Trump: Më duhen 18 muaj të largojë çdo emigrant të paligjshëm nga SHBA

September 12, 2015 13:36

Trump: Më duhen 18 muaj të largojë çdo emigrant të paligjshëm nga SHBA

18 muaj deri në 2 vjet më duhen për të larguar nga Shtetet e Bashkuara çdo emigrant të paligjshëm nga 11 milionë që është numri total i tyre. Por nuk do ndalem me kaq, por do të ndërtoj edhe një mur të madh në kufi me Meksikën për mos të lejuar askënd të depertojë në mënyrë të paligjshme në SHBA.

Këto ishin fjalët e kandidatit për president të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump gjatë një konference me republikanët e Alabamës, të cilët e zhvilluan në sajë të tjera takimeve me kandidatët mbi paqartësitë që lindin në lidhje me planet e gjithësecilit prej tyre.

“Duhet t’i përzëmë të gjithë nga vendi. Ata mund të kthehen sërish nëse duan por gjithmonë në mënyrë të ligjshme. Kjo është ajo çka zotohem të bëj personalisht sapo të shpallem President. Dhe do e bëj këtë aq shpejt sa nuk jua merr mendja.”, ka thënë Trump.

Plani i manjatit amerikan për largimin e emigrantëve është denoncuar nga pala demokrate dhe shumë rivalë të tjerë republikanë, të cilët e kanë konsideruar ndër të tjera si jo praktik dhe të pamoralshëm. Pjesë e tij është edhe ndërtimi i murit prej 1900 miljesh në kufi me Meksikën.

Të tilla qëndrime kanë sjellë edhe lëvizjet e emrave të njohur kundër tij nëpërmjet spoteve të shpërndarë online dhe madje edhe divorcin me rrjetin televiziv amerikan NBC për konkurset e bukurisë Miss USA dhe Miss Universe.

Por pavarësisht këtyre në sondazhet e kryera në vend Trump vazhdon të mbetet me i preferuari ndër kandidatet e tjerë si Marco Rubio, Jeb Bush, Lindsey Graham, Chris Christie, Scott Walker dhe Ted Cruz.

September 12, 2015 13:36
Komento

3 Komente

  1. Arben September 12, 14:15

    PUPAC I VENDOSUR PER TE “SHTRIRE TAPETIN”, PER HILLARINE.

    MJERE AMERIKA, CFARE E PRET ME KETA MASHTRUESA TE TE DYJA ANEVE.

    Reply to this comment
  2. toni September 12, 15:17

    Bravo trump. Ky eshte Lideri qe i duhet Botes dhe Amerikes. Urojme nje fitore per kandidatin Trump per ta pastruar Ameriken nga rjepacaket dhe te korruptuarit te cilet po pengojne zhvillimin e SHBA se.
    Shume mire per deklarimet per meksikanet absolutisht qe jane te gjithe negative. Meksikanet punojne ne te zeze kudo dhe e kane mendjen veper per kriminalitet.
    Bravo Trump.

    Reply to this comment
  3. tt September 12, 21:32

    Bravo tramp largoji jashteqitje nga usa,mbyll shelter at also se po leme lesh duke paguar taxa per jevgjitrit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*