Trysnia e Trustit të Gështenjave

July 16, 2017 12:10

Trysnia e Trustit të Gështenjave

 

Bedri Islami

Partia Demokratike lajmëroi se listat e anëtarëve të saj, të cilët do të jenë pjesë e zgjedhjes farsë të kryetarit të përcaktuar, do të jenë një sekret i brendshëm, pra, do të jenë të mbyllura dhe, njëri ndër shkaqet , sipas tyre, nuk mund të bëhen viktimë e gjuetisë së shtrigave nga qeveria e tanishme, që në fakt është edhe qeveria e katër viteve të shkuara.

Duke dashur të venë vetullat e një kronike të paralajmëruar zgjedhore, ata, ndoshta jo edhe aq pa dashje, nxjerrin sytë e një politike, e cila, megjithë fjalët e mëdha për liri e progres, ka mbajtur të mbyllur jo vetëm në sinoret e terrta fatin e një partie politike, por edhe të të gjithë vendit.

Askush nuk e ka fshehur deri tani përkatësinë e tij politike, aq më tepër në një vend pune ku, të gjithë dinë për të gjithë dhe të gjithë e dinë se për cilët ke votuar. Duke dashur të fshehin listën e njëkohësisht të mohojnë se çfarë kanë thënë deri tani për fshesën në administratë nuk qëndron, pra është një e dhënë krejt e rreme, në fakt po përgatitet diçka krejt tjetër, e cila e ka burimin në sulltanatin e Viçidolit, me një vazhdim tek afera fazlliçiane, që ka kapur për fyti këtë pjesë të lëvizjes politike në Shqipëri, për të rimbajtur në pushtetin partiak një figurinë politike, që shumë shpejt, sapo të çirret një herë Plaku, i mbush poturet e ia mbath për në Hollandë.

Partia Socialiste, ndryshe nga sa kishte ndodhur në vitin 2009, kur në opozitë kërkoi të hapen disa nga kutitë ku ishin bërë vjedhjet spektakolare dhe ata u dogjën buzë Erzenit, me urdhrin e skërmitur të shefit të kohës së qeverisë, Berishës, ra e një mendje që pas një kërkese të Idrizit, të hapen jo vetëm kutitë e propozuara prej tij, por edhe të tjera. Si duket nuk kishte asnjë mëdyshje se gjërat kishin qenë të hapura, nuk kishte asnjë lloj droje se pas tyre mund të fshiheshin abuzimet e shitjet dhe në fund, ndershmërisht dëshmoi se e gjithë zhurma e bërë rrëmujshëm, kishte qenë vetëm mbarsja e një mali që polli një mi. Ndryshimi me 5 vota, në mbi 60 kuti, nuk ishte asgjë tjetër veçse pranimi se gjërat kishin rrjedhur normalisht. Por, edhe nëse do të kishte pasur ndryshime thelbësore të numrit të votave, vetë fakti që pranoi pa asnjë hezitim kërkesën e opozitës së para katër viteve dhe të tashme, për të hapur pikërisht kutitë që donin, është shenjë e emancipimi të politikës. Kjo duhet pranuar dhe i bën nder, jo vetëm Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe partisë që drejtoi shtetin në katër vite e do e drejtojë edhe në vitet e ardhshme.

Hapja e jo mbyllja është emancipim. Pranimi i asaj që të kanë mohuar është shenjë e së drejtës. Nëse Rama do të kishte mohuar të drejtën e hapjes së kutive, ai do të na sillte hijen e zgjatur të Berishës në politikën shqiptare. Pra, do të ishte një vazhdim i tij, hermetizëm politik e njerëzor që, veç të tjerave, mund të ndizte mllefet e vjetra e të krijonte të reja.

Nëse qeveria personifikohet me Ramën, atëherë mund të themi se kësaj here kishim para vetes një qeveri të emancipuar dhe një lider, po ashtu, të emancipuar. Bataku paszgjedhor, sidomos në vitin 2009, nuk u përsërit, pasi perceptimi i së drejtës nuk është i njëjtë me vetë atë që ka PD-ja që në gjenezën e saj.

Në të vërtete, ajo që sot ndodh në vetë PD-në, nuk është as një çudi e madhe dhe as një risi e pazakontë. Është thjeshtë ripërsëritje e asaj që jo pa dashje ka ndodhur që në fillimet e saj. Mbyllja brenda vetes dhe vënia e partisë nën kontrollin e një grushti hierarkësh, shumë nga të cilët kanë qenë e janë pjesë e një shërbimi të fshehtë, jo vetëm politik, por edhe goditës, me fillesë që nga koha e Gazidedes, por si një kopje e sigurimit famëkeq e jo vetëm atij, por edhe si një kopje e asaj që ndodhte jashtë kufijve veriorë, është përcjellja e politikës në vetë strukturën partiake.

Sa herë që dikush ka tentuar të dalë nga rreshti, ai është ndeshur me dhunën, e cila fillimisht ka qenë verbërisht harbute, si ndodhi me zotin Selami,megjithëse juridikisht ishte ende kryetar, e si ndodhi më pas me zotin Olldashi, që synonte të bëhej kryetar. Selami në vitin e largët dhe Olldashi në kohën e afërt tentuan atë që nuk ishte menduar, thyerjen e sinorit oligarkik e të fshehtë brenda PD-së, dhe kur u mendua se ata mund të bëheshin të rrezikshëm, njërin, të parin, Selamin, e detyruan të degdiset në Amerikë, ndërsa tjetri, Olldashi, ishte rasti fatkeq i një aksidenti ende nën enigmën e ikjes.

Edhe tani, listat e mbyllura, listat enigmë, që mund të shtohen e të pakësohen sipas dëshirës së Kunatit, janë pjesë e oligarkisë politike, e cila, qoftë edhe nën emrat e rinj, janë përsëri nën trysninë dhe kupolën e Trustit të Gështenjave nga Viçidoli. Pjesa tjetër duket e mbyllur në atë kullë që ngriti Shkëlzeni me paratë e krimit. Dhe nga një kullë e tillë është e vështirë të dilet.

Mund të jesh me emër e të kesh bërë fort me PD-në, kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet përtej saj, të jesh pjesë e Trustit. Kontrolli i partisë me dorën e hekurt të Berishës dihet edhe nga kundërshtarët e tjerë të Bashës. Dihet edhe nga Patozi, i cili, pasi ka qenë pjesë e këtij trusti të politikës, e di forcën e tij dhe, e di po ashtu se, pa, lejen nga lart nuk mund të lëvizet.

Patozi dhe Selami janë njerëz të mençur, pavarësisht se i kanë shërbyer një çështje të prapshtë. Selami edhe mund të ketë harruar forcën e trustit politik të Klanit të Berishës, por Patozi nuk është shkëputur prej shumë kohe nga ai klan. Më saktë, e kanë shkëputur. Nëse do të kishte qenë rishtas deputet dhe në forumet ku ishte, tani do të ishte i heshtur, si shumë të tjerë brenda grupimit të tij.

Në katër vitet e politikës së Bashës në vathën e tyre politike, të gjithë “trimat e trimëreshat” rreth Patozit e jashtë tij, kanë heshtur edhe kur janë shkelur të gjitha normat që rregullojnë jetën e asaj strukture; kanë heshtur edhe kur kryetari i tyre , si i thonë, java tre e ai katër ditë në Hollandë; në raste të veçanta edhe i kanë rrahur shpatullat atij dhe e kanë quajtur modern e perëndimor; broçkullat e tij i kanë shitur për fjalë të mençura, dhe, në fund, ajo që vetë lejuan ra mbi fatin e tyre politik, u kreshpëruan.

Listat e mbyllura, sidomos kur secili e di se me cilën forcë politike je, janë vetëm ajo që duket në jetën e një partie politike e cila, u mendua si e tillë, por që një komunist i vjetër e shndërroi fillimisht në një organizatë militante, si ajo ku kishte qenë vetë, e më pas, në një detashment të çartur, që, edhe për pak gjë, mund të bënin të paqenë.

Nuk ka zare të hedhur në një fushë politike. Kryetari është emëruar, zgjedhjet bëhen për të gjetur edhe një herë kundërshtarët e rinj politikë, për të sunduar më lehtë.

Ballas kemi dy botë të politikës: njërën që lejon të bëhet atë që ia kanë mohuar, hapjen e kutive; tjetrën që edhe vetes ia mbyll të vërtetën.

Ndaj edhe për Ramën nuk ka qenë edhe aq e vështirë të fitojë kaq shumë e të jetë kaq i sigurtë.

July 16, 2017 12:10
Komento

15 Komente

  1. Saco e Vanzetti July 16, 12:57

    Skllever !

    Loja e madhe , e races njerzore qe nga momenti
    qe u Civilizua ka qene gjithmone e njetjte .
    Ishte dhe ngelet e njejte edhe sot .

    Nje lufte e pa Meshirshme ndermjet
    Deshires se ELITAVE per te dominuar
    dhe tentativave te NJEZORVE per te fituar
    ate qe u PERKET .

    keto TENTATIVA kishin dhe kane gjithome nje emer :
    REVOLUCION .

    Ne agimin e shekullit 20 , Revolucionet
    ishin disa tentativa me propocione Historike ,
    qe vetem shqetesuan , me disa incidente
    Elitat gjate udhetimit te tyre ,
    REVOLUCIONET
    Ishin te pergjakshme ,
    dhe PREMTUESE per pak kohe ,
    por
    me vone drejtoheshin nga brenda me forma te Pergjakshme DISPOTIZMI nga te tjera ELITA
    [ ajo francese , Ruse ….]]
    Por me MODERNIZIMIN , per Elitat behet gjithmone e me e veshtire te kontrollojne masat e Plebenjeve .

    Shume pak e dine ,
    qe pjesa me ”” MARKSISTE ”’ NDERMJET SHEKUJVE
    XIX E XX
    ISHTE veri – lindje e AMERIKES DHE nje pjese e IRLANDES .

    Ndodh ne Amerike ” Fermentimi ” i Kllases puntore Socialiste , anark Sindikakistet
    duke shtypur 900 gazeta Revolucionare qe LEXOHESHIN rregullisht puntoret e puntoret .

    Tani ,imagjinoni se si Elitat Kapitaliste ,
    Organizohen per te sghtypur te gjithe kete ,
    Ku u SHKAKTUA lufta civile qe shkaktoje vdekjen e 800.000 personave , dhe Elitat nuk mund te vazhdonin
    qe ta zgjidhnin gjithçka me gjak , per te mbytur Revolucionet .

    Me thjeshte po e shpjegoje :

    Zgjedhin diçka te avashte por MONSTRUOSE ,
    Per te shuar Zerin e klases skllaveruese ,dhe per te ulur ne bythe Rebelet .
    qe eshte ::

    Apatia e mirqenise MINIMALE .

    ””””””””””””” Kush fillon te provoje Individualizmin e vogel te progresit te thjeshte tek Konsumi
    braktis Sakrificat , kurajon dhe mendimin per
    perleshjet SOCIALE ….
    ……… KERKON TE KETE AKOMA ME SHUME ..
    Per mos te foluar per ata
    ”’ Intelektuale ” tajvaniste qe jane klase e mesme .,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
    • korçari July 16, 17:20

      Z.Islami kur nje shkrimtar humbet paanesine ai humbet njeheresh dhe besueshmerine ,pra jeni shfaqur haptas ne mbrojtje dhe justifikim te Like floririt (te cilin populli e njeh me mire)vetem Edi Rama apo ju nuk e njihni kete hajdut me çizme dhe ben mire qe kritikon banden e Salehut&Co por mos harro t’i biesh dhe Like bllokut apo tani presidentit .Nuk mund te kete VETING me nje president te filmuar per korrupsion kjo eshte nje FARSE.Nuk mund t’i varen ujkut melçite ne qafe.

      Reply to this comment
      • arbereshi July 16, 18:41

        Po si mund ti bjeri kjo eshte gazete e LIKE BAKER FLORIRIT

        Reply to this comment
        • Taqi July 16, 19:35

          Arberesh ,
          ti se òu tha e se çu be ti nuk ke marr vesh asgjo .
          Po te jete per ty
          Edvinin duhet ta shpaLLIM te shenjte ?

          Reply to this comment
      • devolliu July 16, 18:54

        Ptu ……..
        more edepsez ,
        ketu e nzorre koken o Zar i peleshit .

        po mire o , Vallke e keqja vjen vetem prej LSI mo ?
        Aman e derman o Derman debili ,
        po tani u kujtove tina ? Kur edvini qeverisi 4 vjet me like floririn ?
        Debil i dashur pe KorQe !
        mos harro Sorosianin Edvin .
        kjo eshte e keqja , dhe jo LEKAT e vjedhur .

        ” Te vrasesh Demokracine mjaftojne te bejme ” pise ” gjuhen
        Eufemizmat dhe SINONIMET jane Helmet .

        Ti si Krap i peleshit nuk mund te kuptosh ,
        JE ME I RTEZIKSHEM SE MARK -UK .

        Hajde kendej nga birra KorQa ,
        te hame ndonje Kernacke vetingu ,
        MADE IN EDI RAMA .

        Saliu e dime se kush eshte ,
        Por tani mesuam se edhe Edvini nuk eshte me i mire se Salia .

        Fasule pllaQi paske ngren u Zarke i peleshit ?
        Po pse o tu mbullte Edi nuk beri kualicion me Lsi e PD ?

        Keta te PS nujk kane vjedhur o Zymbyl ,
        apo kane vjedhur pak ?
        si thua ti , t’ja varim melçite çakallit edvin ?

        Hajer ishalla , O zot na mbro nga Budallenjte .

        Reply to this comment
        • korçari July 16, 20:22

          Devolliu nuk jam mjek te kuroj handikapatin tend (dmth shan e ofendon pa llogjike)ose mund te te le t’a quash me emer tjeter dhe sa per 4 vjet PS-LSI mundet te justifikohet pasi duhet te rrezohej banda Saleh&Co dhe Likja ishte e keqja me e vogel dhe sa per tani llogjikoj se Shqiperia nuk meriton nje president si Like floriri ,dhe sa per “sorosianin”Edi Rama SOVRANI POPULL foli i dha 74 deputete pra duhet t’a mbyllin gojen gjithe hajdutet,maskarenjte,spiunat,injorantet ,tradhetaret dhe devollinjte si puna jote,por megjithate vazhdo te lehesh se nuk ke çben tjeter.

          Reply to this comment
    • mateo July 16, 22:28

      Eh o i ziu Sako…!
      Ke kopjuar nga google kete shkrim dhe na e leshon si kashte per lopet.
      Filozof i madh hiqesh por je nje koqe gomari.

      Reply to this comment
      • Teo July 17, 18:24

        mateo bravo !
        Google shkruan shume per historine .
        Heren tjeter kopjo ti , e te lexojme ….
        .

        Reply to this comment
  2. Saco e Vanzetti July 16, 13:01

    Skllever !

    Loja e madhe , e races njerzore qe nga momenti
    qe u Civilizua ka qene gjithmone e njetjte .
    Ishte dhe ngelet e njejte edhe sot .

    Nje lufte e pa Meshirshme ndermjet
    Deshires se ELITAVE per te dominuar
    dhe tentativave te NJEZORVE per te fituar
    ate qe u PERKET .

    keto TENTATIVA kishin dhe kane gjithome nje emer :
    REVOLUCION .

    Ne agimin e shekullit 20 , Revolucionet
    ishin disa tentativa me propocione Historike ,
    qe vetem shqetesuan , me disa incidente
    Elitat gjate udhetimit te tyre ,
    REVOLUCIONET
    Ishin te pergjakshme ,
    dhe PREMTUESE per pak kohe ,
    por
    me vone drejtoheshin nga brenda me forma te Pergjakshme DISPOTIZMI nga te tjera ELITA
    [ ajo francese , Ruse ….]]
    Por me MODERNIZIMIN , per Elitat behet gjithmone e me e veshtire te kontrollojne masat e Plebenjeve .

    Shume pak e dine ,
    qe pjesa me ”” MARKSISTE ”’ NDERMJET SHEKUJVE
    XIX E XX
    ISHTE veri – lindje e AMERIKES DHE nje pjese e IRLANDES .

    Ndodh ne Amerike ” Fermentimi ” i Kllases puntore Socialiste , anark Sindikalistet
    duke shtypur 900 gazeta Revolucionare qe LEXOHESHIN rregullisht puntoret e puntoret .

    Tani ,imagjinoni se si Elitat Kapitaliste ,
    Organizohen per te sghtypur te gjithe kete ,
    Ku u SHKAKTUA lufta civile qe shkaktoje vdekjen e 800.000 personave , dhe Elitat nuk mund te vazhdonin
    qe ta zgjidhnin gjithçka me gjak , per te mbytur Revolucionet .

    Me thjeshte po e shpjegoje :

    Zgjedhin diçka te avashte por MONSTRUOSE ,
    Per te shuar Zerin e klases skllaveruese ,dhe per te ulur ne bythe Rebelet .
    qe eshte ::

    Apatia e mirqenise MINIMALE .

    ””””””””””””” Kush fillon te provoje Individualizmin e vogel te progresit te thjeshte tek Konsumi
    braktis Sakrificat , kurajon dhe mendimin per
    perleshjet SOCIALE ….
    ……… KERKON TE KETE AKOMA ME SHUME ..
    Per mos te foluar per ata
    ”’ Intelektuale ” tajvaniste qe jane klase e mesme .,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  3. Anastas Malaj ish llogaritar i Sudes-i mengjer July 16, 13:16

    Bedri IslaMiku,
    Ti dhe forumi i dites po nuk arrin te dallosh qe like florija eshte ppo aqe antishqipetar hajdut keqberes sa Nano e krriminel Salija jo vetem demton rende informacionin por propogandon krimin e korrupsionin.

