Trump ashpërson tonet: NATO të dyfishojë financimin ushtarak

July 11, 2018 19:28

Trump ashpërson tonet: NATO të dyfishojë financimin ushtarak

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që të angazhojnë 4% të prodhimit të tyre vjetor (BPV) në shpenzimet ushtarake – dyfishin e objektivit aktual. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se ai i ka bërë vërejtjet gjatë samitit të aleancës ushtarake perëndimore në Bruksel.

Në deklaratën e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders thuhej: “Gjatë fjalimit të presidentit sot në samitin e NATO-s ai sugjeroi që vendet jo vetëm që të përmbushin angazhimin e tyre prej 2% të PBB-së së tyre për shpenzimet e mbrojtjes, por që ta rrisin atë deri në 4%. Presidenti ngriti këtë çështje të njëjtë kur ai ishte në NATO vitin e kaluar. Presidenti Trump dëshiron të shohë aleatët tanë të ndajnë më shumë barrën dhe në një minimum shumë të kënaqur detyrimet e tyre të deklaruara”.

Më herët gjatë ditës, Trump shpërtheu në kritika të ashpra ndaj Gjermaninë mbi shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe mbështetjen ndaj Rusisë, që vjen nga blerja e energjisë nga Putin.

Për dekada me radhë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, tha Trump, vendet e NATO-s kanë shkurtuar buxhetet e mbrojtjes, teksa tensionet ranë dhe tani duhet të rriten sërish në një kohë kur tensionet po shtohen në mbarë botën.

Presidentët e mëparshëm amerikanë i kanë bërë thirrje Evropës që të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen dhe të zvogëlojë barrën e taksapaguesve të SHBA për ruajtjen e forcave në Evropë shumë kohë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë – por kurrë nuk kanë qenë aq të ashpër sa Trump.

Por ndryshe nga Trump, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se fokusi kryesor duhet të jetë që të gjithë anëtarët të arrijnë objektivin aktual prej 2% të PBB-së. Jens Stoltenberg nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve specifike në lidhje me vërejtjet e Trump, por u tha gazetarëve se “gjëja më e mirë është që po shkojmë drejt objektivit 2%”.

l.h/ dita

July 11, 2018 19:28
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 July 12, 09:26

    për këtë ka të drejtë!!
    fuqia e NATOs pa amerikën u duk në sulmet ndaj libisë së gadafit!!pas 5 ditë sulmesh nuk kishin më brekë në bythë!i harxhuan të gjitha!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*