Trump shkarkon kryeprokurorin, ishte në shënjestër prej “russiagate”

November 7, 2018 22:54

Trump shkarkon kryeprokurorin, ishte në shënjestër prej “russiagate”

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions është shkarkuar nga presidenti Donald Trump.

Sessions, një ndër mbështetësit e parë të presidentit Trump në 2016, ka qenë nën shënjestrën e presidentit prej muajsh, që kur ka deklaruar abstenimin në hetimet mbi Russiagate.

Zgjedhja e abstenimit u krye prej faktit që Sessions i kishte fshehur Senatit përgjatë fazës së emërimit të tij, takimet e tij me ish-ambasadorin rus në SHBA përgjatë fushatës elektorale të Trump.

Session në atë periudhë punonte për Trump në pozicionin e senatorit. Ai ia ka dorëzuar dorëheqjen shefit të stafit te Shtëpisë së Bardhë, John Kellyt. Largimi i Session ngre jo pak dyshime mbi të ardhmen e punës se Robert Mueller, prokurorit special të emëruar nga Rosenstein, për të hetuar mbi ndërhyrjen e presupozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe mbi marrëveshjet e fshehta të fushatës së Trump me Moskën.

Emërimi i shefit të ardhshëm te drejtësisë do duhet të aprovohet në Senat, i cili kontrollohet ende nga Republikanet. Presidenti Trump ndërkohë, në një postim në Twitter falenderon Prokurorin Session për shërbimet e tij dhe i uron më të mirat.

 

v.l/ Dita

November 7, 2018 22:54
Komento

2 Komente

  1. USA Today November 8, 17:28

    Trump nje idiot noterik. E shkarkoi Session nje nga mbeshtetesit e tij pasi ai i mbajti duart larg nga “Russiagate” nje patate perveluese qe po i djeg clownit Trump qe kur ka nisur. Agjeni special Robert Muller ka proceduar gjithe njerezit e Trump te lidhur me mafian ruse dhe pritet te vazhdoje me tej. Thuhet se rradhen e ka Trump junior (i biri Trump) dhe litari po vjen drejt clownit me orange toupee.

    Reply to this comment
  2. Dulla November 8, 19:31

    Ministri i drejtesise jo kryeprokurori.
    Manjani dhe jo Llalla

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*