Trump kërcënon, Toyota dhe Mazda ndërtojnë fabrikën 1.6 miliardë dollarë në SHBA

August 8, 2017 09:13

Trump kërcënon, Toyota dhe Mazda ndërtojnë fabrikën 1.6 miliardë dollarë në SHBA

Dy nga kompanitë më të mëdha të makinave Toyota dhe Mazda po planifikojnë që të ndërtojnë një fabrikë prodhimi prej 1.6 milardë dollarësh në SHBA. Kjo fabrikë do të krijojë 4.000 vende të reja pune.

Prodhuesit japonezë thanë në një deklaratë të premten se objekti do të jetë funksional nga viti 2021 por nuk specifikoi se ku do të ndërtohej.

Mazda dëshiron që të prodhojë në fabrikë automjete të reja Crossover për tregun amerikan ndërsa Toyota do prodhojë atje modelin e saj Corolla.

Ky veprim shihet si një fitore e presidentit të SHBA, Donald Trump i cili sulmoi Toyota më parë këtë vit kur prodhuesi japonez zbuloi planet se do të ndërtonte një fabrikë të re në Guanajuato të Meksikës. Presidenti e kërcënoi se do të vendoste taksë të madhe kufitare për makinat Toyota nëse fabrika nuk ndërtohej në SHBA, raporton CNN.

Toyota kishte për qëllim të prodhonte Corollas, makinën më të shitur në botë, në uzinën në Meksikë. Por të premten firma japoneze tha se ka bë plan që të prodhojë kamionçina në vend të Corolla.

Trump e mirëpriti këtë lajm duke e përshkruar atë në Twitter si një “investim i madh në prodhimin amerikan.”

August 8, 2017 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim