Truri ka një orë që etiketon kohën e eksperiencave!

August 30, 2018 22:54

Truri ka një orë që etiketon kohën e eksperiencave!

 

Në tru fshihet një orë biologjike që etiketon eksperiencat tona të përditshme, duke i shënuar me orën që kanë ndodhur dhe duke i pozicionuar me rend kohor pak a shumë sikurse ndodh në “Instagram” kur publikohen “story”, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature” nga studiuesit norvegjezë të “Kavli Institute for Systems Neuroscience”, të drejtuar nga Edvard Moser që në vitin 2014 fitoi çmimin Nobel të Mjekësisë falë zbulimit të “GPS-së” së trurit.

Kjo orë biologjike, në këtë mënyrë arrin të krijojë perceptimi subjektiv të kohës, falë një rrjeti neuronesh që ndodhet në të ashtuquajturën “kore entorinale anësore” që ndodhet pranë zonës së trurit që rregullon perceptimin e hapësirës.

“Sot kemi një kuptim të mirë të mënyrës se si truri përpunon hapësirën, ndërkohë që njohuritë për kohën janë më pak koherente”, shpjegon Moser.

Për të mbushur këtë hapësirë, studiuesit norvegjezë kanë monitoruar aktivitetin e trurit të minjve të laboratorit, duke arritur të regjistrojnë për herë të parë një sinjal të fortë, që vjen nga thellësia e trurit, që është në gjendje të kodifikojë kohën.

“Këtë sinjal e prodhon një qark neural që i vendos një etiketë kohore ngjarjeve dhe i vendos sipas një rendi në një eksperiencë”, thekson fituesi i Çmimit Nobel.

“Ky studim tregon se si truri gjeneron ndjenjën e kohës kur përjetojmë një ngjarje. Ky qark nuk e kodifikon kohën në mënyrë eksplicite, por kryesisht mat kohën subjektive që rrjedh nga fluksi i eksperiencës”, shton autori kryesor i këtij studimi, Albert Tsao.

Duke modifikuar aktivitetet e zhvilluara, ose vetë përmbajtjen e kësaj eksperience, është e mundur që të ndryshohet sinjali kohor që lëshohet nga kjo orë, duke modifikuar kështu edhe perceptimin subjektiv të kohës.

a.s/dita

August 30, 2018 22:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*