Trump i kthen përgjigje Kimit: I çmendur, do të testohesh si kurrë më parë!

September 22, 2017 14:13

Trump i kthen përgjigje Kimit: I çmendur, do të testohesh si kurrë më parë!

Presidenti amerikan Donald Trump padyshim që po argëtohet tej mase në lojën e tij të preferuar, atë të postimeve në Twitter, ndërsa ka gjetur rivalin e radhës për të sulmuar.

“Kim Jong Un i Koresë së Veriut, i cili qartësisht është një i çmendur që nuk e ka probleme të vdesë urie, apo të vrasë popullin e tij, do të testohet si kurrë më parë”, shkruan presidenti amerikan.

Menjeherë më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë postoi edhe një lajmërim, po në Tëitter që tregon se është lideri më i ndjekur në këtë media sociale. Trump reagoi pak minuta pasi lideri i Koresë së Veriut e cilësoi presidentin amerikan një “të marrë dhe gangster që i pëlqen të luajë me zjarrin”.

Reagimi i Kim Jong un ishte i paprecedent dhe u bë pasi Trump kërcënoi me shkatërrim total Korenë e Veriut në fjalimin e tij në OKB.

Duket se beteja verbale në rrjetet sociale dhe televizione sapo ka nisur mes tyre, ndërsa bota shpreson që të mbetet e tillë dhe të mos shndërrohet në një konflikt të vërtetë në terren.

September 22, 2017 14:13
Komento

1 Koment

  1. Arben September 22, 14:47

    SI PUNA E LOJRAVE KOMPJUTERIKE

    QE BEJNE FEMIJET E VEGJEL

    UNE TE HEQ QAFE

    JO, TE HEQ UNE QAFE.

    DO ZOTI NUK I SHPETON NDONJERIT

    NDONJE PORDHE

    SE NUK I DILET ME FUNDIT PASTAJ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*