Trump: Kina zvarrit marrëveshjet me shpresën e një presidenti tjetër

September 4, 2019 00:11

Trump: Kina zvarrit marrëveshjet me shpresën e një presidenti tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump  ka deklaruar të martën se bisedimet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po shkonin mirë, megjithëse paralajmëroi se ai do të ishte “më i ashpër” në negociata, nëse diskutimet do të vazhdojnë deri në mandatin e tij të dytë.

Trump u shpreh se nëse SHBA dhe Kina nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre tregtare, dhe ai i fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 atëherë “zinxhiri i furnizimit i Kinës do të shkatërrohet dhe bizneset, vendet e punës dhe paratë do të zhduken”.

Trump ka thënë dhe më përpara se Pekini po përpiqet të ngadalësojë negociatat tregtare, me shpresën se një fitore nga një kandidat demokrat për president në vitin 2020, mund të çojë në kushte më të mira të marrëveshjes, çfarë nga disa është konsideruar si një strategji elektorale.

Që nga 1 shtatori, Uashingtoni i ka bërë taksat për importet kineze 15%, ndërsa edhe Kina, nga ana e saj, ka implementuar taksat e reja për naftën e papërpunuar të SHBA-së.

Lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-së ka trazuar tregjet botërore si dhe ka ngritur shqetësimet për një recesion të mundshëm të ekonomisë botërore. Në fakt, sipas zëvendës drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Zhang Tao, të dhënat e FMN tregojnë se ekonomia botërore po vuan pasojat negative të luftës tregtare mes 2 vendeve dhe i bëri thirrje të dy palëve që të arrijnë një rezolutë, raporton Dita, duke iu referuar mediave nderkombetare.

e.ll./dita

 

 

 

September 4, 2019 00:11
Komento

1 Koment

  1. Arben September 4, 16:15

    Normale, Irani beri marreveshje dhe shba e rrezoi

    njeaneshmerisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*