Trump akuzon Iranin se nuk po i përmbahet marrëveshjes bërthamore

April 21, 2017 09:39

Trump akuzon Iranin se nuk po i përmbahet marrëveshjes bërthamore

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka akuzuar Iranin se nuk po përmbush zotimet nga marrëveshja bërthamore, që u arrit me fuqitë botërore dhe ka thënë se SHBA shpejt do të përgjigjet për këtë gjë.

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, gjatë vizitës së kryeministrit italian, Paolo Gentiloni më 20 prill, Trump ka përsëritur kritikat e tij se marrëveshja bërthamore me Iranin, është marrëveshje e keqe.

Trump u shpreh se Irani është në mospërputhje me frymën e marrëveshjes dhe se SHBA-të janë duke analizuar me shumë kujdes  situatën.

Komentet e Trumpit vijnë pas disa kritikave të bëra nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane, për marrëveshjen e vitit 2015, e cila kërkon që Irani të kufizojë aktivitetet bërthmore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga vendet perëndimore.

Një ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se marrëveshja ka dështuar që të arrijë qëllimin kryesor, atë të ndalimit që Irani të zhvillojë armë bërthamore.

April 21, 2017 09:39
Komento

2 Komente

  1. Lalai April 21, 14:33

    Trap trump trimp…..
    e ka zene inati me iranin dhe korene se po i ulin cmimin e heroines.

    Reply to this comment
  2. a e kam mire ? April 21, 19:11

    po ik or tramp, mos na çaj “trampin”, se po qe “gabim”, pjesa tjeter e botes, do t’ a kuptoje vete . s’e zgjith ti, me ato aerroplan marteset e tua . sa e thjeshte me duket : te mlidhet gjithe pjesa tjeter e botes dhe t’a izoloi, kete m..ut amerike, se u be e pa “durueshme”, per stadin e sotem, te inteligjences njerezore ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*