Trump thyen heshtjen për skandalin: S’kam paguar për seksin

April 6, 2018 12:12

Trump thyen heshtjen për skandalin: S’kam paguar për seksin

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për një pagesë prej 130.000 dollarësh amerikanë që avokati i tij personal ia ka bërë një aktoreje të filmave pornografikë – e cila thotë se ka pasur një lidhje intime me të.

I pyetur nëse ka qenë i informuar për pagesën që i është bërë Stormy Daniels, Trump ka thënë “jo”, raporton CNN.

Trump ka folur para gazetarëve, të enjten, në bordin e avionit presidencial, Air Force One.

I pari i Amerikës ka thënë se nuk e di përse avokati i tij shumëvjeçar, Michael Cohen, e ka bërë këtë pagesë, apo se ku i ka marrë ai paratë.

Daniels thotë se ka bërë seks me presidentin në vitin 2006, dhe se është paguar si pjesë e një marrëveshjeje për të heshtur rreth rastit – të cilën ajo po përpiqet ta shfuqizojë.

Përfaqësuesit e presidentit më herët kanë mohuar se Trump dhe Daniels kanë qenë dashnorë.

l.h/ dita

April 6, 2018 12:12
Komento

2 Komente

  1. Fadil April 6, 15:08

    Amerika “tempull i demokracisé” apo tempulli i kurvérisé?!

    Reply to this comment
  2. Fat man April 6, 17:20

    Kjo kurva Storm-y e filmave me pulle te kuqe, nuk eshte kujtuar ca si shpejt per pallimin qe i ka bere babai i hypsave te kurvave zotnia e tij Trump?
    Kane kaluar 12 vjet nga ai pallim dhe kjo e mban mend mire me imtesi se si ka ndodhur (ka qene e virgjer tek vrima e veshit), megjithese cdo dite ngrihet zgupthi nga 20 hamshore ku edhe makina llogaritese nuk ka hapesire per te treguar numrin e “qokave”. qe ka bere kjo “zonje” ne 12 vjet.
    Nje gje nuk sqaron kjo baxhelle, Trump e ka perdhunuar apo i eshte veteafruar per ti kapur ndonje $ dhe pas 12 vitesh kern “virgjerine”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*