Trump e shtyu me forcë në Bruksel, reagon kryeministri i Malit të Zi

May 26, 2017 13:29

Trump e shtyu me forcë në Bruksel, reagon kryeministri i Malit të Zi

Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, për shkak të sjelljes së tij aspak miqësore ndaj kryeministrit malazez.

Teksa sekretari i përgjithshëm prezantonte selinë e re të NATO-s, Trump ka dashur të jetë me doemos i pari në radhë, duke shtyrë me ashpërsi kryeministrin e Malit të Zi, dhe duke dalë para tij.

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic, e ka komentuar me “sportivitet” këtë gjest duke u shprehur se Trump e meriton të jetë në rendin e parë të liderëve, si udhëheqës i superfuqisë më të madhe botërore.

“I kam parë reagimet. Ajo ishte një situatë pa ndonjë tendencë. Nuk e përjetoj në asnjë mënyrë tjetër. Është normale që Presidenti i SHBA-së të jetë në reshtin e parë. Mali i Zi mbetet i dedikuar ndaj miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh kryeministri i Malit të Zi.

Markovic, vendi i të cilët dje formalisht ka marrë pjesë në takimin e NATO-s, pak ditë para anëtarësimit të plotë në aleancën më të fuqishme të botës, e ka falënderuar Trumpin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në Senatin Amerikan.

May 26, 2017 13:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*