Qeveria amerikane rihapet (për tre javë), arrihet marrëveshja

January 25, 2019 20:56

Qeveria amerikane rihapet (për tre javë), arrihet marrëveshja

Presidenti Donald Trump njoftoi marrëveshjen për të rihapur qeverinë amerikane për tre javë (deri më 15 shkurt), pas mbylljes rekord të agjencive federale.

Duke folur në ditën e 35-të të mbylljes së qeverisë, gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se marrëveshja do të mundësonte financimin e qeverisë deri më 15 shkurt.

Ai deklaroi se punonjësit e prekur të administratës, që ai i cilësoi patriotë të jashtëzakonshëm, tashmë do të marrin pagat e tyre të prapambetura. Marrëveshja nuk përfshin asnjë shumë monetare që Trump ka kërkuar për të ngritur murin në kufirin me Meksikën.

Presidenti republikan më herët ishte zotuar se s’do pranonte asnjë marrëveshje tjetër përveçse asaj që do të përfshinte 5.7 miliardë dollarë për të financuar zotimin e fushatës së tij.  Por demokratët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë refuzuar me forcë financimin e ndërtimit të murit. Për këtë pikë, Trump tha se ligjvënësit do të negociojnë për paketën e sigurisë së kufijve.

l.h/ dita

January 25, 2019 20:56
Komento

1 Koment

  1. XXXL January 25, 22:48

    Ky ekzistuesi nuk eshte mur, por nje grdh i rendomte, qe e kalon se bashku me bageti po te kesh e jo me robi.
    Ka shume klandestine espanike qe bejne kar-shillek mbi “mur” duke bere self e pastaj hidhen ne pjesen Amerikane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim