëshime që i janë bërë Greqisë pa përfituar asnjë gjë duke ditur që ky shtet mban në fuqi një ligj absurd lufte. .luftën e bëri me Italinë dhe me të nuk ka ligj lufte ndërsa me Shqipërinë e ka akoma këtu e 80 vjet në një kohë kur edi rama i jep të drejtën të ndërtojnë varreza dhe të nderojmë ushtarët e vrarë grek në tokat tona ku ushtria greke erdhi si ushtri pushtuese. .

      Reply to this comment
  6. Kastriot Dardania January 13, 13:51

    Greket e kanë frigën nga dalja në shesh e historis së rrdjshme zë një kombi të pa qenë, me nkë shumicë gjaku Shqipëtare por që u quajtë Greqi. Kjo politikë hibride ashtuquajturë Greke, ishte më anti shqiptarja gjatë këtyre 120 viteve . Grekut i pengojnë aleancat e tona me SHBA, dhe aleatet Evropian, duke përfshir edhe Turqin si fuqi rajonale ekonomike e ushtarake.

    Reply to this comment
  7. Paul Tedeschini January 13, 14:29

    Myftiu i Shkodres Imam Muhamet Sytari: Gylen është mendimtar global, që i shërben thirrjes së pastër në besim

    Myftiu i Shkodrës Muhamet Sytari, ka qenë i ftuari i djeshëm në emisionin “Bugajski Hour” në Albanian Screen ku ka bërë deklarata të forta në lidhje me çështje të ndryshme aktuale.
    Ai është shprehur se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është distancuar që në fillim nga organizata të ndryshme që sot njihen si terroriste, edhe atëherë kur në Shqipëri kjo gjë nuk ishte temë e diskutuar.
    Imam Sytari ka theksuar gjithashtu se këto organizata nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin dhe se Islami është fe e paqes dhe veprimet me vrasje, masakra, etj nuk kanë lidhje me të, transmeton Albeu.com.
    Ai është shprehur hapur edhe për mendimet e tij në lidhje me mendimtarin me origjinë turke, Fethullah Gylen.

    “Gylen është mendimtar global, i vlerësuar nga të gjithë. Ajo çfarë ai ka arrit të ndërtojë deri në ditët e sotme, është diçka që shumë të tjerë nuk e kanë bërë, duke rrit dhe përqëndruar vëmendjen e njerëzve, në veçanti të të rinjve në besim, dije dhe të jenë qytetare të mirë të vendit të tyre, pra për të qenë një mysliman konstruktiv në vendin e tij. Dhe fryma ose filozofia e tij drejt frymës së bashkëjetesës ndërfetare dhe mendimet e tij drejt rritjes së këtij procesi në nivel global, mendoj se i kanë sjell të mira njerëzimit dhe botës islame. Gjithandej në botë, në nivel dijetarësh, emri i Muhammed Fethullah Gylen është një emër i nderuar, i një akademiku, dijetari dhe shkollari të mirë, i cili nëpërmjet librave dhe thirrjes së tij ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë thirrjen e pastër dhe të përzemërt të liderit të tij shpirtëror, Bediuzamanit Said Nursi, një prej mendimtarëve dhe njerëzve të mëdhenjë të botës islame në shekullin e kaluar”, ka deklaruar myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari në intervistën dhënë analistit Janusz Bugajski në Albanian Screen.

    Reply to this comment
  8. Arben January 13, 14:39

    Përpara Sulltan
    je shpresë për popullin
    tregoju vendin zullumqarëve

    Reply to this comment
  9. Alban Hamzai January 13, 14:45

    Mos kini frike.Ata qe duan te kene baba turkun ta kene me shendet.Greqia eshte pjese e BE,trashegimea greke eshte shtylla e qyteterimit perendimor dhe pjesa evropiane e shqiptareve ,dhe ata gjysem milioni emigrante shqiptare qe jetojne e punojne ne Greqi ,dhe ata 140 mije shqiptare qe kane marre pasaporta greke,pra qe jane shqiptaro-greke(pa llogaritur dhjetra e dhjetra mije minoritare greke te Shqiperise) etj shohin Greqine si nje shembull qe duan te shkojne edhe ata.Ndersa ajo pjese ne Shqiperi qe e sheh te ardhmen tek neootomanizmi,altoparlant I se ciles eshte artikullshkruesi,udha e mbare I qofte.

    Reply to this comment
    • Kris 1 January 13, 17:20

      Or Hamza,
      Ujrat I trazon dhe don ti marre greku me gjyq.
      Kosoven si shtet nuk e njeh greqia
      Ligjin e luftes e m
      Me e krujt me gjermanin,Italianin dhe turkun nuk ja mban bytha ndersa me vendet e ballkanit Ben politike fetare nen bekimin e BE
      Greqia dhe Serbia Jane te perkedhelurat e BE qe Jane ne grazhdin e saj dhe Filene me ursine.

      Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit January 14, 18:07

      Greqia eshte pjese e Europes katolike! Por askush atje nuk i detyron te heqin dore nga orthodoxia ose te njohin patjeter Papen si te parin e kishes!

      Reply to this comment
  10. Dash January 13, 17:44

    O diplomat shabani qe gdhihesh e ngrysesh te ambasada turke, pika qe ste bi o rrote kaishi. Mendo ca diplomati ke qene ti o hajvan qe ben analize prej trungu gerxho e ne nje vrime i bie fyellit. O patriot i portes se larte.

    Reply to this comment
  11. katarakti January 13, 18:39

    Shabani dhe Murati është (janë) altoparlantët e politikës së Erdoganit në Tiranë. Siç ka edhe altoparlantë të Athinës. Shqipëria duhet të mbajë një distancë të barabartë nga të dyja dhe të mos bëhet mashë e askujt. Boll i shërbyem Turqisë për 500 vjet me rradhë. Prapa diellit vafshin si Athina si Anadolli. Shqipëria duhet të ndjekë politikën e saj dhe të mbrojë interesat e veta. Nê këtë botë nuk ekzistojnë vetëm Greqia edhe Turqia, por ka edhe Amerikë, Gjermani etj.

    Reply to this comment
  12. Filoeuropiani January 13, 23:26

    I paska djeg Shabes kjo. U perdoret dhe do t’ju flakin sic ndodh gjithmone me ata qe vihen ne perdorim. Rilindja otomane. Ahahahahaha!

    Reply to this comment
  13. Emigranti Athine January 13, 23:56

    Shume njohes i mire i rajonit ,z Shabani .100% dakort . ( disa komentues nuk shikojne dot me larg se hunda e tyre , i nderrojne emrat dhe vaftisin femijet per disa euro )

    Reply to this comment
  14. Erdogan January 14, 01:24

    Lere Greqine dhe Tur-qine zoti me comentin katarakti.
    Ketu behet fjale per krimet e 39 Vezireve,Dhjetra Pashallareve,Qindra apo Mijera Bejlereve,Agallareve Dervisheve,Hoxhallareve kunder Epiroteve Greke Bizantine qe i degdisen ne Magna Grecia dhe ne More te Peloponisos.
    Keto llogari jane te hapura dhe nuk mbyllen kollaj.
    Ua moren pasurite se u turqizuan,ndruan Emra,Fe,Bese,Festa Ndergjegje dhe kush nuk u turqizua vuajti,u persekutua,u perdhunua u vra,u mor peng erj.
    Keto krime paguan Arnautia zoti kararakti.
    Njesoj si komunistet ishin te privilegjuar dhe Ballistet dhe familjet e tyre fette fisit ishin te persekutuar,ua moren pasurite.
    Ketu paguhen padrejtesite.

    Reply to this comment
  15. Scutari January 14, 07:18

    Kardash Muhamut qe ke pseudonimin “Vladimir”. Puna jote per te miren e kalifatit islamik turk, do vlerësohet ne xhenet bashke me vellezerit e tu te DAESH!
    Kardash selxhuk-arnaut, per hajr kurban Bajramin.

    Reply to this comment
  16. DOKLEATI January 15, 11:50

    Greqia u formua ne vitin 1830, Serbia, Bullgaria she Mali i Zi ne vitin 1878. Ne vitin 1912 Austria me ” zor” formoi Shqiperin e tani SHBA Kosoven ( me ndihem te madhe te lobit te hebrejve).
    E ti zoteri po e mbron nje diktator qe eshte kunder SHBA dhe Israelit.
    Nuk pata durim as te perfundoj te lexoj kete artikull.

    Reply to this comment
  17. TROJET TONA January 15, 15:13

    PERANDORIA OSMANE ishte ne te kaluaren Armiku me i Madh i Shqiptareve perpara me shume se 100 vjetesh.

    GREQIA dhe SERBIA ishin edhe jane aktualisht Armiqte me te Medhenj te Shqiptareve gjate me shume se 100 vjetet e fundit.

    Reply to this comment
  18. Remo January 15, 17:57

    [email protected] Shaba nuk “mbron” thjesht sulltanin, ai kerkon rikthimin e neo otomanizmit dhe me cfare duket, po u shkon mbare! Ish diplomati eshte kthyer ne nje percares, cfare politike ndjek Greqia e di mire ai qe do ta di! Ky ka hallin se do te justifikoje fondet e erreta qe merr nga TIKA Turke! Shiko cfare thote: “diplomacia fetare greke” kerkon te krijoje diversion dhe carje midis vendeve me shumice myslimane te Ballkanit me Turqine??
    Ne jemi Shqipetare e jo shumice myslimane!! Kemi pasur nje deshire te ishim atje ku jane popujt e qyteteruar te Europes, na e kane mohuar ne shekuj ata qe predikon ti riktheje Shaba sot, nuk kemi nevoje te kthehemi as ne bizantizem e as ne otomanizem!! Ky duhej te riatedhesohej ne Turqi, nese do te kishim nje shtet normal!

    Reply to this comment
    • Arbër January 16, 18:12

      Fiks , Remo!
      Ky Shabani ka qene gazetar i ZP në kohen e Enverit.
      Pas 90-es, ky Shaba la militantizmin komunist dhe iu kthye militantizmit islamik (duke perlare fonde nga TIKA turke qe financon neootomanizmin e shemtaraqit erdoqen).
      Keshtu beri dhe Abdi Baleta, ish amb. ne SHBA-ne “imperialiste”; tani islamik i thekur!
      -“Thirrje e gjakut” apo Sindrom i Stokholmit?

      Reply to this comment
  19. GADISHULLI ILIRIK January 15, 19:06

    Athines zyrtare nuk i hapet barku fare per interesat e Shqiperise.

    Athina zyrtare orvatet me çdo menyre per interesat e Greqise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim