Trump: Zgjedhjet e nëntorit mund të manipulohen

August 2, 2016 12:33

Trump: Zgjedhjet e nëntorit mund të manipulohen

Kandidati republikan për president Donald Trump ka deklaruar se zgjedhjet e nëntorit që do të mbahen në SHBA, mund të manipulohen. Gjatë një mitingu të mbajtur në Columbus, Ohio, Trump theksoi se kishte dëgjuar edhe më shumë, duke shtuar se gara do të ishte e padrejtë.

Mirëpo, ai nuk dha ndonjë prova apo fakt konkret në lidhje me këtë akuza të bëra. Gjithashtu këto pretendime ai i  përsëriti edhe në një intervistë për “Fox News”.

“Më 8 nëntor do të ishte mirë që ne të tregoheshim të kujdesshëm, pasi zgjedhjet do të manipulohen”, u shpreh ai.

Këto deklarata vijnë në mesin e kritikave ndaj tij, pas ofendimit që ai bëri për prindërit e një ushtari mysliman.

August 2, 2016 12:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*