Trupi i gjetur në brigjet italiane dyshohet të jetë i avokatit të zhdukur shqiptar

November 18, 2017 16:36

Trupi i gjetur në brigjet italiane dyshohet të jetë i avokatit të zhdukur shqiptar

 

Një trup i pajetë i gjetur para pothuajse dy javësh në brigjet e Pulias në Itali dyshohet të jetë i avokatit të zhdukur shqiptar, Besnik Muço.

Sipas medias italiane, prokurori i Maceratës ka kërkuar testin e ADN-së për kufomën e gjetur në det, më 6 nëntor në Castro, provinca e Lecces.

Dyshimet janë se trupi mund t’i përkasë Besnik Muços, avokatit shqiptar i cili u zhduk më 2 nëntor, pasi ishte nisur me një traget nga Durrësi drejt Barit.

Për rreth pesëmbëdhjetë vjet avokati kishte jetuar në Macerata, ku janë ende gruaja dhe dy fëmijët e tij.

Gruaja e tij kishte raportuar zhdukjen e Muços te karabinierët e Maceratës.

Megjithatë, në Shqipëri u hap një dosje për rrëmbim.

Trupi i gjetur në bregun e Pulias më 6 nëntor ende nuk është identifikuar, ndërkohë raportohet se nuk ka persona të zhdukur në zonë.

Trupi është gjetur nga autoritet italiane një ditë më përpara, por nxjerrja e tij është bërë e mundur vetëm në datën 6 nëntor për shkak të stuhive të forta.

November 18, 2017 16:36
Komento

1 Koment

  1. mirel November 18, 16:49

    Eshte hedhur nga trageti. Shikoni mire videot e tragetit kush e ka ndjekur.
    Ngushellime familjes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*