Trump ngulmon për anulimin e Lotarisë Amerikane dhe ndërtimin e murit me Meksikën

January 26, 2018 09:08

Trump ngulmon për anulimin e Lotarisë Amerikane dhe ndërtimin e murit me Meksikën

Shtëpia e Bardhë ka prezantuar një plan imigrimi që do të lejonte 1.8 milion njerëz të bëheshin qytetarë të SHBA-ve, në këmbim të financimit të murit me Meksikën.

Kuadri ligjor u përshkrua nga një ndihmës i lartë i Trump, në një konferencë telefonike me republikanët, përpara negociatave legjislative me demokratët.

Projektligji i propozuar, që do të zbulohet të hënën, kërkon 25 miliardë dollarë në fonde, për një mur në kufirin meksikan. Gjithsesi, udhëheqësi demokrat Chuck Schumer këtë javë u zotua të kundërshtojë financimin e një muri me Meksikën.

Plani përcakton një rrugë 10-12 vjeçare për shtetësinë për 1.8 milion njerëz. Kjo përfshin rreth 700.000 të ashtuquajturit ëndërrimtarë, emigrantë të cilët në mënyrë të paligjshme hynë në SHBA si fëmijë dhe u mbrojtën nga dëbimi në kohën e Obamës.

Të tjerët 1.1 milion do të ishin emigrantë të cilët nuk aplikuan për DACA-n, por kanë të drejtë për programin. Projekti i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kërkon të përfundojë dy iniciativa të tjera të kritikuara shpesh nga Presidenti Donald Trump.

Ai propozon të kufizojë të ashtuquajturin migracion zinxhir, duke u lejuar banorëve të SHBA vetëm të marrin viza për bashkëshortin dhe fëmijët e tyre, jo për anëtarët e familjes së zgjeruar.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu dëshiron të heqë lotarinë e vizave të diversitetit, sipas të cilës 50,000 njerëz nga e gjithë bota çdo vit fitojnë Kartat e Gjelbra në mënyrë të rastësishme.

January 26, 2018 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*