Trump: Nuk mund të hyjmë në luftë për shkak të Shqipërisë dhe Malit të Zi

July 18, 2018 15:58

Trump: Nuk mund të hyjmë në luftë për shkak të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Shigjetimet ndaj NATO-s, Donald Trump nuk i ndali edhe gjatë vizitës në Helsinki, ku u takua me Vladimir Putinin. Në një intervistë për Fox News, shefi i Shtëpisë së Bardhë kritikoi jo vetëm aleatët, që ia kanë lënë Shteteve të Bashkuara gjithë barrën e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe traktatet që i konsideron të padrejta.

Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?

Presidenti i SHBA, Donald Trump: Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.

Tucker Carlson:  Jo vetëm Mali i Zi, ndoshta Shqipëria.

 Donald Trump: Meqë ra fjala… ata janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në luftën e tretë botërore.

Trump etiketoi në këtë mënyrë nenin 5 të Traktatit të Aleancës, që detyron përfshirjen e të gjithë anëtarëve të aleancës, në rast se njëri prej pjesëtarëve sulmohet.

Sipas tij, vendet europiane tregohen të padrejta me Shtetet e Bashkuara, pasi kur vjen fjala për shpenzimet, Washingtoni mban barrën më të rëndë. Por nuk u vjen mirë kur Shtetet e Bashkuara heqin dorë nga marrëveshja për tregtinë e lirë, të cilën ai e konsideron të disfavorshme për Washingtonin.

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni KETU

o.j/dita

July 18, 2018 15:58
Komento

12 Komente

  1. Messerschmitt July 18, 16:17

    Thjesht provokime qe i bejne kastile Trumpit!
    Te gjithe e dine tashme qe Shqiperia eshte pjese e NATOS dhe perendimit.

    Reply to this comment
  2. Lala July 18, 16:32

    Nuk e di nese ka mbetur gje nga armet e ”DIKTATORIT,,(duhet te pyetet Sala me te dhjeret e tije )
    por nese ka mbetur zhdukeni nga faqja e dheut sepse na mbron NATO me Ameriken.Me qe ra fjala pyeteni ”avokat,,Takun me qe e di mire se Amerika na ”don,, forte.Pika qe s’ na bie.

    Reply to this comment
    • Sparti July 18, 17:22

      Gabohesh ti Lala meavokatin se Spartaku dhe Ambasadori Lu nuk dijne gje n.q.se Trumpi(se gjithnje ia gateroj emrin)e ka thene ne koken e vet!

      Reply to this comment
  3. Nunuja nga Cepani July 18, 16:50

    Mos harroni se ka patur edhe nje marrveshje ne Jalte ,midis Rusvsltit,Baba Stalinit ,e Curcillit.
    Mos u shqetesoni ,po flini per shatepale qefe se na NATO. Fatmir Bej Mediu ,c’thua zotrote per kete deklarate te Trampit? Mos e ka nga inati se foli Rama keq per te ? A thua mbajne edhe lideret e sidomos ai i nje vendi me demokratik ne bote? NIpi im presidenti edi ,por fol edhe ti se more mbiemrin NATO.Madje kur me pyesin une them Fatmir Natua.

    Reply to this comment
  4. USA citizen July 18, 17:50

    Trump eshte i marri i te marreve. Zoti ruajte USA dhe gjithe boten derisa ky ciban te jete jashte zyres ovale. E dhimbshme dhe fatkeqsi qe ne ate zyre ka hyre nje alien.

    Reply to this comment
  5. Po , Po July 18, 18:07

    Ky qenka gomar fare ! Cdo vend qe ka aderuar ne NATO , te vetmin interes qe ka , eshte qe te perfitoje nga siguria kolektive e te gjithe antareve te saj . Ndaj edhe eshte i detyruar qe te paguaje kuoten e caktuar e te kontribuoje aq sa i takon , ne aktivitetet e ketij pakti ushtarak . Asnje vend , sado i madh e i fuqishem te jete , nuk do te mund te perballonte i vetem nje agresion , psh te Rusise , pa pasur ndihmen e aleateve . ose me e shumta qe mund te arrinte , do te fitonte si Pirrua i Epirit ! Per vende qe nuk plotesojne detyrimet , duhet te kete pa tjeter sanksione , deri ne perjashtimin nga blloku , por lideri kryesor qe perfaqeson SHBA-ne kurre nuk mund te flase keshtu ! Paqen e ruan kurdohere forca . Ajo e detyron kundershtarin qe ti beje mire llogarite , para se ti futet nje aventure . Mbas kesaj deklarate idjote . cfar do te mendojne anetaret e tjere te aleances Carmatosja komplet e vendit tone , perben nje nga krimet me te renda te politikaneve tane dhe pasojat e kesaj politike , me siguri do ti ndjejme shume rende , ne rastin me te pare qe do te na drejtohet pushka , por atehere do te jete teper vone per ta korregjuar kete fatalitet !

    Reply to this comment
  6. Terci e verci July 18, 18:08

    Ne NATO apo jo, Alvania duhet te kete ushtri te forte e te gjithanshme e jo taborret e bashibozukeve qe ngjajne me puntoret e komunales qe ka tani e 25 vjet.
    Deri tani kemi 0 ushtri

    Reply to this comment
  7. sala July 18, 18:12

    kur te vij Putin ne Vlore mos hani mut pastaj

    Reply to this comment
  8. Lili July 18, 19:33

    Trump mbron aferat e tij ishte ne lidhje me ruset qe moti per gazin e naften,edhe do shet me nje here shqiptaret per interesat e veta.
    Pra shqipet duhet te pregaditen per ndryshime te medha edhe mos te befasohen kur te vjen reziku te dera.

    Reply to this comment
  9. o dita; po beje pak selekt...intelekti .. July 18, 19:47

    o po po; se ku te kam lexuar ne nje vend . trute e tua, do t’i kishte per turp t’i mbante dhe ..Gomari .

    Reply to this comment
  10. Alban Dega July 18, 20:24

    TITULLIN NUK I PERGJIGJET PERMBAJTJES

    Askund ne deklaraten e Trump nuk thuhet nje gje e tille !
    Fake title ! Fake News !
    Titull i rreme ! … Mashtrim !
    Ndreqeni titullin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*