Trump prezanton “armikun” e radhës: Google, motor kërkimi manipulues

August 28, 2018 13:25

Trump prezanton “armikun” e radhës: Google, motor kërkimi manipulues

Motori i kërkimit “Google” është sulmuar së fundi nga presidenti amerikan Donald Trump.

Përmes rrjetit social “Twitter”, shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se rezultati i kërkimit në “Google” me fjalët “Trump News” bazohet vetëm tek njoftimet e medieve, që sipas pikëpamjes së tij, përhapin lajme të rreme.

Trump shpjegon më tutje se në këtë mënyrë, të gjitha njoftimet dhe raportimet janë të deformuara.

Në një tjetër postim, Trump shton se “96% e rezultateve mbi kërkimin ‘Trump News’ vjen nga mediet kombëtare të së majtës, e kjo është shumë e rrezikshme”.

Presidenti amerikan e cilëson motorin e kërkimit “Google” si shtypëse të zërave të konservatorëve dhe fshehëse të informacioneve dhe lajmeve të mira.

“Po kontrollojnë gjithçka që mund dhe nuk mund të shohim. Kjo është një situatë tejet serioze. Duhet të përballemi edhe me këtë”, përfundon komentin e tij, Donald Trump.

s.a/dita

August 28, 2018 13:25
Komento

3 Komente

  1. Arben August 28, 15:48

    ka te drejte.

    Reply to this comment
  2. Tani August 28, 16:01

    Do ta filloj nga Google dhe facebook. Te dyja controllohen die manipulohen nga Izraeli per qellime te errta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*