Trump dhe Putin duan ndarjen e Kosovës? Ja çfarë deklaron Kremlini

August 13, 2018 20:50

Trump dhe Putin duan ndarjen e Kosovës? Ja çfarë deklaron Kremlini

Moska hedh poshtë zërat se Donald Trump dhe Vladimir Putin janë dakordësuar për ndarjen e Kosovës në  takimin e fundit që patën në Helsinki.

Zëdhënësja e Ministrinë së Jashtme ruse Maria Zakharova i quajti spekulime që synojnë destabilizim të rajonit.

“Presidentët Putin dhe Trump nuk kanë diskutuar për asnjë plan për ndarjen e Kosovës. Këto janë lajme të rreme. Këto spekulime kanë për qëllim të vetëm të krijojnë konflikt mes serbëve dhe rusëve”.

Qëndrimi rus për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe mbi këtë bazë Zakharova shpjegon edhe propozimin për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur mbështetjen për çdo zgjidhje që pranohet nga pala serbe.

“Një nga elementët e qëndrimit tonë për këtë çështje është të marrim parasysh interesat kombëtare të popullit serb. Çfarëdo që është e pranueshme për popullin serb dhe për Serbinë si shtet lidhur me këtë çështje, do të trajtohet me respekt nga ana jonë”.

Në këtë mënyrë, diplomatja ruse le të kuptohet se në çështjen e Kosovës, Rusia mbështet vetëm Serbinë. Zakharova thekson se në qëndrimin e saj për këtë çështje bazohet tek rregullat ndërkombëtare dhe rezoluta 12-44 por edhe tek ruajtja e integritetit territorial të Serbisë.

o.j/dita

August 13, 2018 20:50
Komento

8 Komente

  1. Aliu nga Selenic August 14, 02:00

    Serbia nuk ka te bej me itegritet teritorial ne Kosove. Pakica serb ne kosove eshte per mrekulli. Askush nuk i ka cenuar dhe ase nuk i cenon. Ata i kan te gjith te drejtat qe ua garanton kart Evropian.!
    Ne se juve kerkoni qe teritoi i banuar nga serbet ne Mitrovic te konsiderohet tok Serbe teritor Serbe gabohheni pasi keto i dine edhe bufi qe Serbet ne Mitrovic jan te ardhur dhe jo autokton.
    Ne nuk po kerkoj NISHIN qe ju e shperngulet mne forc. Pore ase ju mo kerkoni Mitrovicet dhe Luginen e Kosoves lindore te lejoni ti bashkohet Kosoves,!
    Kjo eshte e gjitha .Ky eshte realiteti. Ti Zonja Ruse askush nuk po kerkon te cenoj itegritetin e Serbise. Serbia te liroi tokat shqiptare te grabitura e kryesishte te Kosoves Lindore.!

    Reply to this comment
  2. olimpia August 14, 08:34

    Po 40 milione ruse qe i late jashte kufijve te Rusise cfare do te presin per te ardhmen???Interesoheni per 70 mije serbe dhe njerezit tuaj i keni lene si cifutet ne shkretetire.Rusia imperiale tashme eshte kthyer ne strofken e saj .Politika ruse antishqiptare,qe nga 1954 ka mbetur e pandryshuar.Dominon pansllavizmi ,jo e drejta e cdo kombi apo demokracia.Dhe po te vezhgosh me vemendje ,ne momente te tilla ,Berisha u vjen ne ndihme me cmendurite e tij .

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini August 14, 08:46

    Ne mbeshtetje te Serbise asht natyrisht edhe Erdogani.
    Veçse nuk dihet si po shkon puna e vete Erdoganit.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 14, 09:09

      ke të drejtë pule!!
      e keqja është se tërë ish “armiqt”,sidomos shqiprtët e kosovë-maqedoni,të rusisë,janë këthyer në miq të saj!!
      ata zbatojnë moralin e thënjes se “armiku i armikut tim është miku tim”,në rastin tonë,”miku i mikut tim është miku tim”!një ndyrshim shumë brutal,shumë i ndyrë!!sepse identifikohen më shumë me politikën,interesat e mikut se me politikën e tyre dhe interesat kombëtare!
      mbështetësit e erdoganit sot,po sakrifikojnë interesat kombëtare,po shesin interesat kombëtare,vetëm për shkak të besimit fetar!!
      kjo është,pak të thuash,për të ardhur keq!
      kjo është një katarstrofë kombëtare!!pas 100 vjet pavarsie nga errësira turke,kemi akoma mbështetës të saj!!kemi shiptarë që e ndjejnë veten turq e myslyman dhe aspak shqiptar!!
      një prapambetje për të vënë kujën!një prapambetje që të çon vetëm në një rrugë!
      atë të errësirës totale,mohimit të kombit dhe interesave të tij!!të çon në sakrifikimin e tyre për interes të një vëndi tjetër dhe të një personi të çmëndur!!
      të jemi më keq se sulltan dyrymi??

      Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 August 14, 09:00

    “Presidentët Putin dhe Trump nuk kanë diskutuar për asnjë plan për ndarjen e Kosovës. Këto janë lajme të rreme. Këto spekulime kanë për qëllim të vetëm të krijojnë konflikt mes serbëve dhe rusëve”.
    pak a shumë zëdhënësia ka vërtetuar fjalët e “dala”!!
    pavarsisht se ajo thotë se nuk kanë biseduar,prapë ajo deklaron tërthorazi se është biseduar!”Këto spekulime kanë për qëllim të vetëm të krijojnë konflikt mes serbëve dhe rusëve”.,gjë që bie poshtë me realitetin e ngjarjeve!
    ndryshe nga sa thotë zëdhënësja,këtu nuk kemi një “krijim konflikti”sepse për herë të parë sërbët mbështein,pa as më të voglin kundërshtim,bile me shumë nxitim,mendimin e dhënë nga shqiptarët!në fakt vetëm nga njëri perj tyre!ai që ata kërkojnë ta arrestojnë akoma!!
    kjo është pak si e çuditëshme,për mua të paktën!!
    pra një ndarje,dhe jo rregullim kufijsh,është planifikuar në takimin tramp-putin!!
    ku është qëllimi!?
    ky është një argument shumë shumë i gjërë dhe me shumë pikpyejte!!
    ps:vetëm tos tarifa,net vjosa,aliu nga selenica dhe MH mund ta sqarojnë!!
    neti ëtë me pushime dhe tërë barra ju bie të tjerëve!!

    Reply to this comment
  5. Kuq e zi August 14, 11:40

    Paska ra zia per çat privat!!!!!
    Te japesh mendimin tend mjafton nje koment jo 5 ne 6 komente
    Ke shkruar tre here me shume se vete artikulli
    Ja vlen?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 14, 13:46

      për njerëz si ti??
      aspak!!
      provoj për të tjerët!!
      ti normalisht je kuq e bardhë,nuk e kam fjalën për flamurin zvicerian!!
      të kam ofenduar sulltan dyrymin apo si është muhabeti!!
      apo careshë putanën??
      ps:kam dhe 1-2 komente për të arritur shifrën e parashikimit tënd!?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*