Truproja hero shpëton Lulzim Bashën, episodi që u shpëtoi mediave

July 9, 2016 18:32

Truproja hero shpëton Lulzim Bashën, episodi që u shpëtoi mediave

 

Jo vetëm që ka konkurruar denjësisht me ngjarjet më të rënda të kronikës dhe politikës globale, por ka zënë vendin e parë akti heroik i njërit prej bodigardëve të kreut të opozitës shqiptare Lulzim Basha, drejtuesit të Partisë Demokratike.

Gojët e Liga mësojnë se fjala është për një ngjarje okulte të ndodhur para dy ditësh, me protagonist rojen Nusret Çakërrqejfi. Episodi i pazakontë gjatë një konference për shtyp të zotit Basha, vuri në provë gadishmërinë maksimale dhe profesionalizmin e trupës së sigurisë të kreut të opozitës, të ngarkuar nga kushtetuta për mbrojtjen e kryeministrit të ardhshëm nga çdo lloj rreziku. Gojët e Liga mësojnë se konferenca kishte si kryefjalë shndërrimin e Shqipërisë në superfuqi rajonale të përpunimit të vajit të balenave, sapo PD-ja të merrte pushtetin.

Eventi ishte duke shkuar mirë, kur djaloshi syzi, vetullzi e shpatullgjerë i veshur me një kostum të lirë basme, pikasi një iniciativë të dyshimtë tek gazetari tendencioz Xhebrail Esfeli. Ky i fundit sapo kishte nisur artikulimin me zë të një pyetjeje të poshtër dhe të ndyrë në adresë të Bashës, lidhur me reformën në drejtësi, një pyetje që shënjestronte direkt kryetarin e pambrojtur dhe tejet të ekspozuar të PD-së.

Truproja dale ne rrezen e pyetjes se poshter

Truproja dale ne rrezen e pyetjes se poshter

“Unë bëra vetëm detyrën”, tha modestisht Çakërrqejfi, i cili u hodh menjëherë në rrezen e pyetjes goditëse mes gazetarit dhe Bashës, dhe në vijim e neutralizoi provokatorin, “do ta bëja përsëri, në çdo kohë. Ne për këtë jemi stërvitur”.

Sipas shefit të sigurisë në PD, Mustafë Xhevdeti, kohët e fundit gazetarët po bëjnë shumë tentativa për të goditur me pyetje të fëlliqura (që për më tepër, kanë edhe pikëpyetje në fund), imazhin dhe cënuar figurën e brishtë të Lulzim Bashës, “por të gjithë ne jemi të trajnuar për t’u përballur edhe me këtë lloj të ri sulmi”.

Një intervistë të plotë të tij e gjeni në faqen e njohur kapsi.hal, të dy gazetarëve emrat e të cilëve kanë njëri një M më shumë se tjetri.

Mësohet se megjithë disa dëmtime të vogla nga kërcimi për t’i dalë pyetjes përpara, bodigardi Çakërrqejfi është rikthyer në detyrë, ndërsa provokatori Esfeli na la shëndenë në vendngjarje, pasi u neutralizua me 176 plumba të truprojeve, forcave të policisë, deputetëve të PD, snajperave të instaluar në pika strategjike dhe agjentëve të inteligjencës të maskuar si gazetarë. Në fund trupi i mistrecit u godit edhe me një hamburger gjysmë të përdorur, nga një zonjë anonime.

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Pra, ngjarjet e përshkruara bën vaki që edhe nuk ndodhin

July 9, 2016 18:32
Komento

3 Komente

  1. Mark uk July 11, 09:08

    Ne komunizem ishte nje parull gati kudo e sidomos te zeri i popullit:Proletar te gjith vendeve bashkohuni.Tani eshte nje tjeter.Gojet e kqija mblidhuni te zyrat e ish koministve.Kjo u zbatue menjeher se aty jan jo vetem gojt e kqija,po edhe njerzit ma te liq te vendit.

    Reply to this comment
  2. Miku July 11, 14:02

    Sa tw rrojmw c’nuk do dwgjojmw!?
    Aferim..Autorit sa personazhit.
    Dwshirw miku…
    Sa tw marrw pushetin “lala”
    dekoratwn mw tw larte
    Ke nga Saaa-la.

    Miku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*