Trump përsëri sulm mediave: Po shkatërroni demokracinë

July 17, 2017 09:07

Trump përsëri sulm mediave: Po shkatërroni demokracinë

 

Presidenti Donald Trump kritikoi sot përsëri median, duke e akuzuar se “po shkatërron demokracinë” me njoftimet që ka dhënë lidhur me takimin e djalit të tij vitin e kaluar me një juriste ruse, pasi i ishte premtuar se do t’i jepej informacion implikues për rivalen e të atit në zgjedhjet e 2016, Hillary Clinton.

Presidenti i bëri këto komente në Twitter, nga resorti i tij i golfit në Bedminster, New Jersey. Ai i doli përsëri në mbrojtje takimit të të birit, Donald Trump Jr., me Natalia Veselnitskaya.

Trump shkruante në Twitter se “Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 emaile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?”

Ai i referohej emaileve që zonja Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte sekretare shteti, si dhe thënieve se media ja kishte treguar pyetjen para se ajo të zhvillonte debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit, të cilat ajo i humbi.

 

July 17, 2017 09:07
Komento

1 Koment

  1. Arben July 17, 14:15

    LOJA QE PO LUAJNE ELITAT PER TE RUAJTUR DIKTATIN E TYRE ESHTE.

    INFLACIONI I FJALES.

    MJETI I PERDORUR, ESHTE PSEUDO-SHTYPI KRIMINAL.

    TRUMP KA SHUME TE DREJTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*