Trump uron Thaçin për 12-vjetorin e Pavarësisë: E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme

February 14, 2020 16:25

Trump uron Thaçin për 12-vjetorin e Pavarësisë: E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka uruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për 12-vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Në një telegram të bërë publik nga presidenca, është thënë se “ lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

“Ju dëshirojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat”, është thënë në telegram.

Presidenti Trump ka përgëzuar Kosovën edhe për zgjedhjet e mbajtura në muajin tetor, raporton REL.

“E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në telegramin e presidentit Trump.

l.h/ dita

February 14, 2020 16:25
Komento

1 Koment

  1. dardan I February 14, 19:22

    Nuk do te kete ndryshim kufijsh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim