Trushpëlarja dhe fanatizmi fetar, një rrezik real për qytetarët tanë

July 9, 2020 23:59

Trushpëlarja dhe fanatizmi fetar, një rrezik real për qytetarët tanë

Nga Fatos Tarifa

 

Pjesa I

Asnjëherë nuk e kam kuptuar përse në periudhën e socializmit dhe të ateizmit shtetëror në Shqipëri nuk u përkthyen e nuk u botuan në shqip dy prej veprave më të njohura të Bertrand Russell-it: pamfleti i tij Pse nuk jam i krishterë (Why I am Not a Christian), botuar në vitin 1927, dhe libri i tij Feja dhe shkenca (Religion and Society), botuar më 1935. Këto dy vepra, ndër shumë të tjera, si pjesë e krijimtarisë së jashtëzakonshme të këtij matematicieni dhe filozofi të shquar, i dhanë atij, në vitin 1955, Çmimin Nobel në Letërsi (diçka krej unike deri më sot), si një kampion i “ideve humaniste dhe i lirisë së mendimit”. Nëse për regjimin komunist në Shqipëri Bertrnad Russell nuk ishte veçse një “filozof borgjez”, këto dy vepra të tij, madje e gjitha krijimtaria e këtij njeriu të madh, duhej tu ishin bërë të njohura në shqip lexuesve shqiptarë fill pas ndryshimit të sistemit politik. Për të rinjtë e sotëm dhe për këdo që lexon anglisht, ato janë lehtësisht të aksesueshme në Internet dhe unë ua rekomandoj fort që t’i lexojnë. Në Shqipëri, sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për racionalizmin dhe humanizmin që ushqejnë dhe frymëzojnë filozofia e Russell-it dhe e mendimtarëve të ngjashëm me të.

Zoti nuk ekziston dhe askush nuk lind me idenë e tij

Për këdo që i lexon këto radhë, e them hapur qysh në fillim se unë jam ateist. Si i tillë, ndryshe nga çdo besimtar që, njëlloj si unë, ka lindur edhe ai “ateist”, pra pa idenë e Zotit, por është rritur si një besimtar, unë kam lindur dhe jetoj pa besuar te një fuqi e mbinatyrshme. Tek unë dhe për mua, si individ, Zoti nuk ekziston dhe as është i domosdoshëm për ekzistencën, për sigurinë dhe për mirëqenien time.

Unë besoj, gjithashtu, se çdo fëmijë duhet lënë të rritet e të zhvillohet intelektualisht pa ushtruar mbi të asnjë presion që do ta detyronte atë të besojë në këtë ose në atë fe. Në këtë çështje, unë bashkohem me pikëpamjen që shpreh Richard Dawkins se të rritësh një fëmijë si katolik (unë do të shtoja çdo denominacion fetar), është një “formë abuzimi ndaj fëmijës”, pasi feja i pengon fëmijët që të marrin një arsimim racional. Nga ky këndvështrim, unë e kam kundërshtuar vendosmërisht disa vite më parë―dhe e kundërshtoj po aq fort sot―idenë për të futur në shkollat tona mësimin e fesë, pasi besoj në atë që thotë Bertrand Russell se shkolla, qysh nga fillimi, duhet t’i mësojë fëmijët që “të mendojnë, jo që të besojnë”.

Një ngjarje tragjike në Tiranë

Shkas për t’i shkruar këto radhë u bë një ngjarje shumë e trishtuar në Tiranë disa ditë më parë, kur një nënë dhe vajza e saj u gjetën të vetvrara në shtëpinë e tyre për shkaqe dukshëm të lidhura me besimet e një sekti fetar. Fillimisht u tha se ato bënin pjesë në kishën “Dëshmitarët e Jehovait”, por një zëdhënës i kësaj kishe në Tiranë e mohoi këtë. Më pas u tha se përgjegjës për tragjedinë e asaj familjeje janë pjesëtarët e një sekti tjetër fetar, i quajtur “Kulla e vëzhgimit” (Watchtower), kur, në fakt, ky është thjesht një tjetër emër për “Dëshmitarët e Jehovait”. Më vonë u tha se ato ndiqnin Kishën Ungjillore. Kjo e fundit konfirmoi se viktimat kishin qenë për disa vite me radhë ndjekëse të kësaj kishe, por ishin larguar prej saj rreth pesë vite më parë. Supozimi i fundit, gjithnjë sipas medias, është ai që e lidh vetflijimin e tyre me një tjetër kult fetar, siç është ai i quajtur “Scientology”. Asgjë nuk dihet ende me siguri. Hamendjet vazhdojnë, siç vijon edhe odiseja e kërkimit të gjurmëve fetare të kësaj tragjedie dhe unë shpresoj që, herët ose vonë, prokuroria do të hedhë dritë mbi të vërtetën.

Ajo që mund të thuhet me siguri, sidoqoftë, është se, pavarësisht emrit të kishës apo të sektit ose të kulti fetar që mund t’i përkisnin vajza dhe nëna e asaj familjeje, siç dëshmohet edhe nga tekstet fetarë që janë gjetur në banesën e tyre, nga mënyra e jetesës dhe nga motivet e mënyra se si ato u vetflijuan, është se vdekja e tyre ka lidhje me besimin e tyre fetar. Ky është thjesht një rast më shumë që dëshmon rrezikshmërinë e besimit të verbër në një dogmë fetare dhe në praktikat e sekteve apo të kulteve ekstremistë të lidhur me fe të caktuara ose të derivuar prej tyre.

Redaksia e gazetës Dita më kërkoi një opinion mbi atë se çfarë i shtyn disa njerëz që t’u bashkohen sekteve të ndryshëm fetarë, të cilët nuk kanë ekzistuar në Shqipëri, por janë importuar te ne pas viteve 1990. Duke e pranuar ftesën e kësaj redaksie, më duhet të them qysh në fillim se ky subjekt nuk është territori im, ndaj edhe nuk pretendoj t’i jap një shpjegim shterues kësaj çështjeje. Sidoqoftë, me këtë rast më jepet mundësia që, jo vetëm të informoj e të sqaroj sa mundem lexuesin mbi rrezikshmërinë shoqërore që paraqesin sekte dhe kulte të tillë për qytetarët tanë, por edhe të shtjelloj, ose të ritheksoj disa nga pikëpamjet që kam argumentuar edhe më parë lidhur me rolin e fesë në shoqëri dhe rrezikshmërinë shoqërore që paraqesin dogmat e saj dhe besimi i verbër në të.

Roli i fesë dhe praktikat e saj në balancë

Edhe më parë kam vënë në dukje se, duke qenë përgjithësisht një forcë regresive në histori, në periudha të caktuara të zhvillimit të qytetërimit feja ka luajtur një rol pozitiv dhe ka dhënë një kontribut të veçantë. Jürgen Habermas vë në dukje rolin e saj të rëndësishëm në lëvizjet për paqe, për të drejta civile e njerëzore dhe për mundësi të barabarta zhvillimi. Të tilla kanë qenë, fjala vjen, lëvizjet kundër skllavërisë në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara, influenca që fetë e vogla protestante kanë pasur në një varg lëvizjesh sociale gjatë shekujve të 18-të dhe 19-të, përfshirë edhe ato që u frymëzuan nga pikëpamje demokratike.

Mund të përmendim, gjithashtu, rolin që ka luajtur spiritualizmi (edhe pse jashtë ortodoksisë religjioze) dhe marrëdhëniet e tij me Romanticizmin, Socializmin utopik dhe Humanizmin, si dhe rëndësinë që kanë pasur motivet dhe praktikat organizative fetare në një varg lëvizjesh sociale gjatë shekullit të 20-të në Europë, në Shtetet e Bashkuara dhe në vende e rajone të tjerë të botës. Nga ky këndvështrim, mund të thuhet se historia e sekularizimit të shoqërisë moderne ka qenë dhe është jo vetëm historia e rënies së rolit të fesë, por edhe një histori e rritjes së angazhimeve të saj në projektet transformuese të kësaj jete tokësore.

Po kështu, askush s’mund ta vërë në dyshim faktin që, për shekuj me radhë, bota arabe ka qenë në ballë të qytetërimit dhe të arritjeve të tij. Për pesë shekuj me radhë pas Muhamedit, arabët, përveçse ushtrarakisht dhe ekonomikisht, e dominuan botën edhe kulturalisht në një mënyrë po aq tërësore sa edhe Europa dhe Amerika kanë dominuar në këta 250 vitet e fundit. Krijimi i një hapësirë kulturore poliglote e të diversifikuar nga pikëpamja fetare në të gjitha provincat e Kalifatit arab krijuan një qytetërim multietnik, multiracor dhe, madje, ndërkontinental, i cili tërhoqi shumë nga intelektualët, filozofët dhe shkencëtarët më të shquar të asaj kohe. Të paprivuar për shkak të përkatësisë etnike dhe besimit të tyre fetar, ata do të gjenin në Bagdad e në Kairo lirinë e nevojshme intelektuale, e cila, në atë kohë, mungonte në Europë, për të eksploruar përtej kufijve të njohur të dijes dhe për të ringjalluar nga thellësitë e shekujve filozofinë, letërsinë klasike dhe shkencën e lashtë përmes përkthimeve të teksteve të Aristotelit, të Platonit, të Pitagorës e të Hipokratit.

Në shekujt e 10-të dhe të 11-të, ndërsa Europa lëngonte nën pushtetin absolut të Kishës Katolike dhe të obskurantizmit mesjetar, Spanja e Jugut, nën Kalifatin arab, gjithashtu njohu një rilindje letrare të shkëlqyer dhe një zhvillim kulturor të paparë deri atëherë. Krahas Bagdadit dhe Kairos, Kordova, e cila dikur kishte qenë pjesë e Perandorisë Romake, u bë në atë kohë jo vetëm kryeqyteti mysliman i Spanjës, por edhe një qendër e madhe dhe shumë e rëndësishme e kulturës, e filozofisë dhe e shkencës në krejt botën arabe.

Çfarë vura në dukje më sipër, sidoqoftë, nuk duhet të na bëjë të harrojmë rolin regresiv të fesë dhe krimet e shumta që janë kryer përgjatë historisë së njerëzimit në emër të saj dhe as të mbyllim sytë përballë rreziqeve që vijnë nga fanatizmi dhe fondamentalizmi fetar i çdo lloji. Burimet historike njoftojnë, fjala vjen, se miliona gra e vajza janë djegur të gjalla në Mesjetë dhe deri në fillim të shekullit të 18-të nga Kisha Katolike, sepse konsideroheshin “shtriga”, gra nimfomaniake, që kishin aftësinë të zhvillonin dhëmbë në vaginat e tyre—vagina dentata—për të kastruar meshkujt, një arsye kjo, ndër të tjera, që shpjegon gjuetinë e tmerrshme dhe djegien e tyre për shekuj me radhë. Po kështu, në Mesjetë, rreth 300 mijë njerëz janë dënuar e burgosur nga Inkuizicioni dhe rreth 6 mijë prej tyre janë ekzekutuar.

Nga ana tjetër, për shekuj me radhë, xhihadistët islamikë kanë marrë jetën e miliona njerëzve në emër të fesë së tyre. Anëtarë të kultit fetar Thagi në Indi, origjina e të cilit daton në shekullin e 14-të, mendohet se kanë vrarë rreth 2 milionë njerëz. Në emër të fesë së tyre, budistët në Burma, për një kohë të gjatë kanë sakrifikuar mijëra jetë njerëzish, derisa ceremonitë e flijimit në atë vend u ndaluan me ligj. Edhe sot e kësaj dite, sektarizmi fetar në këtë vend (dhe në shumë vende të tjerë) mbetet një problem i madh. Në vitin 2012, grupe sektarë budistë në Burma vranë mbi 200 myslimanë dhe dogjën mijëra shtëpi.

Një ndër praktikat me bazë kulturore e fetare më mizore në shumë vende të botës vazhdon të jetë gjymtimi i organit gjenital (clitoridestomy) te vajzat në moshë nga 5 deri në 15 vjeç. Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se, në ditët tona, më shumë se 200 milionë vajza dhe gra—në 30 vende të Afrikës, të Lindjes së Mesme e të Azisë—jetojnë me pasojat e gjymtimit të organit të tyre seksual.

Kultet fetarë dhe rrezikshmëria e tyre

Në ditët tona, krimet në emër të fesë, ose të motivuar nga besime fetare lidhen jo aq me fetë e mëdha tradicionale, por kryesisht me ekzistencën e sekteve dhe, sidomos, të kulteve fetarë ekstremisht irracionalë e të dhunshëm. Këta sekte dhe kulte dallojnë shumë nga fetë tradicionale dhe doktrinat e tyre, por dallojnë edhe më tepër prej njëri-tjetrit në shumë drejtime, përfshirë edhe shkallën e rrezikshmërisë dhe veprimtarinë kriminale të tyre. Disa prej tyre janë mjaft të njohur në popullsinë dhe për institucionet e vendeve ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre, si dhe në vende të tjerë; kulte të tjerë, të cilët nuk kanë një shtrirje të gjerë rajonale ose globale, janë fare pak ose aspak të njohur për shumicën e njerëzve, por jo më pak të rrezikshëm.

Ashtu si sektet, edhe kultet fetarë nuk janë një dukuri e re. Edhe pse ekspertët dhe studiuesit e sotëm të kulteve shpesh nuk bien dakord mbi atë se çfarë ekzaktësisht e bën një grup njerëzish një kult, ose nga se dallojnë kultet nga sektet fetarë, është dëshmuar se kultet kanë ekzistuar qysh nga koha kur njerëzit nisën të ndajnë masivisht me njerëz të tjerë dhe të përhapin në shoqëri idetë, pikëpamjet, paragjykimet dhe praktikat e tyre. Nuk është synimi im―dhe as një fushë e ekspertizës sime―të shpjegoj këtu pse dhe si kanë lindur historikisht fetë, sektet apo kultet e ndryshëm fetarë. Këtu vetëm dëshiroj të sjell disa shembuj―të këtyre dekadave të fundit―të cilët dëshmojnë natyrën perverse (që s’ka të bëjë aspak me fenë e vërtetë) dhe rrezikshmërinë e madhe të kulteve si komunitete që, pavarësisht frymëzimit fetar, janë të dhunshëm, në radhë të parë ndaj anëtarëve të tyre.

Në  fillim të  viteve 1970, “Fëmijët e Zotit” (Children of God), një kult fetar që më vonë ndryshoi emrin e tij në “Familja e dashurisë” (Family of Love) dhe më pas në “Familja International” (Family International), u akuzua (dhe u provua fajtor) për përdhunime, burgosje, rrëmbime dhe incest brenda grupit të besimtarëve të atij kulti, të cilët, këta akte dhune i kryenin nën pretekstin e “zgjerimit” të grupit përmes shtimit të numrit të shtatzanive.

Në vitin 1978, në Jonestown, një qytet i vogël në Guajana, 918 amerikanë, anëtarë të një kulti fetar brenda Kishës së Krishterë, i njohur me emrin “Tempulli i Popullit” (Peoples Temple), përfshirë edhe 276 fëmijë, u helmuan në një akt kolektiv vetëvrasës pikërisht për shkak të besimit të tyre fetar.

Në vitin 1984, në një përpjekje që është konsideruar si sulmi i parë bioterrorist në Shtetet e Bashkuara, anëtarë të komuniteteve “Bhagwan Shree Rajneesh” synuan helmimin me bakterien e salmonelës të qindra qytetarëve amerikanë në qytetin Dallas (në Oregon), për t’i siguruar fitoren në zgjedhje kultit të tyre.

Në vitin 1994, 53 anëtarë të kultit “Urdhëri i Tempullit Diellor” (Order of Solar Temple), në Kanada dhe në Zvicër, u vranë ose u vetvranë duke i djegur ndërtesat ku ata vdiqën.

Në vitin 1995, një kult fetar i njohur me emrin “Aum Shinrikyo” (sot “Aleph”) dhe i konsideruar si një “fe e rrezikshme” në Japoni, shkaktoi vdekjen e 13 qytetarëve japonezë dhe plagosjen e rreth 6,000 të tjerëve në metronë e Tokios duke përdorur gazin Sarin.

Në vitin 1997, 39 shtetas amerikanë, anëtarë të kultit “Porta e Parajsës” (Heaven’s Gate), të bindur se Zoti është një alien, u vetvranë me shpresë se, pas vdekjes, trupat e tyre do të transportoheshin me një UFO drejt bishtit të kometës Hale-Bopp.

Kisha e Unifikimit (Unification Church), e krijuar në vitin 1954 në Korenë e Jugut dhe më vonë e përhapur në Shtetet e Bashkuara, është akuzuar për rrëmbimin me forcë dhe “deprogramimin” (lexo trushpëlarjen) e disa qindra anëtarëve të saj, të rektutuar me forcë në atë kishë.

Kulti fetar i quajtur “Kisha e Trupit të Krishtit” (Church of the Body of Christ) i ndalon anëtarët e vet të marrin informacion përmes mediave dhe i pengon ata, kur janë të sëmurë, të vizitohen te mjeku, ose të shtrohen në spital, duke u bërë shkak për vdekjen e shumë prejt tyre.

Shembujt janë të shumtë, por edhe vetëm këta që përmenda më sipër dëshmojnë se njerëz që kryejnë krime të tilla janë të mbrujtur me besime fetare që janë të rrezikshme për shoqërinë. Irracionalizmi dhe vulnerabiliteti ndaj ideve dhe besimeve të caktuara mbi universin, individin dhe shoqërinë mund të çojnë në veprime sektare e të dhunshme.

“Scientology”, një kult irracional dhe i rrezikshëm

Pohimi i mësipërm nuk është thjesht kaq―një pohim―por shpreh një rrezik real edhe për shoqërinë tonë dhe duhet të na bëjë të reflektojmë thellë të gjithëve, si shoqëri dhe si shtet. Dje, në këtë gazetë, u supozua―edhe pse pa asnjë provë serioze―se vetflijimi i një vajze dhe i nënës së saj në Tiranë pak ditë më parë mund të shpjegohet me kontakte të mundshme online të vajzës me kishën e njohur me emrin “Scientology”.

Një mundësi? Ndoshta, por edhe kjo, si shumë mundësi të tjera, mbetet që të provohet dhe kjo detyrë u përket organeve të prokurorise e të rendit. Sidoqoftë, gjej rast të them dy fjalë për këtë organizatë “fetare”, e cila, në fakt, ka të gjitha tiparet e një kulti fetar.

Nuk kishin kaluar veçse disa muaj pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri (ndoshta në vitin 1991 ose 1992), kur ndër të parët misionarë fetarë të huaj që “zbarkuan” në Tiranë ishin ata të Kishës së njohur me emrin “Scientology”. Të rinjtë e sotëm dhe, ndoshta, shumica e prindërve të tyre, mund të mos e dinë këtë fakt, por është rasti ta mësojnë. Çfarë është kjo kishë dhe cila është doktrina e saj?

“Scientology” është krijuar, si një “fe” e re, në Shtetet e Bashkuara në vitin 1954, po atë vit në të cilin është lindur edhe autori i këtyre radhëve. Ajo është, pra, një kishë, ose një fe relativisht e re. Themeluesi dhe ndjekësit e saj besojnë në një marrëzi që tejkalon çdo imagjinatë njerëzore: 75 milionë vite më parë, Xenu, diktatori i një konfederate të galaktikës, solli në planetin Tokë miliarda krijesa të gjalla, të ngjashme me njerëzit, përmes një mjeti fluturues gjigand. Të paralizuar e më pas të ruajtur në antifrizë, trupat e tyre u stivosën në krateret e vullkaneve dhe u shkatërruan përmes shpërthimit të bombave me hidrogjen. Shpirtrat e atyre që shpëtuan u zunë, u futën në një kinema gjigante dhe u detyruan të shihnin filma për rreth një muaj, duke implantuar në to ide të këqia, si Katolicizmi. Pas kësaj, këta shpirtra u larguan për t’iu bashkuar trupave që kishin mundur t’u mbijetonin shpërthimeve. Njerëzit e sëmurë prej këtyre shpirtrave mund të diagnostifikohen vetëm me anë të mjeteve të veçantë që masin elektricitetin në lëkurë.

Kjo është me pak fjalë e gjitha. Dhe disa miliona njerëz anë e mbanë kësaj bote në të cilën jetojmë sot e besojnë këtë marrëzi. Shumica prej jush, jam i bindur, mund të pyesin: si është e mundur? Përderisa miliona njerëz e besojnë këtë fabul të mistershme, duhet të ketë arsye që e bëjnë këtë të mundur. Nuk e di nëse ka edhe në Shqipëri njerëz që e besojnë këtë (ndoshta vajza në fjalë u bë viktimë pikërisht e një besimi të tillë), por di që misionarët e kësaj feje nuk qëndruan gjatë në vendin tonë, por u larguan shpejt dhe një kishë e tillë nuk është krijuar në vendin tonë (ajo vepron në Kroaci, në Slloveni dhe në Maqedoninë e Veriut, por jo në vendet e tjerë të rajonit tonë).

Në fakt, “Scientology” nuk është një fe në kuptimin tradicional të fjalës, por një kult i rrezikshëm, që pretendon se është një fe e re dhe vepron si të ishte e tillë. Si çdo kult, “Scientology” është një kult fetar opresiv jo ​​vetëm ndaj kritikëve të tij por, në radhë parë, ndaj vetë të anëtarëve të tij. Ndër mënyrat kryesore me të cilat ky kult ushtron kontrollin e vet shumë të rreptë ndaj anëtarëve të tij janë abuzimi psikologjik dhe emocional me ta, si dhe detyrimi që këta të shkëputen prej njerëzve që nuk bëjnë pjesë në këtë kult.

Nëse një “scientologist” mban lidhje me miq ose me anëtarë të familjes së tij, të cilët janë kritikë ndaj “fesë” së tij, ai urdhërohet që të shkëputet prej tyre dhe të ndërpresë çdo kontakt me ta, në mënyrë që të mos bëhet një “burim i mundshëm i problemesh” për komunitetin e kësaj kishe. Konvertimi në këtë “fe” ose rekrutimi i elementëve të rinj, izolimi i anëtarëve të saj nga ata që mendojnë ndryshe dhe e kundërshtojnë dogmën dhe veprimtarinë e kësaj kishe, si dhe kontrolli i rreptë mbi ta e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë, në mos të pamundur, largimin e anëtarëve të kësaj kishe prej saj (pasi ata janë konvertuar ose rekrutuar në të).

Për rrezikshmërinë që paraqet, në shumë vende “Scientology” është e ndaluar. Në Francë, ajo konsiderohet zyrtarish si një kult, ndërsa në Gjermani konsiderohet si një kërcënim për demokracinë në atë vend. Autoritetet e Hamburgut, madje, në vitet 1992-2010 patën krijuar një komision të posaçëm, të quajtur “Scientology Task Force”, për të monitoruar veprimtaritë dhe publikimet e këtij kulti, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të dhe si një mundësi për ata anëtarë të këtij kulti që mund të dëshironin të shkëputeshin prej tij.

 

(vijon nesër)

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

July 9, 2020 23:59
Komento

30 Komente

  1. Beni July 10, 00:45

    Sa per statistike me shume ka vrare ateizmi sesa fetarizmi. Me shume jane vrare ne Kine dhe Bashkimin Sovjetik sesa ne luftrat e tjera fetare ose jo fetare. Nen udheheqjen e Mao Ce Dunit (atesit si autori) jane masakruar dhe derguar ne kampe miliona njerez. Lexoni edhe librat fetare dhe jo fetare dhe pastaj dilni ne konkluzione por me fakte dhe jo me ndjesi dhe paragjykime.

    Reply to this comment
    • Titi July 10, 02:28

      Idiot, ne rusi dhe kine ka vrare diktatura dhe jo ateizmi! Ateizmi ashtu si teizmi nuk eshte gje tjeter vecse nje status mendor me difernce se teizmi kontrollohet nga te trete kurse ateizmi nuk mund te perdoret per shplarje truri sepse ka ne thelb lirin shpirterore.

      Reply to this comment
      • Rubi July 10, 15:24

        Titi idioti diktatura ne BS dhe Kine drejtohej nga ateiste qe e kishin prioritet luftren kunder fese sepse donin qe te adhuroheshin vete. Lexo pak me shume sepse ateizimi eshte perdorur me shume si frymezim per diktaturat.

        Reply to this comment
  2. Amigo July 10, 01:43

    Trushplarizimi është për tru pa palët.(jo si në figurë me shumë rrudha). I tepërt mund të jetë përgjithësimi i Anisave e Blertave si raste të rëndomta nga fanatizmi fetar e jo si rast i veçuar e i mbyllur në vetvete në vetbesimin e tyre, e e moskomunikimit me botën e jashtme, përfshirë edhe të afërmit që interesoheshin vërtet. Prandaj e zhveshur nga literatura e shkrimet, nuk është as më shumë e as më pak vetvrasje, e që do të duhej të trajtohej si e tillë pa kapsulën e fanatizmin mbështjellës të të gjithëve ne që po e gjykojmë. Hajde ti gjejmë çfarë do të shtynte një nënë e një bijë tjetër në vetvrasje, pa i kthyer faqen tjetër kësaj ngjarje, këtij reagimi e shuplakës që i ka dhënë komunitetin e shoqërisë ku jetonin e jetojmë. E çfarë reagimi/ mekanizmi parandalues duhet të kemi që nesë do të shkruhej në një letër vdekja e ngadaltë të çon më shpejt aty, njëlloj si pirja e duhanit vret, që të mos çojë në vetflijim por mësim.

    Reply to this comment
  3. Xhuxhumaku July 10, 04:15

    Bravo Zoti Tarifa, sa bukur i perdredh fjalet ashtu si ta do nevoja, por harron qe me ca fjale te tuat ke kryer njelloj vetvrasje. Nuk po merrem me te tjerat, po analizoj pak vetem kete paragraf tendin:

    Në fakt, “Scientology” nuk është një fe në kuptimin tradicional të fjalës, por një kult i rrezikshëm, që pretendon se është një fe e re dhe vepron si të ishte e tillë. Si çdo kult, “Scientology” është një kult fetar opresiv jo vetëm ndaj kritikëve të tij por, në radhë parë, ndaj vetë të anëtarëve të tij. Ndër mënyrat kryesore me të cilat ky kult ushtron kontrollin e vet shumë të rreptë ndaj anëtarëve të tij janë abuzimi psikologjik dhe emocional me ta, si dhe detyrimi që këta të shkëputen prej njerëzve që nuk bëjnë pjesë në këtë kult.
    Une po parafrazoj kete paragraph dhe me thuaj a nuk eshte njelloj:
    Në fakt, “Ideologjia e PPSH” nuk është një fe në kuptimin tradicional të fjalës, por një kult i rrezikshëm, që pretendon se është një fe e re dhe vepron si të ishte e tillë. Si çdo kult, “Ideologjia e PPSH” është një kult fetar opresiv jo vetëm ndaj kritikëve të tij por, në radhë parë, ndaj vetë të anëtarëve të tij. Ndër mënyrat kryesore me të cilat ky kult ushtron kontrollin e vet shumë të rreptë ndaj anëtarëve të tij janë abuzimi psikologjik dhe emocional me ta, si dhe detyrimi që këta të shkëputen prej njerëzve që nuk bëjnë pjesë në këtë kult.

    Apo jo? A nuk ta shpelanin trurin, a nuk te thoshin bej autokritike, a nuk e detyronin te ndahej burri nga gruaja, apo gruaj nga burri, kur vjehrri shpallej antiparti, a nuk spiunonte vellai villain. E pra Zoti Tarifa keta na ishin ateistet e PPSH, pjestare te atij kulti te rrezikshem qe per 50 vjet rresht ia mori shpirtin ketij mileti. Ateistet nuk jane me te mire se besimtaret. Rendesi ka te besosh me shpirt ate qe beson e te mos I besh keq as vehtes, as te tjereve.

    Reply to this comment
    • Arberi July 10, 19:51

      ke te drejte XH .

      Ideologjia e PPSH ishte fe pothuaj ne gjithe kuptimin e fjales, po te shkelje normat e moralit komunist (shqiptar) duhet te shkojete sekretari i partise (mundesisht te derdhje lot) dhe te mund te merrje fajlen.

      Ishte i pritshem shkrimi i para nje jave i prof Tarifes , pas zbulimit te ngjarjes se rende, por ky i sotmi duket reagim insistues pas pershtypjes qe la ne opinionin publik ngjarja aq e rende

      Sidoqofte, rasti ne fjale, eshte cilesisht larg raportimit te mediave para ca vitesh kur u njoftua se ne frigorifere gjermane ruhej dhe servirej mish njeriu

      Prof Tarifa e di shume mire se cfare baterie te rende posedon Gjermania kur vjen puna tek fiozofia, (dhe jo vetem aty) dhe nuk dime në se ka dhene ndonje prononcim publik atehere per kete rast , rast produkt i grupit ”te qyteteruar” perendimor….

      Reply to this comment
    • Vedat Shehu July 11, 21:18

      ideologjia e sundimit absolut te nje kulti fetar apo feje cfardo monoteiste ne emer te Zotit. per nga metodat e sundimit ne emer te se mires, eshte enjejte me ideologjine e sundimit absolut te cdo diktatori ne emer te nje ideali apo te nje partie. Por kuptimi shkencor i botes nepermjet njohjes se proceseve dhe fenomeneve te transformimit te materes dhe evolucionin, qe mohon vetevetiu besimin ne shpirtera, engjej, perendi dhe djall, nuk eshte ateizem por dituri, su i diturit Fatos Tarifa, si une dhe te gjithe ata qe besojne tregime me logjike dhe nuk besojne tregime pa logjike. Pra nje i tille, i pavarur ne arsyetimn me logjike konsekuente, nuk mund te quhen ateist, sich i quajne kleriket ata qe dalin nga miresjellja dhe nga normat e marredhenieve familiare, shoqerore dhe ne raport me punen. Diktatoret e sundimit te eger ne emer te Perendise kane qene edhe me absolut se diktatoret komuniste qe imituan Leninin, themelusin e bolshevizmit, te terrorit te kuq anticarist rus qe e quajtu komunizem. Ndaj te besosh apo te mos besosh tregimet me Perendi, Djall, engjej, shentor, eshte njesoj si te besosh apo te mos besosh nje ngjarje qe tregohet per nje hero jashte tregimeve klerikale. Sot demokracia e nje shteti thekson qe askush nuk detyrohet te besoj apo te mosbesoje shkrimet e shnjta dhe ai qe me logjike personale apo shkencore nuk beson tregimet me chudira hyjnore, nuk duhet te ofendohet me noconin “ateist” dmth me termin perbuzes per individe te dale nga udha e se mires qe pretendohet se eshte e Zotit, dhe kur s’eshte ne udhen e te mires, eshte ne udhen e se keqes dmth ka te keqen ne shpirt, gjoja i ka hyre Djalli ne shpirt. Kjo kohe e se mires me Zotindhe se keqes me ateizmin e Djallit ka mbetur per njerezit miope.
      Prof. Dr. Ing. Vedat Shehu, dijetar i pavarur

      Reply to this comment
      • Xhuxhumaku July 12, 15:30

        Zoti dijetar i pavarur ke bere lemsh dy koncepte shume te rendesishme. Sundimi, sic e quan ti, arrihet vetem nga diktatoret politike. Fete, madje edhe kultet, nuk pretendojne sundim absolut mbi te gjihte. Ato kerkojne respektimin e disa normave apo parimeve prej besimtareve te vet. Si shembull tipik i kesaj eshte thenia e Jezusit:”Mbreteria ime nuk eshte ne Toke”, qe shpreh qarte idene se feja e themeluar prej tij nuk kerkon ndonje pushtet mbi toke. Ju kujtoni se jeni i pavarur, sepse cengelin ku jeni varur nuk e shikoni. Askush nuk thote qe “ateistet” jane te ligj. Sa kohe ata jane ne pune te tyre e nuk trazojne njeri le te mos besojne as ne Zot, as ne Djall, as ne Ferr e as ne Parajse. Problemi me ateistet fillon kur vjellin cfare mundin per fene, apo fete.

        Ti meqe qenke edhe Profesor, edhe Doktor, edhe Inxhinier dhe sidomos i pavarur besoj se e di qe egzistenca e Zotit as mund te vertetohet, as mund te hidhet poshte, se paku me mjetet e derisotme. Prandaj edhe te besosh, ose jo ne Zot mbetet ceshtje individuale besimi. QE t’i bie shkurt or zoteri i pavarur, une nuk te quaj ty qe te ka hyre djalli ne shpirt meqe nuk besoke, po zotrote ku e gjen te drejten te quash miop njeriun e mire qe beson ne Zot. Mua me duket se behesh pak pordhac (me fal per shprehjen) kur fillon e gjykon te tjeret nga “lartesia” e jote e pavarur.

        PS. Nuk po them se nuk ka kulte qe abuzojne me besimtaret e tyre, po a nuk me thua ne cilen fushe te jetes nuk gjen maskarenj nga me te ndryshmit qe shfrytezojne naivitetin e njerezve. Ja psh sa para te pavarura le zotrote te Sudja apo tek VEFA? Ne mos le ti, se e kuptove hilen, sic ke kuptuar hilen e feve, sa nga fisi jot lane leshte?

        Reply to this comment
  4. Arben July 10, 04:35

    http://www.gazetadita.al/sondazhi-59-e-shqiptareve-nuk-do-shkojne-me-pushime-kete-vit-mbizoterojne-arsyet-ekonomike/

    Vjen nga feja kjo, jo nga hajduti edroga me kuç e me maç.

    1913 deri sot goditur feja, ngrënë mut me dhëmbë

    Reply to this comment
  5. Kevin July 10, 06:11

    Feja eshte nje zgjedhje personale nuk kuptoj perse ju ateistet kerkoni te inpononi idet tuaja.

    Ti fatos dhe Ata si puna jote jeni ber me fanatik se fanatiket fetar.
    Historia flet me fakte njerzit me gjakatar gjithmon Kan qen ateistet.

    Reply to this comment
    • Arben July 10, 13:34

      Sepse e rrjepin popullin dita dites, dhe duan te krijojne

      alibi.

      (kuptohet ketij i hedhin kocken dhe leh sipas kasetes,

      por pronaret e ketij keshtu veprojne)

      Reply to this comment
  6. Genti July 10, 07:01

    More po leremi trushplarjen dhe fanatizmin fetar juve. Shikoni trushplarjen dhe fanatizmin e qeverise Shqiptare dhe mediave tellalle ne vitin 2020 me mashtrimin Covid-19. Sepse neqeoftese trushpalrja fetare kushtoi 1 apo dy jete, kjo trushplarja tjeter po shkaterron jetet e te gjithe Shqiptareve.

    Reply to this comment
    • Luna2 July 10, 08:50

      Nje djale i ri 20 vjec, duke pare jashte dritares te trenit therriti:
      – Baba shiko, pemet ikin mbrapsht!
      I ati i buzeqeshi, ndersa nje cift qe ishte ulur prane, shprehen perbuzje per sjelljen feminore te 24-vjecarit.
      Dhe papritur djali therriti perseri:
      – Baba shiko, rete vrapojne me ne!
      Cifti qe ishe aty prane nuk duroi me dhe iu drejtuan babait te 20-vjecarit:
      – Pse nuk e dergoni djalin tuaj tek nje mejk i mire?
      I ati buzeqeshi dhe tha:
      – Ate bera dhe tani sapo kthehemi nga spitali. Djali im ishte i verber qe kur lindi, por nga sot mund te shikoje…
      Mesimi:
      Cdo njeri ne kete bote ka historine e tij. Cdo kritike duhet te behet ne baze te njohurive dhe jo te injorances!

      Reply to this comment
  7. Ani July 10, 08:19

    Faleminderit per kete shkrim ish – pedagogu im i filozofise! Kenaqesi t;ju ndjek!

    Reply to this comment
    • gjergji thimio July 10, 10:59

      besoj se ju ka dhene filozofi marksiste-leniniste sic me ka dhene dh mua ne politeknikumin 7nentori ne vitin 79 der 81 me tuta sporti duke luajtur basketboll dhe drejtori Ali Progri nje zoteri i vertete nuk guxonte ti thoshte nje fjale se ishte i biri i Sevo Tarifes

      Reply to this comment
  8. Gjon Kurt Mara July 10, 09:17

    Gjoni 3,16-18
    Në atë kohë, i tha Jezusit Nikodemit: Zoti e donte botën aq shumë sa që i dha Birin e vetëm, në mënyrë që të gjithë ata që besojnë në të të mos humbasin, por të kenë jetën e përjetshme. Në të vërtetë, Zoti nuk e dërgoi Birin në botë për të dënuar botën, por sepse bota shpëtohet përmes tij. Kush beson në të nuk dënohet; por kushdo që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk besoi në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.

    Reply to this comment
    • PSE ? July 10, 18:43

      E si mund te quhesh njeri me mend dhe racional , me keto qe shkruan e beson ti , z. Gjon K. Mara ?!
      A ka njeri normal mbi dhe , qe mund te besoje keto qe thua ?!

      Reply to this comment
  9. Arber July 10, 09:28

    Blablabla, autori nuk duhet te permende faktin qe eshte ateist, pasi nese besojme ne zot eshte,mendoj, e rendesishme. Pse? Sikur ta marrim nga kendveshtrimi human besimi, duke krijuar nje ndjenje frike se Zoti mund ta ndeshkoje, nese i ben ndokujt keq(kot nuk thone frika ruan vreshtin).
    Ashtu si mendoj qe ka shume mekatare qe shkojne ne kisha apo xhamia, mesa duket shpresojne te mjeret se aty do lajne gjynahet qe kane bere!
    Sharlatanet qe marrin atributet e Zotit dhe u shpelajne mire e mire trute njerezve te dobet, te goditur nga fatkeqesite, ky eshte problemi. Keta jane pseudo fetare importi, qe vijne dhe u shpjegojne shqiptareve me perithyes ‘fjalet’ e zotiti. E frikshme eshte se ata permendin gjithmone fjalen fundi i botes dhe dihet efektin me te madh keto fjale e kane tek njerezit e deshperuar, depresuar.

    Reply to this comment
  10. Bravo Profesor July 10, 10:23

    Nje shoqeri e kalbur si kjo e jona zhytet akoma me thell ne batakun e besimeve fetare !Sa me shume injorante te jete nje shoqeri aq me shume lulzojne religjozet fetare !
    Nga me primitivet deri tek ato “moderne”
    Feja eshte nje ideologji manipulative per qeniet njerzore me kapacitet te ulet intelektual !
    Shikoni, ne shqiperi ne pergjithsi po ulet ne progresion gjeometrik Edukimi shkollor i femijve i rinise !
    Ka 40 vjecar me 100 ndoshta me mijra qe nuk kane lexuar asnji liber dhe nuk dine te shkruajn shqip !!
    Marin mesime on line nga imamet !!! nga hoxhet prifterinj ! Injoranca po rritet ne maksimum !
    Kulmi !

    Reply to this comment
  11. Genti July 10, 12:30

    Ju genjen mendja o te mjere. Ata qe ju manipulojne dhe drejtojne kete bote ( Nuk po flas per idiote te shitur tip Trocky ateiste si Tarifa ), besojne dhe jane te perkushtuar te bota spirituale.

    Thjesht ata perdorin ca Ateiste per manipulimin qe ju duhet per kontrollin boteror qe ata kerkojne mbi turmat. Kontroll qe behet i mundur vetem neqoftese turmat zhvishen totalisht nga besimi te krijuesi dhe pertej asaj qe ne perceptojme si jete ne kete kosience momentare ku te gjithe ndodhemi.

    Ata qe qeverisin Boten dhe qe perdorin dhe kete xholin e shitur ish Komunist idiot Tarifa, besojne te Luciferi, nje qenie spirituale. Tarifa eshte nje idiot aparatcik ish komunist, qe perdoret per qellime te caktuara, pa i kuptuar as vete ai.

    Kuote nga Albert Pike nje Mason i grades 33.

    ” We live our little life; but Heaven is above us and all around and close to us; and Eternity is before us and behind us; and suns and stars are silent witnesses and watchers over us. We are enfolded by Infinity.

    Reply to this comment
  12. Arben July 10, 13:40

    zionizmi duhet zhdukur nga faqja e dheut.

    (kutphet qe tosit i kane hedhur ndonje kocke, por e kam

    me pronaret e tosit kete)

    Reply to this comment
  13. Gzim Kulufi July 10, 14:02

    Mos u merzisni, sot kemi fe te reja, si bie fjala, besimi se kemi popuj te zgjedhur te Zotit, besimi se evolucioni nuk ekziston, besimi se uji ne Toke erdhi nga kometat dhe asteroidet, besimi se dinozauret u zhduken 65 milion me pare nga nje astereoid gjigand, etj., te cilat lidhen me besimin se gjithshka-gjithshka-gjithshka vjen nga qielli, se krijesat gjigande u vrane nga Zoti, se pikerisht afer numrave 6, 60, 66, 600, e keshtu me radhe, ndodhin fenomene me vullnetin e dickaje atje lart ne Kozmos. Njeriu duhet te jetoje me frike, me ndjenjen ei vockelsise dhe me besimin se ne toke drejtojne njerezit e caktuar nga Zoti! Biles edhe koronen e tanishme duhet ta shohin si te ardhur nga Zoti, ndonese fenomeni qe po shohim na con me shume ne bindjen se kemi te bejme me viruse te dale nga laboratori.

    Reply to this comment
  14. Irma July 10, 14:57

    Respekte Profesor,

    Artikull I mbrekullueshem, shkrim shume profesional per nje realitet Te hidhur.Faleminderit,
    Ish studentja juaj,

    Irma

    Reply to this comment
  15. mirel July 10, 17:01

    Per ata qe besojne:
    Shikoje vangjelin nga Teksasi si thote, i duhet aeroplani privat, se keshtu e meson bibla..
    https://www.cbsnews.com/news/kenneth-copeland-televangelist-defends-lavish-lifestyle-and-use-of-private-jets-2019-06-04/

    Reply to this comment
  16. Dajti July 10, 18:21

    Kjo qe ka ndodhur me cmimin Nobel per letersi, qe iu dha folozofit Bertrand Russel nuk eshte unike.
    Para tij, nje historian gjerman, Theodor Mommsen, nje nga historianet me te medhenj te te gjitha koheve, autori i kryevepres “Roemische Geschichte” (HIstori e Romes) ende te pa tejkaluar mori nje nga te parat cmime Nobel qe jane dhene ne fushen e letersise.

    Reply to this comment
  17. Sigmar July 10, 18:45

    Nga shumica e komenteve te mesiperme kuptoj se ne Shqiperi besojne te zoti shume me teper se sa ketu ne Suedi ku jetoj prej 24 vjetesh. Shumica dermuese e suedezeve jane ateiste dhe sot perqindja me e larte e besimtareve eshte ne Ameriken latine, ne Afrike dhe ne boten arabe.
    Ku eshte perparimi me i madh ekonomik?
    Ku eshte drejtesia me e mire?
    Ku eshte kriminaliteti me i ulet?
    Ku eshte jeta me e bukur dhe e pasur?
    Ku eshte demokracia e vertete?
    Ne Shqiperi apo ne Suedi?
    Sa e ka ndihmuar besimi fetar perparimin ekonomik dhe kulturor te shqiptareve?

    Reply to this comment
    • Zigfrid July 12, 12:08

      Besimtare ne Shqiperi jane 2 grupe shoqerore:
      1-Te varferit dhe te pa shkollet,qe besojne se feja do ju sjelle fat e mireqenie!

      2-Te pasurit,qe e perdorin fene per…SPORT!

      Te dy keto grupe shoqerore i perdor politika sunduese per te shtypur dhe shfrytezuar shumicen e popullit!

      FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN!
      Kete nuk e kundershton me fakte ASNJERI!

      Reply to this comment
  18. zhapiku July 10, 21:19

    Borgjezia,oligarkia,politika per te terhequr vemendjien popullit nga realitet real,per te larguar vigjilencen e popullit por edhe mbrojiten e esanciales qe,eshte liria e tij,kane ditur si ti fusin ne lufte me njerin-tjetrin ne emer te dogmes qe eshte Besimi.
    Duke e ditur qe injoranca dhe urrejtia dominon ne shpirtin e populli te skllaveruar,hedhin vaj te nxehte ne zjarr me emrin e kultit besimtar.
    Pra populli ne vend qe te perqendrohet ne te perditeshmen qe heq e vuan jo per shkak te dogmes fetare por per shkak te hajduteve dhe kriminelave me kollare dhe me jaka te batrdha,me kostume shik.Nga ata qe jane plehra dhe djaj karshi te madhit,ata qe ju vehtjia qe jane per mbi te madheshtine e universit,nga ata vemjies qe mendojne qe jane ne kete dynja te pavdekshem dhe se kana blere çdo perjetesisht.
    Qe nga ky moment fillon dhe shperthimi i vullkanit padrejtesia por ne nje shenjetser qe zduhet sepse shenjestra qe meriton te meret ne qitjie devijon plumbat vetem ne saje te konflikteve intra religjioneve fetareve.
    Kur dihet mbi kokat tona ke vetem nje te Madh dhe ai eshte po i njejti se per
    Krishteret dhe besimet e tjera.
    Feja e shqipetarit eshte shqipetaria,pikska alternative tjeter.
    Jemi i vetemi Popull ne bote qe se kemi problem bashkejetesen midis besimeve tona,se kemi problem qe nje myslyman te mortohet me nje katolike,apo nje vashe katolike me nje myslyman.
    I vetmi vend ne bote ku muret e kishet jane prane mureve xhamise,ku perballe njera tjetres ngrejne madheshtine e ZOTI.
    Mos bini ne kurthin e satanikeve.
    Populli ka vetem nje armik dhe ky quhet:
    POLITIKA-OLIGARKIA te cilet perdorin çfaredo lloj metode apo strategjie per ta mbajtur Popillin nen xhizmen SKLLAVERI.
    Rujuani nga ata qe ju duket vehtia me te medhenj sa sa pafundesia e universit.
    Larg helmit qe vjedhin satanike politikane apo oligarke qe objektivi tyre eshte vetem nje,perfitim dhe perdorim i popullit ne mamjien e tyre mbi kurrizin e popullit te thyer nga pesha e mjerimit.
    Mendojne dite e nate se çfare strategjie duhet te luajne apo aplikojne per te zhytur POPULLIN ne skllaveri te perjeteshme.
    Konflikti fetar eshte nje nga lojrat e tyre me te lashta,sepse eshte me e lehte ta prkesh tjetrin tek intimiteti i tij,dhe besimi eshte diçka intime dhe personale.
    Shaje dike nga NENA,aty shihet se çafre reaksioni ka,sepse mbi nenen ska;ndaj dhe dhimbjia eshte aq e madhe sa erresohen syte e humbet gjakeftohtesia per te evitiuar te pa evitueshmen derdhjien e urrejties dhe hakmarrjies.
    Ja kush kali i trojes ne duart e politikes per te perçare dhe futur zjarr te perhershem tek POPULLI.
    kurre mos harroni qe keni vetem nje armik qe ju jepni pushtetin per tju futur ne zjarr e terr,e ky armik quhet POLITIKA nen pushtetin e oligarkut qe korrupton dhe degjeron me parane drejtesine e POPULLIT.
    Politika satanike eshte armiku i çdo POPULLI,ndaj shperthejne dhe REVOLUCIONET.
    Ne Shqiperi kultet fetare kane ditur se si te bashkejetojne ne harmoni,ndaj po shpertheu konflikt kulti ta dini qe djalli zi ka hyre ne shqiperi per te fshire njeher e mire nga faqia e dheut,dhe kjo realizon etjien e mijra viteve qe ushqejne komshinjte tane vampira me sherbimet e tyre sekrete por edhe me propaganden helmuese.
    Jini vigjilente dhe mos bini ne kurthin si te djajeve te brendshem qe jane me te rrezikshmit por edhe nga ate qe jargavojne qe ta shohin Shqiperine dhe Shqipetarin ne gjunje dhe te pergjakur.
    Armiku brendshem eshte me i rrezikshem ssa ai i jashtem per aresye se asnjeher ai zdel me fytyren e tij te vertete,sepse ate te jashtim e njohim prej shekujsh.
    Poshte pushtat politikan dhe oligarke qe kerkojne perçarjien dhe vdekjien e KOMBIT SHQIPRI!!!

    Reply to this comment
  19. KOKEPALARI July 11, 07:42

    UNE , une , une
    PO FLET PROFESOR TARIFA !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim