Trump dërgon ushtrinë në kufirin me Meksikën… derisa të ngrihet muri

April 3, 2018 22:40

Trump dërgon ushtrinë në kufirin me Meksikën… derisa të ngrihet muri

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të përdorë ushtrinë për të ruajtur kufirin jugor me Meksikën, derisa të ndërtohet muri i premtuar kufitar.

“Fola me Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, dhe do të bëjmë disa gjëra ushtarakisht. Derisa të kemi murin dhe siguri të vërtetë kufitare, do të ruajmë kufirin me ushtrinë. Ky është një hap i madh”, tha presidenti Donald Trump.

Trump përmendi edhe karvanin me njerëz nga Amerika Qendrore, që përmes Meksikës iu është drejtuar Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ata nuk mund të lejohen të hyjnë në vend.

Karvani i organizuar nga shoqata “Popuj pa kufij” është një evenimentet që organizohet për Pashkë, për të sensibilizuar botën për vuajtjet e popujve të Amerikës Qendrore.

Por, Trump kërcënoi Meksikën se nëse nuk ndalon karvanin me refugjatë, do të vërë në rrezik serioz marrëveshjen tregtare NAFTA me SHBA-të.

Presidenti amerikan deklaroi se emigrantët e jashtëligjshëm hyjnë e dalin sipas qejfit në SHBA, për shkak të ligjeve të dobëta të administratave të shkuara, por tashmë gjërat do të ndryshojnë.

o.j/dita

April 3, 2018 22:40
Komento

2 Komente

  1. Fat man April 3, 23:13

    Presidenti Trump eshte atdhetar dhe e do Ameriken, deri me sot ajo eshte bere si han me dy porta, me hyrje dalje lirshem edhe nga grupet kriminale.
    Nuk e kuptojme kujt i perqen kjo anarshi dhe shteti Amerikan te jete i hapur pa kufinj.
    Cdo shtepi e ka nje porte dhe per tu futur brenda duhet te trokases dhe i zoti i shtepis eshte ai qe e hap dhe e mbyll ate dhe jo te tjeret.
    Ne shtetin Amerikan cdo dite hyjne dhe dalin me mijera qytetare te huaj, ne rruge ajrore, detare dhe tokesore, por te paisur me vize dhe ne vendet e percaktuara nga i zoti i shtepise.
    Trump po ndesh ne rezistence te forte brenda dhe jashte Amerikes, por rrugen e mbare te nisur per te kontrolluar levizjet hyrje-dalje dhe per te ndaluar klandestinet e paligjshem do ta fotoj….. jo Trump por AMERIKA.

    Reply to this comment
  2. lalai April 4, 00:39

    O Fatman
    Une jam me Trump ne teresi,po kupto qe cdo gje ne fund eshte loje per konsumin e sigurine e brendeshme ne usa.
    Bota ka qene gjithmone ne levizje e deri me sot se ka ndaluar askush.
    Europen priten ta mesyjne dhe rreth 5-7 milione rrefugjate,dhe ata ne levizje si ne ameriken latine,3 4 milione i mban turqia mbyll tani ca behet sikur ne EU te mberrijen 10 mil njeheresh???
    Dhe prap kjo eshte nje loje,sepse sot 300 njerez kontrollojne 45% te pasurise boterore,she sistemi piramid qe eshte ngritur eshte ngritur qe ti te shihesh vetem murin perballe,lart jo…nuk e shef dot majen(300-ndeshen).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*