“Trump së shpejti në Kosovë”/ Grenell për marrëdhënien me Serbinë: SHBA nuk zgjidh probleme politike, ne ofrojmë parà për projekte të suksesshme

September 15, 2020 12:58

“Trump së shpejti në Kosovë”/ Grenell për marrëdhënien me Serbinë: SHBA nuk zgjidh probleme politike, ne ofrojmë parà për projekte të suksesshme

I dërguari special i SHBA, Richard Grenell, ka thënë se Presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejtë Kosovën dhe rajonin. à

Megjithatë Grenell shton se ende nuk është vendosur ndonjë datë. ”Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë, Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.

Ndërsa ka folur për një radio serbe në Chicago, Richard Grenell, thotë se SHBA nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës e Beogradit zyrtar, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vet ato, shkruan abcnews.al.

“Trump e sheh këtë konflikt 20-vjeçar si diçka që është keqmenaxhuar. Ne menduam se çfarë mund të bënim ndryshe, deri më tani të gjithë janë përqendruar në politikë dhe ne jemi të përqendruar në ekonomi. Ne duam që kapitalizmi të vijë në rajon, për të krijuar vende të reja pune që ata që janë përqendruar deri më tani në aspektin politik të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës nuk kanë arritur të bëjnë”, tha Grenell.

Grenel theksoi se problemet duhet të zgjidhen nga ata që jetojnë në një territor të caktuar.

“Qasja jonë ndaj politikës së jashtme është e ndryshme. Ne nuk duam të ndërhyjmë në zgjidhjen e problemeve. Problemet duhet të zgjidhen nga ata që jetojnë në një territor, njerëzit që janë atje. Roli ynë është të ofrojmë, të sigurojmë para për zbatimin e projekteve për të cilat ne besojmë se mund të jenë të suksesshme, për të dërguar flukset e atyre parave dhe për t’u siguruar që ato të shpenzohen me qëllim”, ka theksuar ai.

Këtë deklaratë Grenell e ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.

Më 4 shtator, dy vendet nënshkruan marrëveshje ekonomike mes vete, por këtu u përfshi edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës me Izraelin.

 

o.j/dita

September 15, 2020 12:58
Komento

9 Komente

  1. Lili September 15, 13:51

    Nuk blihet cdo gje , O grenell zeza!! Paret vine e shkojne , Kete ma se miri e dime ne, po Atdheu jo!

    Reply to this comment
  2. aktualiteti September 15, 13:52

    “D. Trump e sheh konfliktin 20-vjecar Serbi-Kosove si dicka qe eshte keqmenaxhuar” thote Grenel. Dhe ka plotesisht te drejte.
    Ardhja e Trump president nuk i pakesoi as i shtoi pavaresi Kosoves. Por ama Trump po i thote qarte Kosoves ato qe paraardhesit nuk ja thonin –
    Se USA thote qe Serbia e Kosova duhet ti zgjidhin vete problemet mes tyre!
    Kete gje Kosova e degjon per here te pare nga goja e nje kryetari shteti perendimor. Sepse ka 20 vjet qe degjon prej tyre vetem direktiva, urdhera, diktate qe i kane ofruar vetem ate qe thote ne fillim deklarata e D. Trump “…dicka qe eshte keqmenaxhuar…”

    Reply to this comment
    • Skrapari September 15, 15:27

      Ore Donaldi e ka fjalén “zgjidhini veté” si i kini zgjidh gjaté gjithê historisê , serbi pri e vri dhe shqiptarêt ul kurrizin! Apo ti zgjidhin mes veti si nê fund té viteve 90 me spastrim etnik , vrasje e pêrdhunime !.

      Reply to this comment
  3. Adih September 15, 15:04

    Keqmanaxhimi i pales sone si ne Kosove dhe ketu ne Shqiperi dihet .Por kur ke ne krye te vendit , anti komb ,anti zhvillim ,dhe vetem hajdute qe nuk kane as edhe nje fije te idealizmit ,duhet pa tjeter nderhyrje .Ne populli shqiptar kemi nje shprehje te bukur .Derri do plumb.I jap te drejte deri diku Amerikes me thenien e zotit Grennell…… Ka ardhur koha qe te kemi politikane te tjere ,te rinj ne rajonin tone si ne Kosove dhe ne Shqiperi ,me principe perendimore ,ta kene seriozisht lidhjen e perhereshme me perendimin ,duhet te zbatohet pa tjeter diktati i ligjit , ku fatkeqesisht deri me sot ka ndodhur e kunderta dhe keshtu zoti Grenell do kemi qetesi te perhereshme ne ballkanin perendimor ,e ndryshe ,do jete molle sherri .Mos haroni, Serbet jane anti shqiptare te terbuar ,ku me keqeardhje kane ngulur kthetrat me shume kujdes, jo vetem sot ,por kane degata te tera ne trojet tona ,e kete mos e haroni z Grenell.Po ja u perseris ,qetesia dhe mirekuptimi dhe zhvillimi ekonomik i rajonit ,e bejne vetem politikane te ndergjegjshem dhe me integritet ,e jo me politikane te shitur qe e kane zemren dhe shpirtin me Rusin ,Serbin e Turkun ,dhe vetem me fjale jane me perendimin .Me te zgjuar ju lutem .Mos na lini molle sherri .

    Reply to this comment
  4. George September 15, 15:31

    Qyteti i madh metropolitan Chicago është streha e mbi 500,000 serbo amerikanëve. Kjo është popullsia më e madhe emigruese evropiane këtu! Prandaj Richard Grenell ka deklaruar në nje nga radiot serbe në Chicago se SHBA nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemit te njohjes se shtetit te pavarur te Kosoves nga Serbia. Organizata të ndryshme etnike shtojne se numri i serbo-amerikanëve në New York City, Milwaukee, Pittsburgh, Phoenix,Jackson etj.eshte me shumë se 350,000 vete. Duket. qarte se Trump kerkon votat e serbo-amerikaneve, shqiptaro-amerikanet jane minoritet i paperfillshem ne SHBA….

    Reply to this comment
  5. miku September 15, 17:22

    Z.Trump, ne Kosove do vije me 32 gusht 2022, dhe po erdhi do te vizitoje veriun e Mitrovices, ketu e kishte fjalen Grenell.Z.Grenell thote, mbajeni me shkume qe te zbutet, Presidenti Trump, tek Kosova e ka mendjen tani, ketij i kane thene qe Kosova eshte kufi me Libani dhe Sirine, kur ta marre vesh qe eshte kufi me Serbine do habitet!!

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi September 15, 17:48

    Parti-Enver jemi gati kurdoher! Urraaaa! Ne ju presim zoti Trump megjithe servilin e pas-bythes tuaj, zotin Gre n’ ell. Vizionet tuaja ekonomike mund te zbatohen edhe tek ne! Urraaaa!

    Reply to this comment
  7. Gjakovaret September 15, 20:59

    Po po, e presim ne gjakove me gjithe qef!

    Reply to this comment
  8. KOKEPALARI September 16, 14:17

    JU OFRONI NJE M..T TE MODH. JUVE VETEM BENI RREMUJE NGADO QE VENI DHE KU SHKEL KEMBA JUAJ NUK MBIN ME BAR!!
    JUVE PO NA BENI TA QAJME ME SHAMI ENVER HOXHEN !!
    VETEM AI JAU TREGOI DEREN JUVE !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim