Trump në Davos: Amerika e para nuk do të thotë Amerika vetëm

January 26, 2018 15:19

Trump në Davos: Amerika e para nuk do të thotë Amerika vetëm

 

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump veshi kostumin e biznesmenit, kur u ngjit në podiumin e Forumit Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës, për fjalimin e shumëpritur përpara udhëheqësve globalë dhe elitës së biznesit.

Fokusi i fjalës së tij është suksesi ekonomik i Amerikës gjatë vitit të parë të Trumpit në Zyrën Ovale.

“Po ecim shkëlqyeshëm, – ishte komenti i tij. – Unë besoj tek Amerika. Si president i Shteteve të Bashkuara do ta vendos gjithmonë atë të parën, e kështu duhet të bëjnë edhe udhëheqësit e shteteve të tjera për kombet e tyre. Por ‘Amerika e para’ nuk do të thotë ‘Amerika vetëm’. Kur rriten SHBA-të, kështu ndodh edhe në botë. Prosperiteti amerikan ka krijuar vende të shumta pune në mbarë globin”, është mesazhi i Trumpit.

Kushtet për biznes në SHBA, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk kanë qenë asnjëherë më të favorshme sesa sot.

Fjalimi i tij risjell gjithashtu në vëmendje nevojën për një përqendrim më të madh te përmirësimi i kushteve të “njerëzve të harruar”, një temë kjo të cilën e pati lakuar shumë gjatë fushatës për presidencën amerikane.

January 26, 2018 15:19
Komento

3 Komente

  1. US citizen January 26, 15:33

    Ky eshte vellai i .arit

    Reply to this comment
  2. MH January 26, 17:33

    Udheheqesi i vecant i historise boterore qe nuk merre vesht aspak nga politika.Ku cdo ide e bazon si praktike i njohjes se artit te biznesit,ku dhe ketu nuk ka pasur sukese.

    Reply to this comment
  3. Onkezmi August 29, 19:05

    Kur flet per biznesin,njeriu qe ka falimentuar shtate here.Flet per ekonomine qe e gjeti gati.Jam dakort me ty MH…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*