Trump paralajmëron Sirinë: Ofensiva në Idlib, gabim i rëndë humanitar

September 4, 2018 11:18

Trump paralajmëron Sirinë: Ofensiva në Idlib, gabim i rëndë humanitar

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar qeverinë siriane dhe aleatët e saj, ruse e iraniane se sulmet impulsive të ndërmarra mbi provincën e Idlibit mund të shndërrohen në një gabim të rëndë humanitar.

Raportet në mediat ndërkombëtare tregojnë prej ditësh se forcat qeveritare siriane po përgatisin një ofensivë të fuqishme ndaj bastionit te fundit të rëndësishëm të rebelëve në vend.

Edhe OKB-ja ka paralajmëruar në disa raste se një fushatë e tillë mund të ketë pasoja shkatërrimtare për civilët. Departamenti amerikan i shtetit gjithashtu paralajmëroi të hënën se Uashingtoni do t’i përgjigjej çdo sulmi kimik nga qeveria siriane apo aleatët e saj.

“Të gjithë sytë janë tek veprimet e Assadit, Rusisë dhe Iranit në Idlib”, shkroi në Twitter ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikky Haley.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në Idlib mund të jenë akoma rreth 30.000 luftëtarë xhihadistë të Al Nusrës dhe Al Kaedës.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov citohet të ketë thënë se “terroristët duhen zhdukur prej andej”, por ndërkohë nuk është menduar për civilët dhe nuk ka ende një përgjigje ndaj kërkesave të OKB-së që atyre t’u krijohet mundësia e largimit përmes korridoreve humanitare.

s.a/dita

September 4, 2018 11:18
Komento

1 Koment

  1. Arben September 4, 17:11

    Rajoni I fundit ku jane grumbulluar kriminelat USA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*