Tsipras: Të qetë ndaj provokimeve të rrezikshme nga Turqia

April 26, 2018 14:25

Tsipras: Të qetë ndaj provokimeve të rrezikshme nga Turqia

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, tha se Greqia vazhdon të qëndrojë e qetë përballë “provokimeve të rrezikshme” që po i bëhen nga Turqia.

“Ne po dëshmojmë dhe jemi të vendosur që me qetësi të trajtojmë provokimet e rrezikshme në Egje nga Turqia, provokime drejt të drejtave tona sovrane”, tha Tsipras.

Kryeministri grek, i cili ka mirëpritur presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncer, tha se Greqia mund të luajë rol qendror në ngritjen e bllokut, me qëllim që të promovojë paqen dhe sigurinë, transmeton Reuters.

Këto dy shtete anëtare të NATO-s, për një kohë të gjatë kanë pasur mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke përfshirë këtu hapësirën ajrore mbi Egje dhe të drejtat minerare në Qipron e ndarë etnikisht.

Mosmarrëveshja midis dy vendeve është ashpërsuar edhe më shumë, kur dy ushtarë grekë janë arrestuar në Turqi.

Nga ana tjetër, Greqia refuzon t’i dorëzojë Ankarasë tetë ushtarë turq, të cilët akuzohen nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan për pjesëmarrje në puçin e dështuar të 2016-ës.

s.a/dita

 

April 26, 2018 14:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*