Truri i psikopatëve punon ndryshe

July 6, 2017 15:41

Truri i psikopatëve punon ndryshe

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se truri i personave me çrregullime psikotike punon ndryshe nga ai i shumicës së njerëzve përsa i përket pritshmërisë ndaj sjelljeve.

Anadolu Agency citon  një artikull të publikuar në revistën “Neuron”, sipas të cilit janë analizuar skanimet e MRI-it të 49 të burgosurve me personalitet psikopatik për të kuptuar pse marrin vendime të cilat i çojnë në sjellje antisociale dhe të dhunshme.

Menaxhuesi i hulumtimit, Dr. Assoc. Josh Buckholtz thotë se pasi janë analizuar skanimet është gjetur se truri i ndividit me personalitet psikopatik u jep prioritet ë madh reagimeve të çastit dhe mënjanon pasojat që mund të vijnë në të ardhmen e afërt nga veprimet e rrezikshme.

Pra ai minimizon në mënyrë shpesh fatale rrezikun dhe frikën që shfaqen menjëherë te njerëzit e zakonshëm në rast të devijimit të situatave sociale.

July 6, 2017 15:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*