Trump dhe Merkel të shqetësuar nga deklaratat e Putin për armët

March 2, 2018 14:40

Trump dhe Merkel të shqetësuar nga deklaratat e Putin për armët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë shprehur shqetësimet e tyre pas njoftimeve të presidentit rus, Vladimir Putin për zhvillimin e armëve të reja bërthamore në Rusi.

Merkel dhe Trump kanë thënë se armët do të kenë një ndikim negativ në “përpjekjet ndërkombëtare për kontrollin e armëve”, në një deklaratë të qeverisë gjermane gjatë ditës së sotme.

Në fjalimin e tij para kombit më 1 mars, Putin ka thënë se Rusia ka zhvilluar armë të reja, duke pretenduar se disa prej tyre kanë kapacitet të arrijnë në çdo pjesë të botës dhe të tejkalojnë mbrojtjen amerikane anti-raketore.

Duke reaguar fill pas deklaratave të Putinit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka thënë se Rusia gjithnjë ka zhvilluar sisteme destabilizuese të armëve, duke shkelur obligimet e traktatit të saj.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mohuar deklaratat se Rusia është duke prishur ndonjë pakt ndërkombëtar për kontrollin e armëve.

Ai po ashtu ka thënë se fjalimi i Putinit nuk do të rrisë izolimin ndërkombëtar të Rusisë, dhe se nuk ka dhënë mesazhin e një gare të re për armët.

“Rusia nuk planifikon të jetë pjesë e ndonjë gare të armëve”, ka thënë Peskov.

s.a/dita

March 2, 2018 14:40
Komento

1 Koment

  1. ELIOT March 2, 18:07

    EDHE KOREANI I CMENDUR E KA THENE PARA PUTINIT ….SE E KA ARMEN QE E CON NE CDO CEP TE AMERIKES ..PRANDAJ PUTINI ESHTE 10 VJET MBRAPA NGA ….ME KUJTOHET SADAM HYSENI ..KUR AMERIKA PO BEHEJ GATI TA SULMONTE …. DO TE MBROJME SI STALINGRADI VENDIN TONE ..HA HA HA HA .. SADAMI ISHTE MILIARDER …DHE IRAKIANET DI TE JEPNIN JETEN PER RRACEN E TIJE … … EDHE PUTINI ESHTE NAIVE OSE BUDALLAH RUSET DO TE JAPIN JETEN PER MOLONAT QE I VJEDH PUTINI .. POPULLIT … I MERRE PER NAIVA … OSE …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*