    Reply to this comment
  4. Mark uk July 16, 13:31

    Valle do te vi nje dite kur Bedriu te shkruaj
    dhe te pyese ?:::
    Perse e Majta
    Braktisi komplet Puntoret [ edhe pse votat akoma atje i merr ]
    tek Kasapet ,
    dhe meret vetem me Sfilatat e modes dhe paradat me flamurin e Ylberit , ME histerizmin feminor , me Vegjetarianet ,
    duke Bere Antifashistin ne mungese se Fashizmit ?

    Reply to this comment
  5. demo July 16, 16:50

    Listat e mbyllura,zgjedhjet farse,emerimet,despotizmi,
    Nepotizmi,por mbi te gjitha terrori fjalembytes qe krijojne klithmat e kafsheve te terbuara ne sherbim te njeshit,jane
    Haimati i Partise Demokratike.Kjo ka qene,qekur nje kafshe e lindur ne shpellen e Vucidolit e uzurpoi dhe keshtu do vdesi-Nje kope kafshesh.Marshalli.Te gjitha grupimet kacafyten me njeri tjetrin,por ujku alfa mbetet i paprekur-marshalli eshte fotografia e te gjithe grupeve rivale.Te gjithe i ka marre marshalli nga hici.Cfare kontributi kishte ne PD Josefina Topalli para se ta katapultoje deputete Sali Berisha me liste te garantuar?Kush e votoi ne keshill kombetar listen me emrin e saj?Vete Berisha fshiu me laps te kuq emrin e Kolec Topallit,qe doli ne pension te detyruar vullnetar dhe shenoi bukuranen e panjohur(!)Cfare kerkon tani rrozga e perdorun?Qe te ishte edhe me e sigurte ne liste,vete zbuluesi i saj,themeluesi i PD Azem Hajdari,u dergua ne Librazhd.Vetem nje gje e sheron kete Parti!Shuarja me gelqere.Qe te mos mbetet as gjurme e infeksionit te saj,,,duhet te desinfektohet me gelqere te pashuar.Te gjitha zezonat e tranzicionit i solli kjo parti.

    Reply to this comment
  6. Sadija e Fazlliq,kunata e xhides ish sardele e sypeshk July 16, 17:16

    Bedri si gazetar i vjeter po nuk te ka ikur nuhatja si do e kete emrin presidenti i RI dhe do e zgjedhe populli apo serbi Sali…leri pordhet me hartime se po na jen per te vjelle———————————————

    Reply to this comment
  7. Mark uk July 16, 17:55

    Kush ka shkru ne enem tem eshte i sham . Bedria pse nuk shkrun per trustin e ashashit apo nuk ja ndjen eren ashashit , pse nuk shkrun trustin e floririt

    Reply to this comment
  8. ETHEM July 17, 14:59

    ARTIKULL SHEMBULLOR.PD ESHTE NJE BANDE VJEDHESISH E VRASESISH QE KA SUNDUAR GJITHE-KETO VITE ME DOREN E HEKURT TE SALIUT,POR QE TASHME PO I VJEN FUNDI.DHE SA TE JETE SALIU ATY KJO PARTI NUK FITON ME ZGJEDHJE.RAMA E TREGOI VEHTEN SE ESHTE POLITIKANI NR.1 NE KETE VEND,PASI E BERI LULIN TE FUTET NE BUNKERIN E RAMES E TE BEJI SI DESHI AI DHE SHBA+BE.TASHME SB E LB JANE DISKREDITUARE BOTERISHT SIDOMOS ME QENDRIMIN QE MBAJTEN NDAJ REFORMES NE DREJTESI.POR DUHET THENE SE SHBA E BE DUHET TA NDAJNE MENDJEN PER QENDRIMIN NDAJ SALIUT.PASI POPULLI ESHTE I ZHGENJUERE 100% ME TE.DHE E DI MIRE SE SALIU ESHTE VENDOSUR E MBROHET PREJ DIKUJT.PASI DIHEN KRIMET QE KA BERE AI NE KETE VEND.DHE SALIU VAZHDON TE MBAJ PENG PD DHE VENDIN.ESHTE KJO ARSYEJA QE VENDIT NUK I JEPET STATUSI.SEOSE DEGJOHET SB GJITHMON KUR HUMB ZGJRDHJET SE GJOJA ATON U VODHEN,BLEN ME PARAT E DROHES SIKUR VET AI NUK KA QENE NISMETARI E MBROJTES I LAZARATIT.! DHE SB DO EMROI PRAP LULIN NE KRYE TE PD.SE SELAMI ESHTE VENE PREJ TIJ PER KONKURIM FALLCO ME QELLIM QE ME PAS TI SERVIRET NJE VEND- PUNE NE SELIN SHQUPIT PASI DO NGELEJ PA RROGE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*