Trump nis nën tensione vizitën në Britaninë e Madhe

July 12, 2018 17:43

Trump nis nën tensione vizitën në Britaninë e Madhe

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mbërriti sot në Britani të Madhe ku e presin shumë manifestime, si dhe ka lënë gjurmën e tij duke kritikuar Theresa May në lidhje me Brexit.

I pyetur në Bruksel në përfundim të samitit të NATO-s, presidenti amerikan u shpreh se dyshon nëse propozimet e kryeministres britanike mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare me BE-në, të prezantuara sot, korrespondojnë me votën e britanikeve që ishte pro largimit nga BE-ja.

“Nuk e di nëse është kjo, ajo për të cilën ata kanë votuar. Njerëzit votuan për të thyer lidhjet me BE-në”, komentoi presidenti amerikan.

“Propozimet e qeverisë i përgjigjen votës së britanikëve”, u përgjigj Theresa May pak më vonë.

Vizita e presidentit amerikan ka të bëjë në veçanti me lidhjet tregtare me Londrën, e cila shpreson të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Uashingtonin pas Brexit që parashikohet në fund të marsit 2019.

l.h/ dita

July 12, 2018 17:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*