Trump i kundërpërgjigjet Apple: Ndërtoni fabrikat në SHBA për të shmangur tarifat ndaj Kinës

September 9, 2018 14:12

Trump i kundërpërgjigjet Apple: Ndërtoni fabrikat në SHBA për të shmangur tarifat ndaj Kinës

 

Presidenti Donald Trump i bëri thirrje Apple që të ndërtojë produktet në SHBA, për të shmangur tarifat në importet kineze, pas paralajmërimit të gjigantit të teknologjisë se do të rrisë çmimet për konsumatorët.

Apple u vu në shënjestër nga Donald Trump gjatë fundjavës, pas komenteve të tij se prodhuesi i iPhone nuk ka imunitet ndaj kërcënimeve politike që përballet Silicon Valley. Trump kërcënoi ditën e Premte se do të shtojë tarifat ndaj Kinës, duke prekur thuajse të gjithë mallrat e importuara nga vendi, përfshirë iPhone dhe iPads, që i kanë shpëtuar deri më tani tarifave.

Disa prej aksesorëve më popullorë të Apple, përfshirë orën dhe AirPods, do të goditen nga tarifat prej 25% të propozuara së fundmi. Nëpërmjet një letre drejtuar përfaqësuesve të tregtisë në SHBA, Apple paralajmëroi se tarifat do të rrisin koston e operacioneve në SHBA dhe do ta vendosin kompaninë në disavantazh ndaj rivalëve të huaj. Gjiganti i teknologjisë shtoi se këto kosto shtesë do të kalojnë te konsumatorët, nëpërmjet rritjes së çmimit të produkteve.

Trump nuk tregoi simpati për Apple dhe i bëri thirrje kompanisë që të zhvendosë fabrikat në SHBA.

“Çmimet e Apple mund të rriten për shkak të tarifave në Kinë. Megjithatë ka një zgjidhje tejet të thjeshtë me zero taksa. Zhvendoseni prodhimin në SHBA në vend të Kinës. Nisni ndërtimin e fabrikave”, tha Donald Trump.

a.s/dita

September 9, 2018 14:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*