Trump e quan mashtrim librin mbi presidencën e tij

September 10, 2018 17:53

Trump e quan mashtrim librin mbi presidencën e tij

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dal kundër librit të autorit Bob Woodward, në të cilin flitet për presidencën e Trumpit.

Ky i fundit e cilëson librin si një tjetër sulm të zakonshëm kundër tij.

“Libri i Woodward -it është një shaka”, tha Trump, duke iu përgjigjur përshkrimeve tepër kritike të gazetarit hulumtues për presidencën e tij kaotike. Libri, i titulluar “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, del në qarkullim të martën dhe është qysh tani ndër titujt më të shitur në rrjetin Amazon.

Presidenti Trump shkruante në Twitter Woodward ka përdorur në libër “burime anonime, të provuara si të pavërteta.” Shumë njerëz, shkruan ai, tashmë kanë deklaruar se citimet e tyre, ashtu si edhe vetë libri, janë të sajuara.

“Demokratët, nuk mund ta durojnë dot humbjen; unë do të shkruaj librin e vërtetë”, vazhdon Trump.

Bob Woodward fitoi famë si gazetar rreth pesë dekada më parë si njëri nga reporterët e gazetës Washington Post, raportimet e të cilëve rreth korrupsionit në Shtëpinë e Bardhë çuan në dorëheqjen e Presidentit Richard Nixon. Ai ka shkruar libra rreth tetë presidentëve amerikanë.

Woodward i tha televizionit NBC se para zotit Trump ai nuk kishte parë ndonjëherë një president kaq të shkëputur nga realiteti i asaj që po ndodh.

l.h/ dita

September 10, 2018 17:53
Komento

1 Koment

  1. Donnie - mashtrues patologjik September 10, 20:27

    Karrlleqet e ketij sharlatani nuk paskan te sosur. Nuk do ta besoja dot kurre qe amerikanet te fusnin nje clown ne zyren e nderuar ovale qe po i ben gazi botes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*