Trump: Do të publikohet sot dokumenti kundër FBI-së

February 2, 2018 08:55

Trump: Do të publikohet sot dokumenti kundër FBI-së

Dokumenti sekret i republikanëve që pretendon se brenda FBI-së ka njëanshmëri kundër presidentit Donald Trump, do të publikohet sot.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Numri një i Uashingtonit pritet të deklasifikojë dokumentin dhe t’ia dërgojë Kongresit për publikim, pretendojnë mediat amerikane.

FBI është shprehur thellësisht e shqetësuar për zbulimin e memos, ku sipas raportimeve pretendohet se Byroja Federale e hetimeve ka siguruar në mënyrë abuzive mandatin për të përgjuar një zyrtar të fushatës së Trumpit. Dokumenti prej 4 faqesh është hartuar nga anëtarë të stafit për kreun e komisionit të inteligjencës, në dhomën e përfaqësuesve Devin Nunes, pjestar i Partisë Republikane të Trumpit.

Zyrtari më i lartë demokrat për Çështjet e Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Adams Schiff tha se republikanët e këtij komisioni i bënë ndryshime dokumentit sekret para se ta dërgonin atë në Shtëpinë e Bardhë, në vend që të dërgonin versionin që u kishin treguar ligjvënësve.

Në një letër drejtuar kryetarit republikan të komisionit, Devin Nunes ai shkruan se demokratët kishin zbuluar të mërkurën ndryshimet që anëtarët e komisionit nuk kishin mundur t’i shqyrtonin ose t’i miratonin dhe se gjendja ishte “thellësisht shqetësuese”.

Pasojat e publikimit të dokumentit mund të jenë të rënda. Çdo akuzë për veprime të njëanshme nga Byroja Federale e Hetimit mund t’i japë presidentit arsye të kërkojë largimin e zyrtarëve të lartë të FBI-së dhe të Drejtësisë dhe ndoshta edhe të prokurorit të posaçëm qe po drejton hetimet mbi një bashkëpunim të fshehtë mes ekipit te fushatës se tij dhe Rusisë.

l.h/ dita

February 2, 2018 08:55
Komento

1 Koment

  1. MH February 2, 15:44

    Trump origjinal i siamezit Berisha.Kur te ikin nga detyra madheshtore,do fillohet edhe ne Amerike reforma ne drejtesi.Kjo asht bota keto jane historite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*