Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja, Pekini: Shantazh!

June 19, 2018 10:08

Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja, Pekini: Shantazh!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar me vendosjen e tarifës prej 10% në produkte të tjera kineze nëse rast se Kina do të vazhdojë të tregtojë në mënyrë të padrejtë dhe të kundërshtojë tarifat e vendosura përpara disa ditëve.

Trump këmbëngul se Kina ka përfituar për vite të tëra falë jobalancës tregtare që ka ndjekur karshi SHBA-së.

Ai është shprehur javën e kaluar se SHBA do të vendosë tarifa prej 25% mbi mallrat kinezë, që përkthehet në vlerën e 50 miliardë dollarëve.

Ndërsa Pekini është përgjigjur duke thënë se vendimin e Trumpit do ta godasë me një taksë të njëjtë, të aplikuar mbi 659 prodhime amerikane.

Ministri i Tregtisë së Pekinit, e përkufizon si një “ shantazh” paralajmërimin e Presidentit Trump, ndërkohë që, Trump është shprehur se “Kina kërcënon kompanitë amerikane, punëtorët dhe fermerët që nuk kanë bërë asgjë të keqe”.

s.a/dita

June 19, 2018 10:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*