Tryezë donatorësh për mbështetjen afatgjatë buxhetore të sistemit të drejtësisë

March 30, 2016 18:36

Tryezë donatorësh për mbështetjen afatgjatë buxhetore të sistemit të drejtësisë

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj u takua me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin si dhe anëtarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Vasilika Hysi.

Xhafaj vlerësoi qasjen e re të Komisionit duke vënë theksin te nevoja për të bërë reforma reale dhe jo thjesht ligje.

Gjithashtu,Xhafaj vlerësoi procesin e reformës në drejtësi si tepër të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, ndërsa theksoi përgjegjësinë e klasës politike për miratimin e projektit kushtetues si detyrim ndaj pritshmërisë së lartë të qytetarëve dhe interesave të të ardhmes së vendit.

Xhafaj vlerësoi asistencën e dhënë nga ekspertët e EURALIUS dhe punën e palodhur të ekspertëve të huaj krahas atyre vendas, ndërsa i kërkoi Komisionerit Hahn mundësinë e mbështetjes nga Brukseli në hapat e mëtejshëm të reformës dhe veçanërisht lidhur me zbatimin e saj, ngritjen dhe forcimin e institucioneve të reja të sistemit etj.

Ata diskutuan veçanërisht lidhur me procesin e vlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, rolin e BE në këtë fazë të procesit si dhe me nevojën e një tryeze donatorësh për mbështetjen afatgjatë buxhetore të sistemit.

Hahn u shpreh se reforma është e vështirë, por ai është besimplotë se do të japë rezultate pozitive për të ardhmen europiane të vendit.

March 30, 2016 18:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*