Trump: Brexit nuk ndryshon marrëdhëniet me Britaninë

July 13, 2018 19:33

Trump: Brexit nuk ndryshon marrëdhëniet me Britaninë

 

Donald Trump deklaroi se plani i Theresa May për Brexit do të vrasë mundësinë për marrëveshje tregtare mes SHBA-s dhe Anglisë.

Por fill pas kësaj ai deklaroi se kjo nuk ndikon në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke i cilësuar ato si të shkëlqyera dhe shumë speciale, dhe se çfarëdo të bënte Britania pasi të dilte nga BE-ja, për të nuk do të kishte asnjë problem.

Pranë kryeministres britanike, Trump jo vetëm që nuk kurseu komplimentet për të, por tha se Brexit ishte një mundësi e jashtëzakonshme “Raporti mes dy vendeve tona është i domosdoshëm për kauzën e lirisë, drejtësisë dhe paqes. Shtetet e Bashkuara mezi po presin që të finalizojnë një marrëveshje tregtare mes Britaninë”, deklaroi Trump.

Në të njëjtën linjë, kryeministrja May tha se është e pamendueshme mungesa e bashkëpunimit me Britanisë dhe SHBA-së në çdo fushë, përkundrazi ky bashkëpunim do të thellohet:

Diskutuam për plane ambicioze për tregtinë dhe ramë dakord se është e mundur një marrëveshje tregtare pas Brexit”.

Por idili i konferencës për shtyp nuk u pasqyrua aspak nga pamjet në rrugët e Londrës, ku me mijëra njerëz protestuan kundër vizitës së Presidentit amerikan. Nuk mungoi as “bebja Trump” që u ngrit në fluturim mbi Parlamentin britanik. Protestat ndaj Trump do të vazhdojnë edhe të shtunën, pavarësisht se Presidenti pas çajit me Mbretëreshën, udhëton drejt Skocisë, ku do të kalojë fundjavën në resortin e golfit të presidentit.

Më pas, udhëtimi i shumëpritur drejt Helsinkit, ku Trump do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

l.h/ dita

July 13, 2018 19:33
Komento

1 Koment

  1. toni July 13, 19:43

    shyqyr se na ngrive gjakun

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*