Trump kërcënon, Siria boshatis bazat ushtarake, reagon edhe Irani

April 11, 2018 20:21

Trump kërcënon, Siria boshatis bazat ushtarake, reagon edhe Irani

Regjimi sirian i Bashar Al-Assadit po boshatis bazat ushtarake dhe aeroportet, pas kërcënimeve të Presidentit Trump për sulme me raketa.

Ky lajm bëhet i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Londër. Sipas tij, regjimi sirian po përgatitet për sulme të mundshme amerikane, të cilat për Damaskun nuk do të jenë të parat.

Pas kërcënimeve të Amerikës, ka reaguar edhe Irani, një mbështetës i flaktë ky i regjimit të Asadit.

Kryekëshilltari i liderit fetar të Ayetullah Ali Hamaney, Ali Ekber Velayeti, i cili ndodhet për një vizitë në Damask, tha se në rast të ndonjë sulmi amerikan, Irani do t’i gjendet në krah regjimit sirian.

Kujtojmë se gjatë ditës së mërkurë, Trump njoftoi në rrjetin social “Twitter” se do të sulmojë Sirinë, për ta ndëshkuar për sulmin me armë kimike dhe gaz toksik ndaj popullsisë opozitare iraniane.

s.a/dita

April 11, 2018 20:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*