Trump ka vetëm 5 minuta për Hotin e Vuçiçin në Zyrën Ovale, zbulohen detaje nga takimi

September 4, 2020 11:53

Trump ka vetëm 5 minuta për Hotin e Vuçiçin në Zyrën Ovale, zbulohen detaje nga takimi

Detaje të tjera kanë dalë nga takimi në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Avudullah Hoti.

Mësohet se presidenti amerikan Donald Trump sot do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, dhe se takimi do të nisë në orën 11:00 të paradites me kohën lokale të Washington DC, që me orën tonë i bie 17:00 e pasdites.

Fillimisht Trump do të përshëndesë formalisht kryeministrin Hoti dhe homologun Vuçiç në zyrën ovale e cila është edhe dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan.

Më pas, pas jo më shumë se 5 minutash, Donald Trump do të mbikqyrë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq në “Dhomën Roosevelt”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, në orën 11:15, presidenti Trump do të marrë pjesë në takim trepalësh me Hotin dhe Vuçiqin në Zyrën Ovale aty ku presidenti amerikan ka hapsirën e tij të punës.

Më pas mbetet për t’u parë nëse Trump do të japë një prononcim lidhur me bisedimet e bëra brenda Shtëpisë së Bardhë.

j.l./ dita

September 4, 2020 11:53
Komento

1 Koment

  1. Lili September 4, 20:29

    E di qe s’ ka asgje per t’ u krenuar,perkundrazi! Prandaj 5 minuta ju pep!
    Kur te kerkohet te heqish vete dore nga njohja nderkombtare si shtet, cka po kerkon ma keq? E kur kryeministri jone firmos kete,cka kerkon ma shume si turp kombtar?
    Njohen nga israeli si ngushllim?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim